Tronditëse/ Mësuesit i presin kokën në mes të rrugës, ekzekutohet vrasësi në Francë

time

Në kryeqytetin e Francës, Paris, u regjistrua një ngjarje e rëndë pasditen e kësaj të premte. Një person goditi një mësues me thikë në mes të rrugës dhe më pas i preu kokën e u largua me vrap nga aty.

Kjo ngjarje ndodhi rreth orës 17:00 me orën lokale pranë një shkolle në veriperëndim të Parisit.

Sakaq, policia u vendos menjëherë në ndjekje të tij ku më pas e ndaluan në një lagje pranë vendit të ngjarjes. Fillimisht efektivët i bën thirrje atij të dorëzohej por më pas e qëllluan me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas BBC, mësuesi u tregonte studentëve të tij karikatura të profetit Muhamed, ndaj kjo ka bërë policinë që të dyshojë mbi një sulm terrorist. Dyshohet se ky sulm është terrorist, por autoritetet po vijojnë ende hetimet.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *