Plagosi kreun e Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe dhe të atin, gjykata lë në burg autorin dhe bashkëpunëtorin

time

Autori i plagosjes së kreut të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës.

Gjykata ka dhënë sot masat e sigurisë për Ilirjan Hasanaj dhe kushëririn e tij Verzan Bajrakurtaj, bashkëpunëtor në ngjarje duke pranuar kërkesën e prokurorisë, ndonëse avokatët kërkuan masë sigurie më të lehtë arsyetuar me vetëdorëzimin e tyre në polici.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 11 tetor, teksa nga atentati mbetën të plagosur Xhelal dhe Mentor Hasanaj, ndërkohë ky i fundit është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Sakaq, Ilirjan Hasanaj u vetëdorëzua më 15 tetor dhe pas tij edhe bashkëpunëtori Bajrakurtaj. Ai deklaroi se arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *