“Përpjekje për të detyruar njerëzit të bëjnë vaksinën”/ Studimi: Një në tetë persona beson se COVID-19 është një trillim

time

Sipas shifrave të publikuara, teoritë e konspiracionit rreth koronavirusit kanë bindur një numër të konsiderueshëm personash.

Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit anketuan njerëz nga e gjithë bota për qëndrimet e tyre ndaj dezinformimit. Mes më shumë se 2,000 britanikëve, rreth një në pesë thanë se nuk do ta bënin vaksinën për COVID dhe pothuajse 16 përqind nuk do t’ia rekomandonin vaksinimin e një miku që bën pjesë në kategorinë e të cënuarve. Studimi në fjalë u botua në revistën Royal Science Open Science.

Rreth një në tetë persona besojnë se pandemia është pjesë e një përpjekje globale për të detyruar njerëzit të bëjnë vaksinimet, ndërsa një në 12 mendon se rrjeti i telefonisë celulare 5G mund t’i ekspozojë akoma më shumë njerëzit ndaj infektimit me COVID-19.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *