VIDEO: Autori i vrasjes së ndërtuesit në Himarë, brenda makinës së policisë, me maskë dhe duke folur qetësisht pak minuta pas krimit të rëndë

time

Një ngjarje e rëndë ka terrorizuar sot Himarën rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille.

Këto janë pamjet e siguruara nga  “BalkanWeb” ku shihet Kliti Leka, autori i vrasjes së biznesmenit Niko Goro.

Në videon në fjalë shihet se si 53-vjeçari Leka flet qetësisht, duke e shoqëruar bisedën dhe me gjeste, me një polic, pak minuta pas kryerjes së krimit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt.

Disa media raportuan se bëhet fjalë për një borxh prej rreth 70 mijë euro, që biznesmeni ja kishte autorit dhe që nuk ja jepte, pasi pak kohë më parë autori i krimit, Kliti Leka, 53 vjeç, kishte mbuluar instalimet elektrike në një nga pallatet e Goros.

Një version tjetër flet për një konflikt të lindur nga pronësia e një toke në Himarë.

h.b/dita

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *