Kreu i OBSH shprehet kundër teorisë së imunitetit të tufës: Kjo do të përkthehej në vuajtje dhe vdekje

Edlira Shehu

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus reagoi kundër thirrjeve të shumë mbështetësve të teorisë së imunitetit të tufës që kërkojnë aplikimin e saj për pandeminë e koronavirusit.

Gjatë një konference për shtyp, Ghebreyesus i konsideroi këto thirrje si “shkencërisht problematike”. Ai shtoi se ka ende shumë të panjohura në lidhje me koronavirusin dhe se ende nuk është e qartë se sa mund të qëndrojë imuniteti te personat që e kanë kaluar atë.

“Të lejosh koronavirusin të qarkullojë në mënyrë të pakontrolluar nënkupton shumë të infektuar, vuajtje dhe vdekje”, tha Ghebreyesus.

Me imunitet të tufës nënkuptojmë kur një pjesë e konsiderueshme e komunitetit bëhet imun ndaj sëmundje, duke thyer në këtë mënyrë transmetimin dhe mbrojtur personat e tjerë që nuk e kanë fituar ende atë.

Ai mund të arrihet me anë të vaksinave ose kur një numër i mjaftueshëm personash janë shëruar nga sëmundja dhe kanë krijuar rezistencë nga një infektim në të ardhmen.

 

e.sh/Dita

Share This Article
1 Comment
  • Ky palaco prone e Bill Gates, perse nuk na tregon pak per vuajtjet dhe vdekjet ne Suedi, ku nuk kishte fare lockdown dhe asnje nuk mban maske qe nga fillimi i Pseudopandemise? Sa vujatje dhe vdekje ka shkaktuar Korona-mashtrimi ne Suedi e cila aplikoi qe ne fillim imunitetin e tufes, o qelbesire e OBSH-se me emrin Tedros by…tha? Po Bjellorusia qe ka vazhduar jeten normale, sa vdekje dhe vuajtje ka shkaktuar Covid o pacavure Komuniste Etiopiane?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *