Shënohet rekord i ri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri/ Humbin jetën edhe katër qytetarë, ulet numri i të shëruarve

time

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 943 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi dhe 4 persona kanë humbur betejën me COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Fatkeqësisht e kanë humbur jeten katër qytetarë  një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova. Sot janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (11 Tetor 2020)
Raste të reja ditore                         168
Të shëruar ne 24 orë                      94
Humbje jete në 24 orë                  4
Testime ditore                                  943

Testime totale                   98646
Raste pozitive                    15399
Raste të shëruara            9500
Raste Aktive                        5479
Humbje jete                          420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2854
Durrës     576
Shkodër   410
Korçë        289
Lezhë      272
Elbasan   218
Fier         244
Vlorë     196
Kukës    150
Berat      135
Dibër     78
Gjirokastër   57

Share This Article
2 Comments
  • Patjeter qe do “rritet” numri ,nga neser duhet te mbajne hundeset njerezia. Si do justifikojne “rrezikshmerine” ? Pastaj duhet te mbajne edhe numrin e “aktiveve” ne parametrat se ua kerkon interesi per ta quajtur Shqiperine “vend me rrezikshmeri te larte” (mbi 5000)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *