Ka shkuar në 40 milion numri i të infektuarve me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në të gjithë botën.
Në bazë të të dhënave në Worldometer, të infektuar me koronavirus rezultojnë të jenë zyrtarisht 40,016,093 persona.
Prej këtij totali, 1.1 milionë persona nuk e kanë fituar betejën për jetën, ndërsa 29,9 milionë persona janë shëruar.
Vendi më i prekur nga pandemia vijon të jetë SHBA ku numërohen 8.3 milion të infektuar dhe 224,283 raste fatale. Ndërsa, në vendin e dytë vjen India me rreth 7,5 milionë të infektuar dhe 114,064 viktima.
I treti në radhë është Brazili me 5.2 milion të infektuar dhe 153,690 raste fatale.
Ndërkohë, rastet ditore po vijojnë të rriten ndjeshëm në Evropë ndërsa kontinenti i vjetër përballet me valën e dytë të koronavirusit dhe një pjesë e mirë e vendeve kanë prezantuar rregulla të reja anti-Covid.
Rastet globale të koronavirusit u rritën 24 orët e fundit me 400,000 të infektuar, rekord ditor ky, teksa shumica e shteteve të Europës po vendosin kufizime të reja për të frenuar shpërthimin e epidemisë.
Europa, e cila “uli” me sukses valën e parë të infeksioneve, është shfaqur si epiqendra e re e koronavirusit javët e fundit dhe po raporton mesatarisht 140,000 raste në ditë gjatë javës së kaluar.
j.l./ dita
