COVID-19 nuk kursen asnjë/ Infektohet Drejtori i Shërbimit Social në Elbasan, 3 punonjëset në karantinë

time

Në Elbasan, drejtori i shërbimit social ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërkohë janë karantinuar edhe tre punonjëset e zyrës deri në marrjen e tamponit dhe daljes së rezultatit.

Drejtori i shërbimit social është konfirmuar pozitiv nëpërmjet skanerit dhe gjithashtu mësohet se është infektuar edhe një zyrtar i drejtorisë së pyjeve.

Kujtojmë se sot në qytetin e Elbasanit janë shënuar gjithsej 5 raste me COVID-19. Sakaq, dita e sotme në vendin tonë ka regjistruar 171 raste të reja dhe katër viktima.

Ky është numri më i lartë i rasteve ditore i raportuar gjatë dy muajve të fundit. Megjithatë vlen të thuhet se rekordi mbetet 178 raste raportuar më 24 gusht.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *