Humbjet botërore të prodhimit do të rriten nga 11 trilionë dollarë në 2020-2021 në 28 trilionë dollarë në 2020-2025, për shkak të koronavirusit.
Kështu deklaroi kryeekonomistja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gita Gopinath, duke theksuar se “kjo është kriza më e rëndë që nga Depresioni i Madh” dhe ndoshta do të lërë “shenja” në periudhën afatmesme, pasi tregu i punës kërkon kohë për t’u rimëkëmbur dhe investimet janë të pasigurta.
Sipas saj stimujt e buxhetit 12 miliardë dollarë të përcaktuar në nivel global dhe aksionet e bankave qendrore kanë shpëtuar jetë dhe dhe parandaluan një katastrofë financiare”.
Po çfarë pritet të ndodhë me vendin tonë?
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit ka publikuar parashikimin zyrtar për ecurinë ekonomike të Shqipërisë, që për vitin 2020 pritet të bjerë me -7.5%, nga 5% në raportin e prillit.
Ky vlerësim ishte publikuar më herët edhe nga misioni i FMN-së në Shqipëri në një vizitë virtuale gjatë periudhës 17-28 shtator 2020, për të zhvilluar diskutimet e Monitorimit të parë Pas Programit (MPP).
Tendenca për Shqipërinë është e ndryshme nga ajo globale, ku rënia, ndonëse e thellë, është më pak e fortë sesa ishte parashikuar në qershor, për shkak se rënia në shumë vende në tremujorin e dytë nuk rezultoi aq e ashpër sa pritej.
Sipas raportit të fundit të FMN-së, tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me -12%, e ndjekur nga Kroacia, me -9% dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (-7.5% secila). Të tre shtetet bregdetare (Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikohet të ketë një rënie prej -2.5%. Maqedonia do të tkurret me -5.4%, kurse Bosnja me -6.5%.
FMN pret që ekonomia shqiptare të rritet me 5.4% në vitin 2021, që është rishikuar në ulje në krahasim me raportin e prillit prej 8%. Në 2022, ekonomia do të zgjerohet me 3.4%.
Inflacioni në vend pritet të jetë i ndrydhur, në 1.4% në vitin 2020, për tu rritur lehtë në 1.7% në vitin 2021 dhe vetëm në 2022 do të shkojë në objektivin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Deficiti i llogarisë korente (flukset e hyrjeve dhe daljes së valutës) pritet të përkeqësohet ndjeshëm në -11.7% të Prodhimit të brendshëm Bruto (PBB) nga -7.6% në 2019-n, për të rënë në vitet në vijim.
e.sh/Dita

Me pak fjale, nga kriza do te na “shpetojne” vetem bankat dhe jo puna….a ju q…sha pragun me gjithe FMN qe po na ktheni ne skllever, due nje ndihmes te madhe jep edhe mender media..
28 trillions (us) jane 28 bilion ne shqip. aj shnet
Shqiperia ka per te hup krejt. Krizen do ta kalojne te gjithe por per ta honger do ta hajn me te varfrit.
Hic as edhe nje gje nuk na gjen ne shqiptareve .Ne kemi trgetine e hashashit .Mos na i qani hallin , eshte mbushur gjithe teritori me parcela me hashash ,dhe tani fillon korja .