“Nuk do të ketë një paketë të tretë për rindërtimin e ekonomisë”, Rama tregohet i prerë: Unë nuk numëroj miliona në televizor, por shoh shifrat konkrete!

time

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë një paketë të tretë për rindërtimin e ekonomisë, pas krizës së shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Rama solli edhe rastin e Serbisë, që sipas tij në xhepat e qytetarëve serbë kanë shkuar pak para në krahasim me atë që është bërë publike në media.

I pyetur nëse do të ketë apo jo një paketë të tetë për rimëkëmbjen për ekonominë, siç e kishte Maqedonia që pati një paketë të katërt për turizmin para dy ditësh, Rama tha se nuk do të ketë asnjëherë.

Nuk e kam thënë asnjëherë që do të ketë. Unë nuk numëroj miliona në televizor, por shoh shifrat konkrete dhe disbursimet të të gjitha vendeve.

Deklaroi edhe Serbia që ishte edhe më e madhe se e gjithë botës, se ishte para zgjedhjeve, por çfarë u ka shkuar qytetarëve në xhep është komplet tjetër nga ajo. E çfarë janë nga ato shifra kredi e çfarë janë pagesa direkte është një gjë krejt tjetër.”– u shpreh Rama.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *