Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin për sipërfaqet e mbjella me lëndë narkotike në vend.
Kreu i shtetit, në një postim në rrjetet sociale shkruan se shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë, që sipas tij përdoret si mjet përfitimi nga grupet kriminale.
Meta thekson se bosët e vërtetë kurrë nuk preken, por për të prodhuar statistika fiktive, siç thotë ai arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal.
“Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.
Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal”, shkruan Meta.
o.j/dita

Edhe ty si superCubi i Trafiqeve Nderkombetare
se shpejti do i beshe shoqiri ,balilit ne Burg.
Pse jo ,mundet te ndash edhe Qeline me te
Kur ka fytyre te dale para popullit dhe te shtiret si i virgjer ky kriminel idjot , mos mbetet me tjeter !
E ke nga pervoja kete eksperience zotrote .30 vjet ne politike (pa te thene nje here te vetme dikush ‘puna mbare’ ) , nuk jane pak
Ke ndonje lajm nga keshilltari jot ALMIR RRAPO ne usa.
Sa nenshtetesi ke dhene
Per vidion e 7% pse dole i pafajshem.
Po per vidion e soniles qe nxirte macen sasha ne banjon e vet
Po per familjen me dy parti,njera kryetare lsi dhe ti kryetar i presidences.