Francë/ Konfirmohen 122 të vdekur dhe mbi 25 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

time

Në Francë, Ministria e Shëndetësisë raportoi 25 086 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit në 24 orët e fundit. Gjithashtu u raportua se 122 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në spitale, ndërsa një ditë më parë u raportuan 88 viktima.

Përfshirë vdekjet në shtëpitë e pensionit, të cilat shpesh raportohen në grupe shumë ditore, numri i të vdekurve u rrit me 178 njerëz të premten, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Numri i përgjithshëm kumulativ i infeksioneve që nga fillimi i vitit tani është 834 770 njerëz, kurse numri i të vdekurve nga Covid-19 është 33 303 persona.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *