Tiranë/ Në pritje të përgjigjes së tamponit, 29 mësues të shkollës ‘Emin Duraku’ në karantinë

time

Pas 7 rasteve pozitiv me COVID-19 në shklollën 9-vjeçare ‘Emin Duraku’ në Tiranë, 29 mësues të karantinuar janë ende në pritje të përgjigjes së tamponit për COVID-19.

Për nxënësit e shkollës procesi mësimor ka vijuar pa ndërprerje edhe këtë të premte, pasi stafi është zëvendësuar me mësues të tjerë. Po 5 mësuesit dhe 2 sanitarët të konfirmuara me koronavirus kanë shqetësuar prindërit e tyre.

Të shqetësuar jemi, po ça të bëjmë“, thotë një prind, nëse një tjetër shprehet: “Më mirë të mësojnë në shkollë, se në shtëpi nuk mësojnë“.

Rreth 120 mësues zëvendësues janë aktivizuar përgjatë kësaj jave në të gjitha shkollat e vendit. Zëvendësimet e detyrueshme janë kryer si rrjedhojë e mungesave nga infektimet me COVID -19, të vetëizolimit të përkohshëm, apo edhe të tjera shkaqe momentale.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Te 29 mesueset e Emin Durakut duhet te shkojne ne shkolle dhe te shihet se si do te zhvillohet virusi ne kete shkolle dhe familjaret e nxenesve. Ne keto raste, te tilla eksperimente duhen bere ne qytete te vogla, te cilat duhen mbajtur te izoluar nga qytetet e tjera per rreth 3-4 jave. Keshtu shihet ecuria e virusit dhe aftesia imunizuese e moshave te ndryshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *