Zgjedhjet në PD më “demokratike” se kurrë, pa kartë anëtarësie, gazetari voton disa herë

Edlira Shehu

Çfarë ndodhi me zgjedhjet në PD? Gazetarët e Fiks fare ishin nëpër qendrat e votimit ku u pa qartë se nuk kishte respektim të rregullores.

Ishin demokratët e Tiranës që votuan të shtunën që lamë pas për të konfirmuar apo eleminuar kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës. Procesi i votimit u krye në 16 degë në Bashkinë Tiranë e njëkohësisht në Vorë, Kamëz, Kavajë, Paskuqan.

Por kamera e fshehtë e emisionit investigativ “Fiks fare” provon se në këtë proces ka patur mjaft parregullsi. Është votuar pa kartë anëtarësie të Partisë Demokratike, pa qenë banor i lagjes, madje edhe në zonën e kryedemokratit Basha, Gazetarët e Fiks fare kanë votuar më shumë se një herë në qendra të ndryshme votimi.

Të shtunën 140 kandidatë garuan për të qenë pjesë e listës me 35 emra që Partia Demokratike do të paraqesë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Sipas statutit të PD-së, 80% e kandidatëve për deputetë do zgjidhen nga anëtarësia dhe 20% nga kryesia. Ky statut përcakton qartë edhe rregullat në procesin e votimit nga anëtarësia e PD-së, ku kanë të drejtë vote vetëm anëtarët e partisë.

Gjë të cilën Fiks Fare e demostroi me pamje se komisionerë të disa degëve të ndryshme nuk e zbatuan këtë rregull. Ata lejuan të votojnë edhe qytetarë që nuk ishin anëtarë të PD-së.

Sipas rregullores, anëtari i PD duhet të paraqesë para komisionit (përbëhet nga disa anëtarë dhe një kryetar) kartën e anëtarësimit në parti, si dhe duhet të ketë emrin në listën e qendrës së votimit. Në Fiks Fare u pa mbrëmjen e të hënës se përveç se gazetari nuk ishte anëtar i PD-së, nuk kishte kartë anëtarësimi, banimi i tij nuk përkonte me qendrën e votimit, gazetari i Fiksit  votoi më shumë se një herë në dy degë të ndryshme. I vetmi dokument që iu desh ishte karta e identitetit.

Gazetari i Fiks fare prezantohet si student të cilin e kishin orientuar të rinjtë e FRPD që të votonte në qendrën e votimit te Shkolla e Baletit, por ai nuk ishte banor i asaj zone. Anëtarët e komisionit  nuk i kërkuan gazetarit kartë anëtarësie dhe e lanë të votonte duke i mbajtur vetëm emrin shënim.

E njëjta gjë ndodh edhe në qendrën ku votoi kryetari i PD-së, zoti Lulëzim Basha. Gazetarja e  Fiksit menjëherë pasi Basha del nga qendra e votimit, futet dhe u thotë anëtarëve të komisionit se nuk ka kartë anëtarësimi dhe se i përket lagjes nr 1. Anëtarët e verifikojnë që ajo nuk e ka emrin në listat emërore, por nuk e pengojnë për të votuar.

E njëjta skenë përsëritet edhe në qendrën e votimit tek zona e njohur si Xhamllëku në kryeqytet.

Gazetarja e Fiks Fare e cila kishte votuar pak minuta më parë në qendrën e votimit të Bashës, paraqitet para komisionit vetëm me ID-në. Anëtarët e komisionit i japin fletën e votimit pa kryer asnjë verifikim dhe pasi gazetarja hedh fletën e votimit në kuti, i mbajnë shënim atësinë dhe numrin e telefonit.

Edhe pse në rregullore përcaktohet qartë se votojnë vetëm anëtarët që kanë kartën e anëtarësimit të PD-së dhe kanë të drejtën vetëm të një vote, Fiksi provoi me figurë dhe zë se këto rregulla nuk u zbatuan në këto zgjedhje.

 

e.sh/Dita

Share This Article
8 Comments
  • dhe keta plehra kriminele te korruptuar me sali serbin dhe lulush as mish as peshkun duan te vijne serisht ne pushtet ?

  • Keta qe flasin per zgjedhje te “ndershme” ! Dhe batakciu
    Bashic flet per ndershme tri ore pasi “Fiks Fare” I nxjerr
    ne shesh me ze e figure dhe ky pa pike turpi del me TV
    dhe shantazhon e kercenon duke qene I dhjere e mbulu-
    me nje mal me mut. Ashtu si dikur Metushi I Cepanit qe I
    ndjeri Dritan Prifti e nxori me ze e figure 700 mije Dollaret
    qe kerkonte dhe sot ky HAJDUT kercenon se do te
    mbroje me “jeten” Kushtetuten qe shqiptaret e perkthejne
    me mbrojtjen e pasurise se tij marramendese qe ka vene
    fale pushtetit dhe nepermjet tij plackitje e pasurise Kom-
    betare ! Ky eshte Ilir Floriri,hajduti,I,thesarit kombetar…!

  • Nuka asgje per t’u habitur, jane brenda standartit te tyre.
    Shqy-pisat kane vjedhu zgjedhjet per Parlament dhe bashki si ajo e Tiranes, vjedhja eshte morali i tyre.
    Jane shkerdhata asgje me shume.

  • E kam thene une, ne socialistet jemi kampion per pune partie. As mbledhjet ku i bejme nuk na i di njeri. Kemi tradita ilegaliteti

  • Sa dallim nga rregulli e disiplina ne rradhet e Rilindjes!
    Ja shembulli – Timonier Rama me Veline e Ahmetajn pas kepuce vajti ne Baldushk. Atje ne nje familje ju ankuan se kishin shitur lopen e ishin ngushte…
    Timonieri Rama dha urdher te prere per kryebashkiakun “Ti gjendet lope deri te henen”
    Kryebashkiaku u gelltit dhe u zotua se do zbatoje urdherin duke e quajtur “detyre mbi detyrat”…(nuk dihet ja ka zbatuar dje ate urdher apo ka ndjekur huqin e vet te rrenave dhe me Timonierin)
    Takimi eshte percjelle si gjithmone nga mediat vizive.

  • O Gezimo, edhe lopen e fshatarit duhet te gjeje KM apo
    K/Bashkise ?! Kini luajtur mendsh te gjithe shqupistat
    prandaj per Ju eshte ndertuar edhe RECI …..! Ju jeni nje
    mase “qelizash” te corganizuara komplet jasht realitetit
    shqiptar ! Dhe si te tille pushteti ne asnje menyre nuk du-
    het te bjere ne duart e Berishes- Metes dhe Lulush Katanit …..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *