Detaje të reja nga zhdukja e 39 vjeçarit në Vlorë, çështja e tij kalon në SPAK

Ornela

Detaje të reja janë zbuluar nga zhdukja prej 4 ditësh e 39 vjeçarit Ermal Ngucaj nga Lepenica, në Vlorë. Burime bëjnë me dije se çështja e zhdukjes së 39 vjeçarit ka kaluar në SPAK.

Makina e tij u gjet e braktisur dhe mësohet se ajo ka qenë e mbyllur dhe nuk janë gjetur as çelësat.

Brenda saj nuk kishte ndonjë send të dyshimtë, por vetëm atlete dhe rroba. Sipas informacioneve, 39-vjeçari kishte bërë 7 muaj burg për një konflikt në gurore në Lepenicë të Vlorës.

Po hetohet nëse ka pasur një konflikt, apo përfshirje në veprimtarinë kriminale të lëndëve narkotike, por nuk ka asnjë provë deri në këto momente. Policia po heton gjithashtu nëse Ermali mund të jetë zhdukur në një vend tjetër dhe makina është parkuar më pas në Mavrovë.

Ditën e djeshme prindërit e tij treguan se dyshojnë se mund ta kenë rrëmbyer dhe i bënë thirrje policisë për gjetjen e djalit të tij të vetëm, pasi më herët kanë përjetuar vdekjen e një djali tjetër dhe nuk mund ta përballonin edhe humbjen e Ermalit.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Spaku thirret dhe shkon kudo pervecse atje ku duhet. Kush e ka ne dore duhet te pushoje nga puna te gjithe grupin dhe ta kaloje edhe njehere ne veting per nivelin profesional. Keta kane tradhetuar objektivin e Spak dhe shperdorojne fondet duke gelltitur rroga te majme pa bere asgje.

  • Po ku e di ti ASD qe SPAKU nuk punon?
    Zbulimi i vrasesit te dy kusherijve ne Malsi te madhe,,Dorzimi i 19 vjecarit qe qelloi Policin,po aty,,Zbulimi i vrasesit me pagese ne Elbasan qe fshihej prej 20 vjetesh.Keto jane zbulime te ketyre diteve.
    Ky djali nga Lepenica dje u zhduk o idiot!Cfare eshte SPAKU, Zoti qe i sheh te gjitha???

    • demo, ate e zbuloi Artan Hoxha, se e dinte gjithe Malesia e Madhe. Spaku e mori vesh pasi e mori vesh gjithe populli shqiptar.

    • SPAKu te merret me guroren, dhe jo te ngelet te gjeje te vdekurit. Kush e ka guroren dhe gjithe aktivitetet private ne malet, pyjet dhe lumenjte e shqiperise, si dhe Liqenet qe po i merr Ramuti per miqte e tij , biznesmene, sic thote Ramuti.
      Lucaj eshte biznesmen i mirefillte. Erdhi miliarder ne Shqiperi dhe po i investon…eee. peralle e bukur kjo.
      Brekegrisurit pisnesmene u bene miliardere me pasurite e shtetit, punon Spaku thote ky. Te vdekurit i gjejne dhe qente, por nuk jane me merita te jashtezakonshme dhe as me emertime te bujshme, SPAK, BKH,, Vetting… obobo, te thuash po behet nami.
      Me nder nje mut

  • Ky rrembim , simbas logjikes time ,nuk eshte ceshtje droge ,por behet fjale per guroren e Lepenices .Aty jane pronare dy vellezer dhe mbrapa tyre eshte nje deputet i PS qe i mbeshtet . Keta ,nuk duan konkurente, e dine mire se konkurenca i ule cmimin ,jane shejtan budallenje ,jane shume te dhunshem ,bile nje bizesmeni nga Elbasani i kane djegur te gjitha maqinerite ,qe kapin vlera shume te medha ne humbje edhe ky kishte licence per nxjerje kubikesh guri ne Lepenice. Bile nuk eshte sekret ,ky Elbasansi ka bere gjygj me keta te tjeret ,ku edhe e kane rrahur ne salle te gjygjit .Gjykata shqiptare e vlores i di keto ngjarje .Teknikisht ,po te kete predispozite nga organet kopetente per zbulimin e rrembimit ,eshte shume e thjeshte per tu gjetur arsyeja ,dhe kjo eshte vetem ceshtje e konkurence guresh ,diametri eshte tashme shume i ngushtuar ,dhe harojeni drogen , se ska lidhje me te ne kete rast ,fare .Desha vetem tju ndimhoje ,me qe e njoh pak lepenicen dhe guret e saj ,e nuk jam fare nga lepenica ose nga Vlora .Prinderit e ketij djali te humbur , duhet te informojne pa tjeter ne prokurori ,per aktivitetin ,problemet me guret e Lepenices e tj .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *