Grupi organizator bën me dije se Panairi i Librit i parashikuar për më 12-15 nëntor 2020 nuk do të mbahet.
Kjo, për shkak se Ministria e Shëndetësisë ka kthyer përgjigje negative, nëse mund të mbahet ky event.
MSH shprehet se përgjigja është negative “për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”.
Njoftimi i grupit organizator:
Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës,
ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, ështe negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”.
Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë,
Grupi organizator
h.b/dita

Te ndalosh nje panair eshte gjeja me e thjeshte, kur nuk do te punosh, ose nuk ke interes si kryesi shoqate. Panairi i Librit mund te organizohej ne pershtatje me situaten virusale, duke aplikuar masat mbrojtese qe rekomandoi kryeministri.
po ce doni librin aman…hapni televizoret dhe shihni programet shqiptare gjithe diten. Jane me edukative.
Ah po, mos harroni telenovelat.
Ministria e Shendetesise ka te drejte te kerkoje zbatimin rigoroz dhe te rrepte te kushteve higjenike kunder perhapjes se Pandemise Covid 19, por jo te ndaloje nje aktivitet te Ministrise homologe te Kultures. Pallati I Kongreseve ka hapesira me te medha te se gjitha librarite e Tiranes te marra se bashku. Mund te ndalohen promovimet dhe diskutimet, por jo tregtimi i librit ne baze te rregullave te vendosura nga organet e specializuara te shendetit.