Mos u dorëzo

Ornela

Dhe kur zemra të të rënkojë si traktor i vjetër
E tym të të shpërndajë ngado,
Dhimbje zinxhirësh ti do të kesh patjetër,
Po ti mos ik dhe mos u dorëzo!

Dhe kur këmbët të të rëndohen porsi shkëmbi,
Dhe një hap të mos hedhësh dot si njeri,
Dhe kur gjer në shpirt dhimbja të të dhëmbi,
Ti mos u dorëzo përsëri!

Edhe kur mesin të ta shtrëngojnë gjarpërinjtë,
Dhe të të kafshojnë e të të helmojnë ngado,
Dhe kur trupi të të ndizet si thëngjinjtë,
Ti prapë mbahu, mos u dorëzo!

Edhe kur koka të të gjëmojë si tërmeti,
Si miliona djaj të mbledhur ngado,
Sikur nga gjithçka të mbetet veç sikleti,
Ti mbahu fort dhe mos u dorëzo!

Kur të japësh dhe frymën e fundit
E veç një grimë ajri të kesh në mushkëri,
Ti mos u jep prej lodhjes dhe mundit
Dhe mos u dorëzo përsëri!

Edhe kur të ta fusin trupin në tabut
Dhe të të mbulojnë paq me dhe të zi,
Ti thuaji vdekjes prapë: “Ha një mut!…”,
Mos u jep dhe kthehu përsëri!
6 prill 2008

Urrejta dhe dashuria

Një ndjenjë e re, që zemrën ma mban,
Sërish nga gjumi nesër do më zgjojë,
Do të harroj çdo gjë që ne na ndan
E atëherë çdo gjë do na bashkojë.

Kufijtë e ndarjes e të dashurisë,
Si fije peri, krej të holla janë,
Ndaj dhe dilema rron mes njerëzisë,
Kur të dyja ndjenjat rriten pran’ e pranë.

Dhe njëra-tjetrën nat’ e ditë ushqejnë,
Në një mënyrë krejt të rastësishme,
Sot njëri-tjetrin për vdekje urrejnë,
Nesër shkrihen me puthje të magjishme.

Mes njëra-tjetrës kufi të saktë s’ka,
Se zemra s’mund të ndahet në kufi,
Kur ndez e shuan zjarre të mëdha,
Kur rrit urrejtë edhe dashuri.

Nuk tha më kot poeti i lavdishëm:
“Urrejtja është zjarr’ i dashurisë!…”,
Tërmetet s’janë nga ‘to më të fuqishëm,
Të dyja tok, motor i njerëzizë.

Kaq kam mësuar unë nga kjo jetë,
Jo thjesht për faktin se më la rinia,
Po bota krejt lëviz, në të vërtetë,
O nga urrejtja, o nga dashuria.

Dhe, për të tjerët, ndoshta mund të vlejë
Ajo që mbi të bardhë u shkrua me bojë:
Një zemër që s’ka forcën të urrejë,
Nuk ka fuqi të dashurojë!…
18 janar 2009

Share This Article
4 Comments
  • I nderuari poet kombetar!
    Kur perserit pa fund “mos u dorezo”,bile deri ne absurd edhe brenda ne arkivol,une kuptoj se po tallesh me ne te gjallet fukarenj!
    Vete instikti i njeriut e ka kete perpjekje qe te mos “dorezohet”,por kjo jo vetem nuk mjafton per te perballuar jete,perkundrazi e shtyn njeriun drejt dorezimit pa kushte!
    Ke thene “mos u dorezo”,por nuk ke thene asnje fjale se cfare duhet te bejne njerezit qe te mos dorezohen!
    Apo e ke lene qe ata ta gjejne vete!
    Po ne se mund ta gjejne vete,atehere pse nuk e kane gjetur keto 30 vjet,qe megjithese kane mbetur mes 4 rrugeve te jetes pa asnje shprese,prap u besojne mashtrimeve te politikes,se gjoja jemi akoma ne tranzicion,se as Roma nuk u ndertua ne nje dite,se paskan rradhe punet,por qe kete radhe askush nuk e ka treguar,se qenkemi vend i varfer,por cuditerisht me pasuri prallore qe nuk i ka asnje shtet ne Europe,se nuk mund t’i rritim rrogat dhe pensionet se aq mundesi kemi dhe se nuk na lejon FMN dhe BB,por nga ana tjeter per te bojatisur imazhin mashtrues te sundimit te tyre ndertojne rruge te gjata,tunele,pedonale,fshatra turistike etj duke marre deri tani 15 miliarde euro borxhe qe do t’i shlyene brezat e ardhshem!
    Jemi parti e majte derdellit Rama,qe votohet kryesisht nga te varferit,por qe per keta votues ASGJE nuk ka bere!
    Kur deklaron ky mashtrues se “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,bile as ne mesjete” ,a nuk tregon se ky palo njeri i perbuz fukarenjte,votuesit e tij me te cilet mban pushtetin diktatorial?

  • PARODI

    PLEQËRIA

    (A.D)
    Dhe kur zemra të të rënkojë si traktor i vjetër
    E tym të të shpërndajë ngado,
    Dhimbje zinxhirësh ti do të kesh patjetër,
    Po ti mos ik dhe mos u dorëzo!

    (Një plak)
    E ku mund të vete xhanëm unë i shkreti,
    me tërë këtë dhimbje mu në zemër,
    po shkoj të pi ndonjë corvitol patjetër,
    më bënë me strese këta politikanë qenër.

    (A.D)
    Dhe kur këmbët të të rëndohen porsi shkëmbi,
    Dhe një hap të mos hedhësh dot si njeri,
    Dhe kur gjer në shpirt dhimbja të të dhëmbi,
    Ti mos u dorëzo përsëri!

    (Një plak)
    Kështu thua ti se nuk e ke provuar hiç,
    dhimbjen në kockë dhe të nervit shiatik,
    s’jam i ri si ty e i bëshëm si një viç,
    më mirë të vizitohem te doktori të ik!

    (A.D)
    Edhe kur mesin të ta shtrëngojnë gjarpërinjtë,
    Dhe të të kafshojnë e të të helmojnë ngado,
    Dhe kur trupi të të ndizet si thëngjinjtë,
    Ti prapë mbahu, mos u dorëzo!

    (Një plak)
    Po më mbërthyen gjarpërinjtë mbarova,
    i kam kockat e dobëta me osteoporozë,
    po më kafshuan e më helmuan shpëtova,
    nga kjo pleqëri vuajtjesh me mushkritë blozë.

    (A.D)
    Edhe kur koka të të gjëmojë si tërmeti,
    Si miliona djaj të mbledhur ngado,
    Sikur nga gjithçka të mbetet veç sikleti,
    Ti mbahu fort dhe mos u dorëzo!

    (Një plak)
    Për tu mbajtur e kam shkopin të fortë,
    ai është miku im që s’më lëshon kurrë,
    po nëse koha është e keqe si tërmeti,
    asaj nuk i druhem, kam çadër e jam burrë.

    (A.D)
    Kur të japësh dhe frymën e fundit
    E veç një grimë ajri të kesh në mushkëri,
    Ti mos u jep prej lodhjes dhe mundit
    Dhe mos u dorëzo përsëri!

    (Një plak)
    Frymë mezi marr, mushkritë i kam copë,
    si nuk më kapi covidi akoma s’e di,
    ndoshta është trembur, ngaqë s’mbaj maskë,
    s’e kam mbajtur jashtë e as në shtëpi.

    (A.D)
    Edhe kur të ta fusin trupin në tabut
    Dhe të të mbulojnë paq me dhe të zi,
    Ti thuaji vdekjes prapë: “Ha një mut!…”,
    Mos u jep dhe kthehu përsëri!

    (Një plak)
    Po vdiqa e ha unë mutin dhe jo vdekja,
    mos ia fut kot në këtë botë s’kthehet njeri,
    pordhën mos ma dëgjo, fjalën dëgjoma,
    por si nuk e do njeri këtë dreq pleqëri?

  • Une dakord jam me Ilir Meten,
    Qe Ramen ne burg do ta fute
    Por Ay nuk heq dore nga huqi vjeter,.
    Se Iliri eshte vete nje Hajdute.

    Qe Iliri betohet mbi Kuranin
    Perunjet edhe mbi Kushtetute
    Baba efendiu eshte me shejtanin
    Nuk mban breke nje prostitute.

  • PARODI

    PLEQËRIA

    (A.D)
    Dhe kur zemra të të rënkojë si traktor i vjetër
    E tym të të shpërndajë ngado,
    Dhimbje zinxhirësh ti do të kesh patjetër,
    Po ti mos ik dhe mos u dorëzo!

    (Një plak)
    E ku mund të vete xhanëm unë i shkreti,
    me tërë këtë dhimbje mu në zemër,
    po shkoj të pi ndonjë corvitol patjetër,
    më bënë me strese këta politikanë qenër.

    (A.D)
    Dhe kur këmbët të të rëndohen porsi shkëmbi,
    Dhe një hap të mos hedhësh dot si njeri,
    Dhe kur gjer në shpirt dhimbja të të dhëmbi,
    Ti mos u dorëzo përsëri!

    (Një plak)
    Kështu thua ti se nuk e ke provuar hiç,
    dhimbjen në kockë dhe të nervit shiatik,
    s’jam i ri si ty e i bëshëm si një viç,
    më mirë të vizitohem te doktori të ik!

    (A.D)
    Edhe kur mesin të ta shtrëngojnë gjarpërinjtë,
    Dhe të të kafshojnë e të të helmojnë ngado,
    Dhe kur trupi të të ndizet si thëngjinjtë,
    Ti prapë mbahu, mos u dorëzo!

    (Një plak)
    Po më mbërthyen gjarpërinjtë mbarova,
    i kam kockat e dobëta me osteoporozë,
    po më kafshuan e më helmuan shpëtova,
    nga kjo pleqëri vuajtjesh me mushkritë blozë.

    (A.D)
    Edhe kur koka të të gjëmojë si tërmeti,
    Si miliona djaj të mbledhur ngado,
    Sikur nga gjithçka të mbetet veç sikleti,
    Ti mbahu fort dhe mos u dorëzo!

    (Një plak)
    Për tu mbajtur e kam shkopin të fortë,
    ai është miku im që s’më lëshon kurrë,
    po nëse koha është e keqe si tërmeti,
    asaj nuk i druhem, kam çadër e jam burrë.

    (A.D)
    Kur të japësh dhe frymën e fundit
    E veç një grimë ajri të kesh në mushkëri,
    Ti mos u jep prej lodhjes dhe mundit
    Dhe mos u dorëzo përsëri!

    (Një plak)
    Frymë mezi marr, mushkritë i kam copë,
    si nuk më kapi covidi akoma s’e di,
    ndoshta është trembur, ngaqë s’mbaj maskë,
    s’e kam mbajtur jashtë e as në shtëpi.

    (A.D)
    Edhe kur të ta fusin trupin në tabut
    Dhe të të mbulojnë paq me dhe të zi,
    Ti thuaji vdekjes prapë: “Ha një mut!…”,
    Mos u jep dhe kthehu përsëri!

    (Një plak)
    Po vdiqa e ha unë mutin dhe jo vdekja,
    mos ia fut kot në këtë botë s’kthehet njeri,
    pordhën mos ma dëgjo, fjalën dëgjoma,
    por si nuk e do njeri këtë dreq pleqëri?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *