Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten rrëzimin me shumicë votash të një kërkese të ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani.
Bashkëshortja e ish-Guvernatorit Fullani kërkon pezullim të gjykimit për një ankim që ka bërë më herët.
Ankimi është bërë ndaj vendimit të KPK-së që vendosi përjashtimin e saj nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet.
Njoftimi i shkurtër i KPA-së nuk bën me dije arsyet se pse Fullani kërkon tani që ky ankim të mos gjykohet.
Trupa e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo vendosi që ankimi i Fullanit të shqyrtohet në seancë gjyqësore publike.
Seanca e parë pritet të mbahet në 4 nëntor 2020.
Në tetor 2017, Fullani dhe 4 anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë njoftuan largimin nga detyra pas përfundimit të mandatit të tyre një vit më herët.
Siç del nga vendimet e KPK anëtarët e dorëhequr të Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, Guxim Zenelaj, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj dhe Evelina Qirjako refuzuan t’i nënshtrohen Vettingut me pretendimin se nuk e kishin më statusin e magjistratit.
Këshilli i Lartë Gjyqësor u ofroi atyre pozicione në Gjykata të Apelit, por më pas njoftoi KPK-në se pesë gjyqtarët e dorëhequr i kishin refuzuar pozicionet. Fullani citohet nga KPK të jetë shprehur se “nuk dëshiron të emërohet si gjyqtare në nivel Apeli, as tani dhe as në të ardhmen”.
KPK e cilësoi këtë si dorëheqje dhe i përjashtoi të pestë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite. Por ndërsa vendimet për Zenelajn dhe Çelikun morën formë të prerë, Fullani, Muskaj dhe Qirjako e apeluan vendimin e KPK.
Ata pretendojnë se nuk kishin dhënë dorëheqjen dhe nuk duhej të përjashtoheshin nga sistemi për 15 vjet, siç parashikohet nga Kushtetuta.
Nga ana tjetër, ata këmbëngulin se nuk duhet t’i nënshtrohen Vettingut, pasi nuk ishin më gjyqtarë dhe kishin humbur statusin e magjistratit.
Nëse do të pranohet ky arsyetim, Fullani dhe dy gjyqtarët e tjerë do të kishin mundësinë të ktheheshin në sistem në të ardhmen si të jashtëm, pa iu nënshtruar Vettingut.
Por në të tre rastet, KPK ka arsyetuar se refuzimi i tyre për të pranuar një vend në Gjykatat e Apelit “as tani dhe as në të ardhmen” lexohet si dorëheqje.
Të njëjtin arsyetim ka mbajtur edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
n.s. / dita

Sistemi i buceve dhe bushtrave
Kjo bucja ,ka vjedhur dhe abuzuar me shume se i shoqi .
Ju Fullanet jeni me te urryerit se gjithe te tjeret ne shqiperi .
Kjo bucja ,ka vjedhur dhe abuzuar me shume se i shoqi .
Ju Fullanet jeni me te urryerit se gjithe te tjeret ne shqiperi.Ti moj buce zdo te paraqitesh ne Veting ,doje tamam si yt shoq ,qe banda ne pushtet ,i dha me parate e taksat tona demshperblim te pa hesape .Vdiq ajo kohe ,moj buce ,Vettingun nuk e ka ne dore Rama ,por e kane ne dore Amerikanet ,prandaj mos e ul vehten se po tallen te gjithe me ty sot . .
Prostituta
shkoni hani e pini te lokali i djalit te ktyre dy fismidhjeve se vec ajo ju ka mbet
Keto jane barakudat e drejtesise, njerez grabitqare e te pangopur, qe si shushunjat i jane ngjitur drejtesise shqiptare e nuk duan te largohen.
fisderri me fismidhjen
Ajo ka te drejte te jete gjygjtare
Ktyre fullhajnave eshte tju shkerdhesh rracen,familje e degjeneruar,hajdute dhe bastarde
Ajo ka te drejte te jete gjygjtare
Burgu eshte pak,litari eshte shume: PUSHKATIM……..!