Horoskopi, 16 tetor 2020

anazapta

DASHI
Një kuadër yjor vërtet shumë i mirë për të lindurit e kësaj shenje bën që dita të jetë shumë pozitive dhe do ta kenë shumë të lehtë të arrijnë objektivat. Erosi i stimuluar nga Hëna e Afërdita.

DEMI
Mërkuri, i cili është në një pozicion shumë të favorshëm, ndër të tjera ju stimulon krijueshmërinë dhe dëshirën për të sjellë novacione. Ndërsa fundjava pritet të jetë shumë interesante.

BINJAKËT
Në një periudhë me shumë telashe e stres ju sugjerohet t’i kushtoni më tepër kohë vetes dhe familjes tuaj, duke lënë mënjanë, të paktën përkohësisht impenjimet e tjera. Eshtë fundjavë, apo jo?

GAFORRJA
Do të jetë shumë më mirë për ju që, para se të mendoni për të kaluar një fiundjavë me shumë shpenzime të mendoni në drejtim të aspektit ekonomik. Hëna ju «gudulis» erosin.

LUANI
Duhet të jeni sa më të përkushtuar e të kujdesshëm në drejtim të aktivitetit tuaj, pasi çdo nënvleftësim do të jetë shumë penalizues. Pritet një fundjavë shumë aktive dhe me ndonjë të papritur.

VIRGJËRESHA
Duket se është një periudhë mjaft intensive në aktivitete shoqërore, sidomos gjatë kësaj fundjave, por duhet të mundoheni të jeni shumë racionalë, ndryshe, nuk do të mund t’i bëni ballë të gjitha impenjimeve.

PESHORJA
Duket se do të kaloni një fundjavë shumë të mirë, pasi, Mërkuri dhe Afërdita janë shumë të favorshëm. Mjaft interesante fusha sentimentale, por kujdes, sepse e teproni me shpenzime pa vend.

AKREPI
Pozitiviteti planetar e bën intensive fundjavën edhe për ju që i përkisni kësaj shenje. Një vorbull takimesh do të bëjë që të lini pas dore diçka tjetër, e cila mund të presë. Mirë shëndeti.

SHIGJETARI
Me zhvendosjen në një orbitë kritike të disa planetëve, ku spikat Jupiteri e Mërkuri, nuk duhet të prisni shumë nga një ditë që duket e komprometuar. Eshtë Hëna ajo që ju asiston në planin sentimental.

BRICJAPI
Duket një periudhë mjaft e qetë sidomos për ata që në përgjithësi nuk kanë probleme me anën profesionale dhe me ekonominë. Megjithatë, kjo s’do të thotë që gjatë fundjavës të jeni apatikë.

UJORI
Afërdita hyn në shenjën tuaj do të jetë shumë pozitive duke ju bërë më të zhdërvjellët dhe më të shpejtë në marrjen e vendimeve. Hëna ju bën paksa impulsivë, por jua mbush fundjavën me shumë zjarr e pasion.

PESHQIT
Janë një mori planetësh në kontrast ndërmjet tyre prandaj edhe sot mund të jeni (për një farë kohe) konfuzë, por kjo nuk do të ndikojë shumë gjatë fundjavës. Kushtojini më shumë vëmendje partnerit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *