Rusia ka reaguar për mbledhjen e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës në datë 2 tetor në Tiranë duke deklaruar se politika e “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për sigurinë në rajon.
“Përpjekjet e Prishtinës dhe Tiranës për të promovuar politikën e “Shqipërisë së Madhe” kërcënojnë sigurinë në Ballkan”, tha Ministria e Jashtme ruse.
“Ekziston një përshtypje e paqartë, pavarësisht nga natyra e dyshimtë dhe e rrezikshme e ‘qasjes’ së tyre, qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës vazhdojnë të promovojnë politikën e “Shqipërisë së Madhe”, pa marrë parasysh sa përpiqen të zbukurojnë planet e tyre”, vijon ajo.
Rusia vijon më tej duke theksuar se “veprime të tilla paraqesin një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Pozicioni mbi nevojën për të “eliminuar kufirin” midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mos ishte një shqetësim”.
Ministria e Jashtme ruse, siç thuhet në deklaratë, shpreson se do të ketë një “reagim të qartë ndaj këtij veprimi nga bashkësia ndërkombëtare dhe kryesisht nga Bashkimi Evropian të cilit Asambleja e Përgjithshme e OKB i ka besuar misionin e dialogut Kosovë-Serbi“.
“Qëllime të tilla minojnë procesin e zgjidhjes së cështjes së Kosovës, anulojnë përpjekjet që bëhen dhe kërkojnë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët midis Beogradit dhe Prishtinës” thuhet në deklaratë.
Që pas mbledhjes së përbashkët reagimi nga Beogradi ishte i fortë, ndërsa replikat në distancë përfunduan me dy nota proteste respektive nga Shqipëria dhe Serbia.
e.sh/Dita

Flet Rusia qe i mori Ukraines Krimene 27.000 km²,
ndersa Gjeorgjise Abkhazien 8600 km² dhe Osetian e Jugut 3885 km²!
Kosova eshte e perbere nga shqiptare etnike , te cilet vendosin vete per te ardhmen e tyre si pjese e Atdheut te perbashket , pra te Shqiperise natyrale. Perpara se te protestojne ruset per kete gje , do te ishte mire ti pergjigjen pyetjes: Krimea , ku pjesa me e madhe e banoreve jane ruse etnike, eshte bere pjese e Rusise se madhe apo e Rusise natyrale.?
Ju lapangjoza po beni cmos te beni prap B Sovjetik skeni sy e faqe te merreni me punet tona te brendshme..
…dhe BE-ja reagoi, Merkel i caktoi daten e fillimit te Konferences per te diskutuar fillimin e bisedimeve me Shqiperine!
Rusia, armike e perjetshme e shqiptareve. Ruseve u duhet thene mos te fusin hundet ne punet e shqiptareve dhe ne ballkan, boll tragjedi I kane shkaktuar kombit shqiptar.
Rusise I duhet thene t’i leshoje siberine mongoline dhe kines, te leshoje Kaliningradin qe eshte jashte kufijve shteterore te saj, t’i ktheje Ukrahines gadishullin e Krimese qe e mori me puc, etj.
Ruset ishin ata qe ndihmuan me “megalidene” greke duke krijuar nga HIÇI nje “shtet grek” me 1847. Ruset me ortodoksine shoviniste bizantine; krijuan shtetet ortodokse sllave ne Ballkan kane qene edhe gjate “komunizmit enverian”dhe sot kunder Shqiperise se Vertete
EVROPI KA PASUR KA DHE DO KETE GJITHNJE FRIKE NGA RUSIA.
MERKELI PRANDAJ FOLI ME LIDERIN TONE SUPREM .
I TERHOQI VESHET SOT.
PASTAJ SI E SHET LIDERI BISEDEN PER DELET KJO ESHTE NJE CESHTJE TJETER!
Rusia fashiste si Nena e serbise gjenocidiale ankohet per bashkimin e trojeve shqipetare te cilat ajo vete I copetoji me ndihmen e frances qurravece .
Ekspansionizmi gjenocidial sllav ne tokat shqipetare ka qene dhe mbetet rreziku me I madh qe I kanoset kombit shqipetare , dhe si I tille ai kerkon nje insitut te vecante qe te merret vetem me kete ceshtje . Rritja e kapaciteteve ushtarake te dy ushtrive shqipetare ne rajon duhet te jete nje prioritet jetesore per te dy shtetet shqipetare . Te dy ushtrite shqipetare duhet te kene kapacitete te atilla luftarake qe ne cdo kohe te jene ne gjendje ta shkelin me forcen e armeve serbin gjenocidiale. Vetem atehere kombi shqipetare mund te kete nje “fqinjesi te mire ” me gjenocidialet kokekatrore .