Aksident i rëndë në Skrapar/ Makina bie nga 100 metra lartësi, 37-vjecari dërgohet me helikopter në Tiranë në gjendje të rëndë (Emri)

time

Ditën e sotme është regjistruar një aksident i rëndë përgjatë segmentit rrugor Skrapar- Prishtë, ku shtetasi Alban Faik Hasanllari, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targa AA 172 DH, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.

Rënia nga një lartësi rreth 100 metër në ujë e ka bërë tepër të vështirë nxjerrjen e trupit të të plagosurit nga automjeti dhe ndërkohë 37-vjeçari është nxjerrë nga makina me ndihmën e guidave të “Federatës Shqiptare” të rafting në kanionet e lumit “Osum”.

Burime të policisë në vendngjarje bëjnë me dije se, i plagosuri është nxjerrë nga makina me shenja të dobëta jete dhe më pas është transportuar me ambulancë drejt helikopterit.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton arsyet që çuan automjetin të dalë nga rruga dhe të bjerë nga 100 metra lartësi e urës direkt dhe në lumë. Paraprakisht dyshohet të jetë shpejtësia e lartë e automjetit.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Aman kushdo qofte vetem likja te mos na aksidentohet, jo per gje po ku te gjejme pastaj nje mender president si ai, eshte i vetmi jo vetem ne shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *