Veliaj ironizon Bashën: “Do ta bëj votues të PS; u pasurua më shumë në opozitë, a nuk tregon kjo se gjërat po ecin mirë?”

Edlira Shehu

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokatike Lulzim Basha, duke e ftuar edhe atë të anëtarësohet në Partinë Socialiste duke qenë se gjatë kësaj qeverisjeje ai ka shtuar pasurinë e tij.

“E vërteta është që patjetër që do mundohem ta bëj edhe Bashën votues të PS-së. Mjafton të shohësh asetet e tij dhe ekonominë e tij, edhe shtëpitë i janë shtuar, edhe ekonomia, si në deklarimin e pasurive, edhe të familjarëve të tij është rritur. Patjetër që nëse më pyet si një njeri që është në fushatë, patjetër që do synoj, nuk e di nëse ia dal, por i kam vërtetuar publikut që edhe ai jeton më mirë me PS, jo më të tjerët që në PD nuk kishin shans,” u shpreh Veliaj.

Sipas Veliajt, pasurimi i Bashës edhe duke qenë në opozitë e përligj më së miri këtë ftesë.

“Në kushtet kur kritizeri më i madh i qeverisë, vetëm i ka rritur asetet në opozitë, do të thotë që gjërat janë relativisht mirë, në një vend ku kritiku më i madh, ose ai që pretendohet që është zëvendësuesi, vetëm është pasuruar nën një qeveri socialiste, thjesht dëshmon që mirëqenia në këtë vend është e tillë sa edhe kundërshtarët jetojnë mirë, jo më të diskutohet që kundërshtarët të vriteshin si në 21 janar, apo të hidheshin në erë si në Gërdec, apo që të detyroheshin të bënin takime vetëm te fusha e Ali Demit,” tha Veliaj.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *