FOTO: Maska ‘bën’ ligjin në rrugët e kryeqytetit, një vëzhgim në ditën e parë të maskës me detyrim. Ndërgjegjësim i menjëhershëm apo frikë nga ndëshkimi?

time

Briselda Hoxha

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi masa e re anti-COVID e mbajtjes së maskës kudo në ambientet jashtë shtëpisë. Pas një vëzhgimi të bërë paraditen e sotme nga gazeta “Dita”, në rrugët e kryeqytetit vihet re një bindje e përgjithshme e qytetarëve.

Shumica e këmbësorëve i kishin vendosur maskat, dhe ndërkohë të pyetur nëse ky është vendimi i duhur, shumë prej tyre u shprehën se kjo gjë duhej të vendosej më herët dhe jo tani.

Sipas qytetarëve, e mira do të ishte që secili të ishte i përgjegjshëm dhe të kujdesej vetë për t’u mbrojtur nga COVID-19 dhe jo të vendoste maskën nga frika se mos e sheh polici.

 

Sakaq, gjatë vëzhgimit nuk rezultuan pak edhe ata që lëviznin pa maska. Atyre u duhej një lëvizje 360 gradë që të vinin re nëse kishte uniforma blu rrotull dhe të vazhdonin rrugën.

Kategoria neglizhente sërish janë të rinjtë pasi nuk ishin të shumtë ata të cilët e respektuan këtë nismë ligjore gjatë ditës së sotme.

Nëse një qytetar ecën pa maskë dhe ndalohet nga policia, atëherë ai do të gjobitet 3.000 lekë. Kur kemi një shkelje të përsëritur, atëherë personi në fjalë do të ketë penalitet me 5.000 lekë.

Duke e parë në mënyrë të përgjithshme, qytetarët duken të bindur ndaj urdhrit të qeverisë pasi në rrugët e qytetit sot ishin të paktë ato persona që shihen pa maska.

“Vetëm frika nga gjoba dhe dënimi na bind ne për fat të keq, asgjë tjetër. Duhet të ndërgjegjësohemi dhe të mbrojmë veten dhe familjarët. Shifrat e të prekurve po rriten përditë dhe ne prapë vazhdojmë të merremi me  Rama, Luli, Meta. Njerëzit duhet të shohin shëndetin, nuk ka vend për politikë këtu. Ndryshimin ta fillojë secili nga vetja, duke u ndërgjegjësuar”– thotë qytetari, F.D., për gazetën “Dita”.

Sot ishte dita e parë me maska me detyrim në Shqipëri dhe nuk e dimë për sa kohë do të na shoqërojë kjo mënyrë jetese. Kujtojmë se mbajtja e saj nuk është e detyrueshme të mbahet në bare dhe restorante, por në çdo vend dhe hapësirë tjetër ajo duhet mbajtur:

Kur dhe kush duhet ta mbajë maskën:

  • Sa herë dilni nga shtëpia;
  • Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;
  • Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
  • Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
  • Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
  • Edhe gjatë ecjes në rrugë
  • Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
  • Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
  • Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
  • Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
  • Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
  • Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
  • Në të gjitha institucionet fetare.
  • Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
  • Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme

 

 

 

Share This Article
19 Comments
    • Phoenix,
      jeni duke ngaterruar kafshet me njerzit
      dhe te drejtat njerezore .

      Me te Drejte Njerezore e Liri,
      nenkuptohet rregulli, rrespektimi i Ligjeve e Shtetit,

      ne nji Shoqeri, ne interes te te mires se pergjitheshme,

      # nga cdo Anarki ,qe kerkon dikush ta perdor si tym,

      per t’ju arratisur Realitetit e Ligjit.

      • O king. Ligje dhe rregulla shteti kishte edhe ne diktaturat gjate historise njerezore, por historia na meson se ato nuk perputheshin me dicka shume te rendesishme dhe te shenjte ne kete jete, e cila natyrisht eshte zgjedhja e lire personale e gjithesecilit. Kjo eshte shume e rendesishme, ne te kundert mos te na perrallisin per demokraci kushtetute e liri. Me mire te na thone jemi ne diktature, qe te marrim edhe ne masat tona ndaj nje diktature. Se kesaj o King i thone as te q..in e as te leshoj.

  • Kjo mase per tu ruejtur nga Kovodi eshte mjafte efikase.
    Une besoi qe mbajtja e maskave do ta shpetoj shqiperin dhe shqiptaret nga infeksioni dhe per pasoj do te behet e mundur qe te mos kemi nje mbyllje ne shtepi.
    Kjo do te jete fitore se shpetojm jeten pore shpetojm edhe ekonomine.!.!
    Te mos e tumbetojme si frige mbajtjen e Maskave pore si nje detyrim per te ruajtur jeten ton nga Kovidi.!

    • O Ali. Po mire rrespekt nuk ke per te drejtat dhe lirite e tua personale, po femijet dhe niperit e tu nuk te dhimbsen o njeri? Se me ate botekuptimin dhe injorancen tende o Ali, jo vetem qe po i ben varrin asaj qe te ben ty njeri, por po e le varrin te hapur edhe per pasaardhesit e tu, pavaresisht se ti nuk e kupton momentalisht. Kur te kete dala flaka ne cati o Ali, ti i pari do ti biesh kokes me grushte, por do te jete teper vone Ali. Keqardhje!

      • O cfar cari je ti o phoenix,si nuk u lodhe o cecen i saliut…
        Ne cdo shkrim na del si luli me gafat e tij na qenka skllaveri venia e maskes!!!!!!
        Shiko ndonje film me zezak te mesosh ceshte skllaveria dhe persekutimi….
        Ju donkishotet e saliut nuk e keni me masken,por me qeverine se po ta thoshte saliu me ilirhajdutin do ishit ber ure dhe krruseshit si maloku sali
        Ik ne vicidol dhe rri ne shpell me dhite e boronicat e sypeshkaqenit

      • Po nuk mer vesh aliu nga ato gjera mor zotri, ai te kete kupen e tij plote dhe te jete gjalle se per te tjerat edhe sikur te rroje si neperka ben gure ai rron nuk e ka problem.. nuk e di aliu we per liri kane vdekur me miliona njerez dhe tani ne emer te pseudopandemis ne duhet ti shkelmojme te gjitha vetem per te na lejuar te jetojme edhe ndonje dite me teper. Po femijeve çfare u le si trashegim? Qe te shiten per hiçgje mor Ali? …Mire o derman, eri brenda dhe me hundese se vetem ti do shpetosh….

      • O fendiks ,te vdekurit nuk I hyn ne pune te drejtat d.he lirite e njeriut.Liria jote nuk me hyn ne pune fare kur cenon jeten time .Vere ate te shkrete tru ne pune se te zuri myk.

      • Pohonix. Ke lojtur mendesh ti bashke me Saliun dhe Bashen. Ore jeni ne vete apo jo.
        E gjith bota po vejn Maska per tu ruajtur nga Kovidi ndersa ti me ben moral te kunderten.
        Ju duhet te ndiqeni penalishte si armiq te shqiptarve .!

    • Like SeleniCari analfabet i shkrete, ke me shume gabime se fjale ne kete komentin tend qesharak
      Po te them vetem njerin, vendi yt shkruhet Shqiperi me germe te madhe or kaqoloooo….Ahahahaha.
      Shko mor derdimen e bli nje Abetare dhe rregjistrohu serish ne arsimin fillor, kurre nuk eshte vone te mesosh gjuhen tende dhe emrin e vendit tent, Trap.

    • Like analfabeti, akoma nuk ke vajtur ne bangat e arsimit fillor te mesosh te shkruash? Shko vrap o Like se vetem analfabetet si ti shkruajne emrin e vendit tend me germe te vogel. Shkruhet Shqiperi, jo shqiperi o RrotseleniCari Like!
      Hajt pra, bli nje Abetare e keput qafen te mesosh gjuhen tende o derdimen…Ahahahaha.

    • Ah more Ali, ti shoshte ndonje tjeter keto fjale, ia benim kabull! Por ti sikur vjen nga Selenica! Po e ke qene aty ne hyrje te galerise se seres, apo poshte ne Vlore, afer Skeles, ku dilnin vagonat me sere dikur dhe shkonin ne mol (port)?! Po te kishe qene, do te shihje se si kishe mungese oksigjeni! Edhe maska ne ambiente te hapura vetem sa pakson oksigjenin ne mushkri, sic paksojne oksigjenin edhe rrobat e ngushta e te shumta per lekuren dhe trupin! Pervec kesaj more Ali, duket se nuk ke qene ne shkolle, dhe ca me keq, nuk ke qene as me dhi ne mal te pakten, sepse do te mesoje qe viruse te tilla rezistente e mbushin plot masken dhe dalin nga ana tjeter pa kokcarje! Gjithashtu do te mesoje, po te kishe qene ne shkolle, qe nwse perhapet ndonje virus mjaft i rrezikshem, vetem izolimi i shoqerise brenda 1,2,3 javeve mund ta pengoje virusin te perhapet! Ky virus nuk eshte aq i rrezikshem, per fat, dhe eshte edhe i padallueshem tek nje shumice njerzish, (ndoshta ata qe u semuren ne dimrin 2017-18), qe do te thote se neve do te na duhet te mesohemi me ‘te dhe me mutacionet e tij. Por ketu do te jemi dhe injoranca do te mundet; ajo do te kerkoje falje pas 1-2 vjetesh duke thene: oh, ishte nje mase e shpejtuar dhe e panevojshme! Ndersa ne javet ne pasim do te mbushesh me rrena mbi uljen e te infektuarve te perditshem! E po kot nuk thone: injoranca bazament i diktaturave!

  • Mos harroni te gjobisni dhe gabelet qe lypin rrugeve dhe ata qe kendojne:Hekra te vjetra kush ka me shit ose kengen tjeter soba lavatrice bateri makine.Law is law.

  • Ta themi mes nesh se jemi ne shumice socialiste ketu, kjo maska ne ambjentet e mbyllura duhet, por ne rruge eshte kot fare!
    Megjithate ne do ta pershendesim si gjithcka tjeter qe del nga zyrat e qeverise.
    Eh, sikur kete vendimin per maskat ta kishte bere nje qeveri e demokrateve c’do kishim punuar ne socialistet! Neper rruge do derdheshim dhe 21 janare do benim para kryeministrise. E kemi ate pervoje nga 1997.

  • Po ne studiot televizive pse nuk mbahet maske? A e dini qe aty mundesia e infektimit eshte shume e larte? Apo duhej te degjonit brockulla si ajo qe nuk ka hajdute 2 metroshe e dale nga shkencetari psikopat.

  • Pohonix. Ke lojtur mendesh ti bashke me Saliun dhe Bashen. Ore jeni ne vete apo jo.
    E gjith bota po vejn Maska per tu ruajtur nga Kovidi ndersa ti me ben moral te kunderten.
    Ju duhet te ndiqeni penalishte si armiq te shqiptarve .!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *