Vllehët, banorë të Ballkanit, as grekë e as rumunë

Ornela

Jovan Bizhyti

Një nga popujt e hershëm që kanë bashkëjetuar me popujt e shteteve të Ballkanit në trojet përkatëse, janë vllehët (arrmënët). Për këtë etni është shkruar e vazhdon të shkruhet vazhdimisht, pasi megjithëse kanë kaluar mbi 20 shekuj të ekzistencës së tyre, megjithse janë shtrirë në shumë vende, kryesisht të Ballkanit, kanë bashkëjetuar e bashkëjetojnë me popujt përkatës të këtyre vendeve, megjithëse kanë kaluar ndër luftra e genocide të ashpra njerëzore ku edhe janë asimiluar me kombet e tjera ndër vite e shekuj, përsëri kjo etni ka mbijetuar, ekziston me qënien fizike, me gjuhën, kulturën, traditat dhe gjithçka që ka të bëjë me idenditetin e qenien e veçant të tyre nga kombësitë e pakicat e tjera kombëtare. Origjina e tyre shtrihet që me pushtimet e Perandorisë Romake. Kanë shkruar për historinë e tyre shumë studiues dhe autorë të ndryshëm vendas e të huaj.
Po ku ndodhen vllehët sot? Ata ndodhen në Shqipërinë e Mesme dhe atë Jug-lindore, si dhe në Maqedoninë e Veriut, në Greqi, pjesa qëndrore e veriore, Bullgari, Rumani, Serbi, pjesa juglindore dhe shumë prej tyre ndodhen si emigrantë, në Gjermani, Austri, Hungari, në SHBA, Kanada, Australi, Argjentinë e tjera. Por këta, janë vllehë të emigruar ndër vite, pra të larguar nga qendrat e tyre tradicionale. Në Fraiburg të Gjermanisë, është dhe qendra e studimeve vllahe-arumune me profesor V. Barben në krye.
Pushtimi romak i gadishullit të Ballkanit dhe i territoreve Ilire në të, krijoi dhe fiset e romanizuara, që pretendohet për prejardhjen e vllehve. Këta janë quajtur dhe romano-vlleh, që lëvronin latinishten e vjetër e quajtur “Volskja”, latinishtja ballkanike me dialekt popullorë. Volskët kanë qenë nga fiset më të lashta bashkë me Umbrët, Oskët, Trakët, Dakët e tjera, që iu nënshtruan pushtimit romak rreth viteve 338 para e. s. Në këto troje të gadishullit të Ballkanit, u vendosën dhe fiset e Trakëve, që jetonin në ultësirat e Danubit të Poshtëm, afërsisht në territoret e sotme të Bullgarisë. Trakët, nga luftrat e pushtimeve romake, u shpërbënë dhe u shpërndanë kryesisht në territoret e katër shteve të sotëm të Ballkanit si, në Bullgari, Maqedonin e Veriut, Shqipëri dhe Greqi.
Pra, origjina e vllehve vjenë nga, “ Thrakët dhe Ilirët të romanizuar, së bashku dhe me kolonizatorët romanë”. Ky është përkufizimi i prejardhjes së tyre sipas historianëve të lashtë.
Sipas studiuesve të hershëm, emri “vllah” e ka prejardhjen nga gjuha gjermane, Ëalsch (Ëalha), që do të thotë “i huaj”, “i jashtëm”, që përdorej nga popujt gjermanë për ata që flisnin gjuhë romane (latine), pra të gjithë latinofonët e Europës. Kurse romakët quanin vlleh të gjithë luftëtarët latinofonë dhe familjet e tyre, që nga fundi i shekullit të X-të. Por emërtimi “vllah”, mund të interpretohet me prejardhje dhe nga shqipja. Bashkëjetesa shekullore shqiptaro-vllahe, i bënë këta vëllezër, “vëlla”, njeriu më i afërt, njerëz të lidhur pazgjithshmërisht midis tyre.
Në trojet shqiptare, vllehët janë quajtur me disa emra: Vllah, Gogë, Arumunë, Arrmënë, Çobenjë, Sarakaçanë (barinj malesh nomadë), Llaci-faci, Llahinga (për femrat vllahe), Xinxarë e tjerë.
Filozofi i lashtë Straboni, shkruan se rreth vitit 168-146 para e. s. veç romanizimit të fiseve Ilire dhe fiseve Trake të ardhur në këto anë, pushtimi romak shkatërroi dhe rreth 70 qytete e qendra banimi dhe kështjella në Maqedoni dhe Epir, ku mori si skllevër dhe i shpërnguli në mënyrë masive rreth 150 mijë familje dhe individ të fiseve Ilire, që u vendosën në gadishullin Apenin në Itali. Në vend të tyre, Perandoria Romake, dërgoi romenë nga Italia e Veriut, Toskana dhe i vendosi si ruajtës të rrugës “Egnatia” në pika të ndryshme të saj, nga portat e Durrësit, Vlorës, në Arta dhe deri në Selanik e më tej. Këta romenë u quajtën romano-vlleh.
Këta banorë, veç punës si roje, filluan të meren dhe me blegtori për të mbijetuar. Po ashtu, kësaj popullsie iu bashkangjitën dhe mbeturinat e ushtrive romake nga luftrat midis prijsave romak, Pompeit dhe Çezarit, kryesisht në betejën e famshme të Frasalës, ku këto mbeturina të ushtrive u quajtën “vlleh-farserjotë” dhe që dallonin nga vllehët e tjerë nga theksi frëng i gërmës “R”, dhe për të përballuar mbijetesën e tyre, u morën kryesisht me blegtori duke bërë një jetë nomade. Këtë tezë e vërteton shekuj më pas dhe konsulli francez, Paul Emili në shkrimet e tij.

***
Kjo popullsi blegtorale romano-vlleh, që shtegtonte gjatë verës në male dhe gjatë dimrit në fusha, mbetën blegtorë, në shumë raste “Nomad” dhe nuk u bënë as bujq dhe as mësuan profesione të ndryshme të zejtarisë.
Dihet nga historia, që vendbanimet e vllehve ishin kryesisht territoret e Ballkanit Perëndimor, Epiri, Maqedonia Perëndimore, territoret malore të Pindit, Thesalisë, Voskopoja me rrethinat e saj, Mecova dhe Frashëri. Në këto troje Pellazgjike, pas pushtimeve të Perandorisë Romake, popullsisë Ilire iu bashkangjitë dhe kjo popullsi e romanizuar, “Volskët” (vllehët), të cilët në gjithë këto troje që në shekujt e parë të erës sonë, kanë qenë popullsia e dytë pas shqiptarëve.
Në vitin 1878, Kongresi i Berlinit nën diktatin e Fuqive të Mëdha, shkëputi shumë krahina nga shtete të ndryshme që ia aneksoi vendeve të tjera, duke ndryshuar hartën e Europës. Kështu u aneksua dhe Epiri e Thesalia që i kaluan Greqisë. Historiani francez Zhan-Klod Faverial shkruan: “Po aq sa dhe Epiri e Thesalia, kurr ndonjiherë si kanë përkitur Greqisë”. Këto të dhëna flasin qartë për territoret e banuara kryesisht nga vlleh e shqiptarë dhe që grekët u bënë pjesë në saj të aneksimeve të padrejta që u bënë këtyre territoreve nga Fuqitë e Mëdha.
Shumë studiues të historisë së etnis vllahe janë të pranishëm në botën historiko-shkencore europiane dhe më tej. Studiuesi Prof. Aurel Plasari, na sjellë mendime me shumë interes për çështjen “Arumane” të një studiuesi austriak, Karl Markus Gaussi, për të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmen e këtij komuniteti. Ai shkruan: “Në kohën kur europianët në shekullin e XIX-të e përcaktuan idenditetin e tyre sipas kriterit kombëtar dhe u organizuan në shtete kombëtare, arumanët që pranuan të jenë si mesaxherë në mes popujsh, filluan e u tëhuajsuan”.
Tezat ngacmuese të historianit austriak Gaussi, sqarojnë disa të vërteta të paravendosura. Gaussi i sjellë aromanët dhe aromanishten në qendrën e vëmendjes të botës europiane për t’i marrë si modele, ose si situata-simbol për zgjidhjen në të ardhmen të problemeve të Europës. Ja çfarë thotë ai përmbledhtas, në disa nga tezat kryesore që ka tërhequr vëmendjen, botuar nga Prof. Aurel Plasari në gazetën Shekulli dt. 31 gusht 2003, me titull: “Aromanët dhe tezat ngacmuese të Gaussit”:
1-“Medet sa keq jemi me virtytet që kërkohen prej nesh europianëve të sotëm dhe të nesërm. Dhe megjithë këtë, ekzistojnë këta njerëz, “aromanë”, receptivë ndaj gjithçkaje në botë, që nuk mbështeten në mënyrë trashanike mbi pronësitë e veta kombëtare, të cilëve nuk u vjen rëndë, madje u jep kënaqësi të mendojnë dhe të flasin në dy ose më shumë gjuhë, të cilët nuk i lidhin veprimet dhe aspiratat e tyre në mënyrë meskine me një shtet të vetëm, por me gjithnjë më shumë, për të cilët kufijtë nuk duan të thonë obsesion, por një kalim i përditshëm, të cilët qysh prej gjithmonit praktikojnë tregtinë dhe qarkullimin prej lindjes dhe perëndimit, veriut dhe jugut, të cilët e fitojnë identitetin e vet pikërisht nëpërmjet kontaktit me kultura të ndryshme, të cilëve të gjitha këto nuk është nevoja t’u imponohen si qëllime të mëdha, mbasi ata, prej kohësh të stërmoçme, i jetojnë të tëra këto. Shkurt ekziston njeriu i ri europian. Ai është aromani”.
2-“Burimet historike përmendin aromanët shumë më parë se të flitet, të themi, për danezët, austriakët, flamandët, apo gjermanët. Metropoli i tyre Voskopoja, në trojet shqiptare, ishte dikur një qendër e rëndësishme tregtare, nëpërmjet së cilës vinin prodhime ekzotike nga Orienti drejtë veriut të Europës, kurse nga Venediku, mallrat europiane transportoheshin në Bagdat. Pra aromanët janë europianë të orës së parë”.
3-“Aromanët shfaqen nga terri i historisë së toku me grekët e vjetër, të cilëve europianët e sotëm u referohen me ëndje kur duan të paraqesin qytetrimin, demokracinë, individualitetin si një trashëgimi, të cilën nuk mund t’a kontestojë kush. Aromanët, si dhe dy duzina popujsh të tjerë, ndodheshin në Ballkan prej gjithmonit. Prej kryes së kryes së herës ata nuk janë sllavë, por romanë, ashtu dhe me grekët gjuhësishtë nuk kanë asgjë prej gjëje të përbashkët”.
4-“Fshatra të tërë të maleve të Pindit mund të përfillen si të fundmet perla të romanitetit ballkanik, vargu i të cilave një herë e një kohë shtrihej nga Istria, nëpër Danub, deri në Greqi, duke përfshirë gjithë Ballkanin”.
Pra, Gaussi i quan aromanët (vllehët) europianë, në mentalitet, në kulturë dhe në qytetarinë e tyre. Sipas tij, ata janë kozmopolitë të përfshirë jo vetëm në vende të ndryshme, por mbartin dhe kultura të ndryshme, nuk mbështeten në pronësitë e veta kombëtare dhe flasin dy e më shumë gjuhë, duke i përkufizuar në mentalitetin e kulturën e tyre, si “njerëz të rinjë europianë”.
Të shpërhapur nëpër Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Greqi e në vende të tjera, që nga koha romane, vllehët dhe shqiptarët, shtriheshin në këto territore, që më vonë u bënë nën Greqinë, prej ku grekët ishin larguar drejt Pelloponezit dhe ishujve të Egjeut.
Më parë vllehët kanë banuar dhe në Shqipërinë e Veriut e në Kosovë, por shumica e tyre janë asimiluar, ose kanë emigruar. Edit Durham në librin e saj, “High Albania”, përshkruan se, “në Prizren kishte 180 shtëpi vllahe në vitin 1909”. Në librin e saj ajo tregon, “se vllehët në Kosovë, jetonin dhe në Prishtinë e në Mitrovicë”. Ajo tregon gjithashtu se atë vit, “çereku i 2500 shtëpive në Prishtinë, ishin ortodoks dhe shumica e këtyre ortodoksëve, ishin vlleh”. Më tej ajo shton se, vllehët dhe shqiptarët takoheshin si vëllezër dhe i mbiquajturi, Marko, udhërrëfyesi i saj shqiptar, ishte i kënaqur të ishte në shtëpinë e një vllahu. Ajo dëgjonte pohime se, “Vllehët kanë gjak të ëmbël,- thoshte Marko,- jo si sllavët”.
-Vllehët janë si ne,- i thoshte një shqiptar Edit Durhamit.
-Një shqiptar e jep vajzën tek një vllah, por jo tek një sllav,- thoshte një tjetër shqiptar.
Disa studiues, thonë se vllehët në Kosovë nuk ekzistojnë më, ata janë asimiluar me komunitetin sërb si ortodoks. Mbiemrat e disa prej tyre në Kosovë, tregojnë se disa nga vllehët u asimiluan me shqiptarë, si mbiemri “Vlasi”, i cili është dhe termi me të cilin sllavët i thërrisnin vllehët.
Shumica e vllehve në Shqipëri sot jetojnë në trevat jugore e jug-lindore, si dhe në Shqipërinë e Mesme nga Tirana, Durrësi, Kavaja, Elbasani dhe gjithë Myzeqenë deri në Vlorë. Ndërsa në zonën jug-lindore, në Korçë, Pogradec, Kolonjë, Leskovik, Përmet e deri në jugë në krahinat e Lunxherisë e të Zagories në Gjirokastër.
Për prejardhjen gjenetike të vllehve, historiania Elena Bosch në studimin e saj shkruan: “Asnjë hipotezë gjenetike nuk mund të supozohet e sakt 100%, pasi vllehët kanë ngjashmëri gjenetike me të gjithë popujt kryesor të Ballkanit”.
Në mardhëniet e përbashkëta të shqiptarëve dhe vllehve, aq të afërta, në gjak, në tradita, zakone, në veshje e në gjuhë, u krijua proverbi: “Vllahu është vëlla”. Kur e pyet sot një vllah, se i ç’kombësie je? Ai të përgjigjet lirishtë:
-Jam shqiptar.
Eshtë e vërtetë, se fati i vllehve nga disa pikpamje, i përngjan fatit të çifutëve. Ata janë të shpërndarë në një diasporë të gjerë, në vende të ndryshme të Europës e të botës, ku mbijetojnë të integruar falë vlerave të tyre morale dhe intelektuale, falë natyrës paqësore, bashkëjetesës si njerëz të punës dhe të mendjes krijuese.
Besimi fetar i vllehve është ai ortodoks. Bizanti bëri të gjitha përpjekjet të konvertonte popujt në helenë, ata që Roma i kishte kthyer dikur në romakë. Po ashtu dhe latinishten e gjuhët e tjera vendase, i zëvëndësuan me gjuhën greke. Helenizimi mori autorsinë dhe të krishterimit, ku çdo i krishterë quhej grek. Kjo dhe për faktin se gjuha greke shtrihej dhe në territoret shqiptaro-vllahe, për mungesa të alfabetit të gjuhës shqipe e vllahe.
Vllehët, aktivitetin e tyre e shtrinë dhe në Europën Qendrore. Mbas shekujve të XVI-të deri në fillimet e shekullit të XX-të, ata shtriheshin nga Odesa në Europën Lindore, deri në Vjenë të Austrisë që i përketë Europës Qendrore, përfshirë dhe Ballkanin. Kopetë e tyre blegtorale prodhonin lëndët e para për industrinë ushqimore dhe atë të lehtë si: bulmetin me nënproduktet e tij, leshin dhe lëkurët, të cilat gratë e tyre puntore të palodhura, e përpunonin për të siguruar vlerën e shtuar, kryesisht produktet e bulmetit, shajakët, gunat, veshjet e leshta dhe lëkura të buta për industrinë. Në kopetë e tyre mbanin dhe mijëra kuaj e mushka të fuqishme, që përdoreshin dhe për karvanet e transportit.
Vjena e Austrisë ishte qendra e të gjitha aktiviteteve, e pushtetit politik dhe e pasurisë. Aty banonin dhe disa familje të shquara vllehësh me origjinë nga Voskopoja si, adhuruesi i muzikës klasike, Nikola Dumba, mik i disa nga kompozitorëve të dëgjuar europianë e botërorë si, Ëagner, Shtraus, Shubert, Herbeck e tjerë. I ati i tij Sterio Dumba, ishte bankier i dëgjuar në Vjenë. Nikola Dumba ishte dhe financues i ndërtimit të sallës së koncerteve të Vitit të Ri në Vjenë dhe i godinës së Parlamentit Austriak. Po ashtu, aty jetonte dhe zhvillonte aktivitet edhe Baroni Simon Sina, edhe ky bankier dhe industrialist i shquar, vllah me origjinë nga Voskopoja, që arriti të kontrollonte lundrimin lumor të Danubit, rrugët hekurudhore të Hungarisë e të Austrisë, si dhe prona të mëdha, që shtriheshin në tre shtete europiane. Ata u shquan dhe si bamirës ndërkombëtar me investime të mëdha, veçanërisht në Austri, Hungari dhe Greqi.
Një nga Profesorët e shquar të historisë në Universitetin e Beogradit, Dushan Popoviç, në veprën e tij, “Cincarima” (Cincarë quanin vllehët), botim i vitit 1937, jep disa vlerësime për vllehët e Serbisë:
-“Zotëronin tregun, si importin ashtu dhe eksportin. Në ato periudha të shekujve XVII dhe XVIII, vllehët ishin një faktor i rëndësishëm në shoqërinë tregtare të Beogradit”.
-“Pashallarët e Beogradit mernin hua prej tyre”.
-“Mund të themi se vllehët kanë ndihmuar në krijimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të jetës moderne urbane”.
-“Nuk ekziston asnjë grup etnik në Ballkan, që të mos ketë përfituar mjaft prej tyre”.
-“Tsintsarët (vllehët), ishin krijuesit kryesor të kulturës ballkanike, të asaj materiale, intelektuale e etnike”.
Ndërsa Pukëvili, konsulli francez pranë selisë së Pashait të Janinës, Ali Pashë Tepelenës në vitin 1806, vizitoi disa fshatra vllahe në Pindi. Ai shkruan:
“Të gjithë vllehët që meren me tregti jashtë vendit dhe udhëtojnë herëpashere, flasin secili prej tyre më shumë se një gjuhë europiane dhe kanë në shtëpitë e tyre biblioteka me materiale të çmuara, me botime në gjuhën frënge dhe italiane, si dhe botimet më të mira të veprave të shkrimtarëve klasik. Gjithashtu, ata dhe bashkëfshatarët e tyre, bëjnë një mënyrë jetese që e le vizitorin të habitur”.
Kurse Profesori gjerman i Universitetit të Leipzigut, Gustav Ëeigand në vitin 1893 shkruan: “Çdo kush që ka parë fshatrat e varfra bullgare me kasollet e tyre të pista të ndërtuara me plis, apo fshatrat e varfra greke në Epir, mbetet shumë i shtangur kur shikon fshatrat arumune (vllahe). Jo vetëm se të gjitha pa përjashtim ndodhen në një pozicion shumë të bukur gjeografik, por më tepër, sepse shtëpitë e tyre janë madhështore e të mobiluara bukur”.
Studiuesi rumun L. Nimçesku në vitin 1895, shkruan për vllehët: “Nuk është fjala që ata ekzistojnë, por duhet të njihen dhe meritat e këtij populli plot vlera, që përshtaten me natyrën, me një karakter që mund të jetë faktor civilizimi, inteligjencie, të rregullt e të ndershëm dhe dashamirës”. Ndërsa konsulli Pukëvil, në vitin 1820 shkruan gjithashtu: “Vllehët janë bashkësia më energjike në Ballkan, njerëz me karakter në krahasim me grekët, që nuk janë të tillë”.
Për këto arsye, interesimi dhe përkushtimi i botës historike e shkencore për vllehët, është e rangut europian e më tej. Bibliografia e studimeve vllahe është e pasur dhe e larmishme, pasi prek historinë dhe gjuhën e tyre, kulturën dhe artin, psikologjinë dhe etnografinë, folklorin dhe jetën zakonore. Në këtë plejadë të gjerë, përfshihen autorë të ndryshëm, gjermanë, italianë, francezë, grekë, rumunë, serbë, austriakë, hungarezë, bullgarë e tjerë.

Vllehët, nuk janë as rumunë, as grekë.

Prej kohësh qarkullon teza se arumunët (vllehët) janë rumunë, bile ka edhe studiues që e mbrojnë këtë tezë. “Rumunët dhe arumunët (arrmënët) e Ballkanit, nuk kanë lidhje midis tyre”, shkruan Profesori gjerman Thede Kahl. Ai midis të tjerave thekson: “Rumunët që krijuan shtetin në veri të Ballkanit dhe vllehët që shtrihen kryesisht në Jug-perëndim të Ballkanit, dallohen nga njeri-tjetri. Nga pikpamja gjuhësore rrënjët janë të njejta tek e ashtuquajtura “latinishtja vulgare”, dialekti roman që flitej prej popujve të lindjes. Por gjuhët janë zhvilluar të ndara nga njera-tjetra, që prej më shumë se 2000 vjetësh, kanë pësuar zhvillime të ndryshme dhe janë sot aq të ndara, saqë nuk mund të kuptohen dhe në përgjithësi nuk kanë bazë për një idenditet të përbashkët. Vllehët nuk mund të idendifikohen me rumunët dhe anasjelltas”.
Krahas të tjerave, Profesori Kahl shton më tej se: “Prej krijimit të shtetit rumun dhe lindjes së idesë nacionaliste rumune, lindi ideja se veç rumunëve që jetojnë brenda shtetit të tyre të krijuar nga fisi “Dakë”, nisën të quajnë rumunë dhe gjithë popujt vllah që flasin gjuhën e latinishtes së vjetër, e cila i ka rrënjët tek latinishtja vulgare, duke i quajtur rumunë. Bile quajnë rumunë edhe vllehët që jetojnë në Shqipëri, Greqi, Maqedonin e Veriut, bile dhe istro-rumunët që jetojnë në Kroaci”.
Pra, nga pikpamja nacionale, rumunët i shohin të gjitha këto grupe si pjesë përbërse e popullit rumun. Kjo nga pikpamja etnografike, është një mënyrë e të menduari për krijimin e “Rumanisë së Madhe”! Kjo bëri që në shekullin e XIX-të, Rumania ngriti një sistem arsimor në jug të Ballkanit me mbi 100 shkolla dhe kisha, për të penguar arrmënët të asimiloheshin gjuhësisht me shqiptarët e grekët dhe t’i rumanizonin ata për të shtuar popullsinë rumune.
Nga gjithë këto të dhëna historike, argumentohet shkencërisht se, vllehët nuk janë as rumunë, e as grekë. Deri para viteve 90-të të shekullit që shkoi, nuk vrehej e nuk zihej në gojë ky lloj idenditeti të përkatësisë rumune, apo greke. Pas viteve 1992-93, u vrejtë një lloj zgjimi idenditeti të arrmënve shqiptarë. Kjo lëvizje krijoi dhe kontakte me ambasadat rumune e greke në Shqipëri, me politikanë rumunë e grekë dhe me shpresa për marjen e ndihmave dhe përfitime të tjera. Pra, u krijuan dy shoqata, “Shoqata e arumunëve shqiptarë”, me idenë se vllehët e Shqipërisë janë rumunë dhe një tjetër, “Shoqata e vllehve grekofilë”, që i quan vllehët e Shqipërisë grekë. Tendenca e tyre është për përfitime, ku shumë nga vllehët përfituan nga shteti grek bursa studimi, deri dhe pensione pleqërie suplimentare, ndërsa përfitime të tilla patën dhe vllehët e shoqatës rumune, ku dhe këta përfituan bursa dhe të drejta studimi në Rumani. Bile me fonde nga shteti rumun, u ngrit dhe një shkollë e ciklit të ulët rumune në Divjakë të Myzeqesë!

Share This Article
37 Comments
  • Shkrim i bukur. Vllehet po ti shikosh jane komplet njelloj me Shqipet. Kendojne e njelloj vishen njelloj dhe jetojne ne klane fiks si fiset Shqiptare. Prandaj teza juaj qe jane Shqiptare te romanizuar eshte me logjike perderisa jetojne pothuaj ne hapsiren Shqiptare, Manastir, Korce,Pogradec, Permet, Gjirokaster, Myzeqe, pjesa veriore e Greqise se sotme qe ka qene historikisht popullsi Shqipe. Vllehet jane Shqipe ndoshta me shume se disa te tjere qe hiqen si Shqipe.

    • Vllehet jane ajo pjese e popullsie Ilire te cilat u Latinizuan ne Ballkanin Perendimor,

      Ky proces i Latinizimit andej nga Rumani u krye plotesisht,
      meqense ndoshta Popullsia e tyre e gjendur nen peshen e Administrates Romake, nuk i rezistoi dot.

      Ndersa ne kete pjese te Ballkanit, nuk u be plotesisht Latinizmi i Ilireve, nga Adminsitrata Romake,, sepse ndoshta popullsite Ilire qe jetonin neper Male nuk u latinizuan ndersa ato neper fusha shumica nuk u latinizuan , sepse duhet te kene qene nen ndikimin e Kultures Helene

      Pastaj me ardhjen e Sllaveve, Kroate e Serbe i sllavizuan popullsite Ilire te Latinizuara ne Rajonin e Kroacise Bosnjes , Serbise etj,

      Por qe nuk diskutohet qe Vllehet jane popullsia Rumune, sepse ata kane te njejtne gjuhe Latine, e cila eshte e njejte si per Rumunet ashtu edhe per Vllehet qe jetojne ne Kroaci, Serbi, Shqiperi, Greqi etj

      Por kjo gje tregon edhe dicka tjeter, se duke qene se nga perzjerja e Gjuhes Latine te Romakeve me gjuhen vendase te popullsise ne Ballkanin Perendimor, dhe ate Lindor ku gjendet Rumania ,
      u krijua e njejta gjuhe Latine si ajo ne Rumani edhe ajo e Vlleheve ne Kroaci, Slloveni, Shqiperi, Greqi e Veriut, etj, do te thote se popullsite e ketyre rajoneve kane folur te njejten gjuhe, para se te vinte Roma Perandorake

      Pra, kjo gje tregon se ne keto rajone nga Rumania, ne Greqine e Veriut , dhe ne Ish Jugosllavi ,
      eshte folur e njejta gjuhe nga vendasit,

      Sepse nqs vendasit do flsinin nje gjuhe te ndryshme, atehere
      Nga perzjerja e ketyre gjuheve me Latinishten e Romakeve, do krijoheshin gjuhet Vllehe te ndryshme .

      Dmth gjuha e Vlleheve ne Slloveni e Kroaci, do ishte e ndryshme nga ajo e Vlleheve ne Shqiper, apo nga ajo e Rumuneve , etj

      Mirepo eshte e njejta gjuhe Vllehe kudo,si ne Rumani, ne Shqiperi, ne Slloveni, Serbi , Greqi e Veriut, etj, pra kjo te con ne konkluzionin se eshte folur e njejta gjuhe,

      Dhe cila eshte ajo gjuhe:

      I bije te jete gjuha Shqipe,

      Biles, po te lexoni nje fjalor te gjuhes se lashte Rumune , e cila eshte gjuha e Dakeve, (Nga ajo gjuhe ka reth 200 fjale, ) ato jane te ngjashme me gjuhen Shqipe
      Dhe ato fjale jane te pakten mbi 2 mije vjet te vjetra

      Sic duket , Vllehet jane Shqip-folesit te cilet nuk i rezistuan dot okupacionit kulturor te Adminsitrates Romake,
      Jane me te vertete popullsi Vella – apo Vallako, sic edhe ka qene emri i popullit Rumun me pare,
      se emrin Rumun e mori shume vone

      Dhe kjo eshte normale, sepse Roma i Pernadorake i asimiloi Anglezet,
      Franceset, Spanjollet dhe nga perzjerja me gjuhet vendase te ketyre popujve u krijuan Ferngjishtja, Spanjishtja, Anglishtja etj qe kane ndryshim nga njera tjetra,
      sepse edhe baza gjihesore e ketyre popujve ishte e ndryshme

      • Bere nje permbledhje te thelle e kryesisht te sakte, po desha te plotesoj:
        1) Nuk ka kuptim te thuhet Vllehet jane popullesi Romune, por e Kundera Romunet jane popullesi Vllahe, sepse fjala Romun lindi ne 1800-tat kur u krijuan shtetet-kombe, kurse vllehet u dalluan si grup i veçante qe 2000 vjet me pare.
        2) Dihet se gjuha e ilireve dhe trakeve ka qene shume e ngjashme, biles studiuesit e vetem qe kundershtojne se shqipja rrjedh nga ilirishtja, thone se shqipja rrjedh nga trakishtja. Kurse gjuha e vllaheve te Shqiperise ndryshon nga rumanishtja ashtu siç ndryshon spanjishtja nga portugalishtja qe jane te dyja gjuhe latine te huazuara nga popujt autoktone Iberike.

      • Do shtoja edhe dicka :

        Nuk ka rendesi shume ,nese kane qene Thrake apo Ilire,Dhe
        por eshte evertete qe Iliret ishin ne Kroaci, Serbi etj,
        Aty midis Maqedonise dhe tutje ne Bullgari ishin Thraket,
        le te supozojme se edhe Daket ishin Thrake–ok?
        Por keto nuk kane ndonje rendesi he per he

        Rendesi ka :
        ……qe Vllahu i Kroacise, flet te njejten gjuhe me Vllahun e Voskopojes,
        apo me Vllahun e Rumanise.:

        Ne lidhje me Dalmacine : Dalmacia eshte latinizuar e para fare, dhe Diokleciani qe ishte Ilir, fliste vetem Latinisht

        Por qe ka pasur atje ne Dalmaci nje gjuhe hibride qe flitej ne Dalmaci, e cila edhe mund te kete qene gjuhe e ndonje fisi te vecante
        qe mund te mos kete qene fare Ilir

        Sepse linguistet thone se Iliret duke qene nje popullsi shume e madhe dhe me fise te panumerta, mund te kene pasur midis tyre edhe fise te huaja , qe nuk ishin Ilire ,
        por erdhen ne Ballkan bashke me Iliret, Keshtu thuhet edhe Mesapet dhe si Mesapet mund te kene qene edhe ky fisi Dalmat qe fliste nje gjuhe te vecante

        Porse nga perzjerja e gjuhes Thrake dhe Gjuhes Ilire me Gjuhen Latine
        te pushtuesit romak, u krijua e njejta gjuhe , Gjuha Vllehe

        Kjo tregon se Gjuha Ilire dhe Gjuha Thrake kane qene gjuhe te njejta,
        por popullsite kishin emer te ndryshem, ndaj edhe nga perzjera
        me gjuhen Latine krijuan nje gjuhe te njejte kudo,
        si ne Rumani ku ishin Daket,
        ne Bullgari ku ishin Thraket,
        ne Kroaci ku ishin Iliret,
        apo edhe ne Korce, Vlore etj ku ishin Iliret e Jugut

        Pra qe ta kuptojne te gjithe nga Gjuha Vllehe,
        del dhe nje konkluzion i madh Lingusitik qe i ndihmon Origjines se Shqiptareve
        se : ” Iliret the Thraket kane folur te njejten Gjuhe”

        Dhe dihet qe ne kete teritor ,nga Greqia e Veriut dhe deri ne veri te Jugosllavie, Gjuha Shqipe eshte me e vjetra,
        Pra merita i takon gjuhes Shqipe, si gjuha e pare e rajonit

        Pra Iliret dhe Thraket kane qene Shqip-foles

        Te themi edhe dicka, qe Thraket nuk diskutohet fare, qe kane folur gjuhen Shqipe,
        ndaj edhe shume Linguiste serioze ne Bote, i quajne Shqiptaret pasardhes te Thrakeve,
        Linguistet tane e kane kudnershtuar kete fakt, por ky esht fakt i vertete

        Biles fjala me e lashte Shqipe eshte fjala Besa qe eshte zbuluar diku ne Bullgari , nga fisi Besoi, qe ishin nje fis religjoz,
        sic thote Jireceku, Babai i Historiografise Bullgare , i cili ishte Cek me kombesi

        Porse , Gjuha Vllahe na ndihmon qe te harijme ne konkluzionin se edhe Iliret kane folur Gjuhen Shqipe

        Sepse nqs Iliret dhe Thraket do kishin folur gjuhe te ndryshme nga njeri tjetri,
        Atehere nga perzerja e gjuheve te tyre me Gjuhen Latine,
        do krijoheshin Gjuhe vllahe te ndryshme midis Vllahut te Bullgarise e Rumanise,
        me Vllahun e Kroacise dhe te Shqiperise ..

        Eshte llogjike matematike qe nuk e kundershton dot,

        DHe per kete kemi gjuhen Frenge dhe Angleze te cilat jane te ndrysme nga njera tjetra,
        megjithse jane krijuar nga bashkimi i se njejtes gjuhe Latine
        me gjuhet vendase te Frankeve dhe Anglezeve

        Cka tregon se popullsite e para ne France dhe ne Angli kane foolur gjuhe te ndryshme

        Ky eshte nje zbulim i papare lol , por e vertete, qe e bera une
        por mos i thoni njeriu, se s’ka lezet loll

        Hajde shifemi me Zografin Bis hahahaha
        Sala me duket esht cmendur

        • E nise mire po e ngaterrove pak ne fund. Anglishtja eshte gjuhe gjermanike, kurse frengjishtja eahte gjuhe latine, jane ne familje te ndryshme gjuhesh.

          Sa per ato qe the me pare jam dakord. Edhe pa ju futur vllahishtes, dihet se fjalet para-Romake te rumanishtes se sotme kane te njejtat rrenje me shqipen, pra kuptohet origjina e njejte iliro-trake. Psh. fjala “bukur” ekziston edhe ne shqip edhe ne rumanisht dhe s’ka lidhje me gjuhet latine, po ka te beje me nje prejardhje me te lashte te perbashket.

          • Anlishtja eshte miks i Latinishtes me Gjermanishten , dhe ka edhe mbeturina te gjuhes Kelte,

            Biles anglishtja ne shumicen dermuese te fjaleve eshte ne Latinisht

            Por qe kuptohet se populliste e ketyre vendeve para se te shkonte ti pushtonte Roma, kane folur gjuhe te ndryshme,
            ndaj dhe latinishtja e tyre eshte e ndryshme nga njera tjetra,
            pavaresisht se rrenja e fjaleve eshte e njejta .

            Ndersa ne Ballkan , gjuha Vllahe eshte e njejte kudo, si ne Shqiperi, Greqi, Kroaci, Rumani etj

          • https://images.app.goo.gl/qCgNs6DhNeYTxQ2y7

            Raimond, shiko ne google “language tree” ose “pema e gjuheve” dhe kudo qe te kerkosh do dali anglishtja si gjuhe gjermanike. Huazime kane gjithe gjuhet po rrenjet i ka gjermanike. Anglezet dhe Saksonet ishin fise gjermane (nga zona e Hamburgut) qe u vendosen ne Angline e sotme dhe gjuha ka po ate origjine.

            Mos bej gafa te tilla amatoreske se e humb komplet kredibilitetin.

  • Urime per sa ke shkruar.
    Por, mos harro se Vllehe ka patur e ka edhe ne Kosove dhe ne Turqi.
    Te meresh me ceshtjen Vllahe, pra ta mbrosh ate, eshte njelloj sikur te vesh ne diskutim, te mbrosh, ekzistencen historike te Pellazgeve, Ilireve, Arberoreve, Shqiptareve. Eshte njelloj sikur te vesh ne diskutim ekzistencen, ne Ballkan, te Dakeve dhe te Heleneve te Antikitetit, pa lene menjane edhe te Latineve qe shkuan ne Apenine nga malet dhe bregdeti Ballkan.
    Gjithesesi. Lutem gjej dhe studio botimin me titull ” Te emertosh dhe klasifikosh ne Ballkan”, Botim i “Fjala Publishing”, viti 2008. Atje do te gjesh pergjigje adekuate, bashkekohore, per shume nga ceshtjet VLLAHE qe ne shkrimin Tuaj mbeten paksa te packoklavitura. Studimett e permbledhura ne kete botim kane per referim nje Bibliografi te pasur, te larmishme, te mocme, dhe bashkepunuese. Studimet, plotesojne njera tjetren.
    Vllahu, ne kete botim, eshte bariu, blegtori, malesori. Sepse njereit nga malet zbriten drejt fushave dhe ujerave…. dhe ndarja shoqerore e punes i ktheu shume prej tyre ne te pasur e te varfer, ne pronare, ne cobenj, ne zanatcinj, ne juriste, ekonomiste, politikane, apo intelektuale – thene me nje fjale. Ka argumenta, te disa nga studimet, qe e hedhin poshte kete teori. Po qe nuk lene as jetim…
    Gjeje dhe lexoje kete liber. Ah, se per pak harrova. Ne liber i cvishet lekura politikave greke dhe sllave te helenizimit dhe sllavizimit te bullgareve, shqiptareve, boshnjakeve, maqedonasve, sarakacaneve, kucovlleheve, Pindioteve, Sulioteve, romeve, kroateve, slloveneve, moldaveve, rumuneve, rusoponteve, More O’ e bukura More, etj. Me fal se u zgjata. Shendet te mire. Urime, dhe nje here tjeter.
    Pershendetje nga nje mik i Jovan Janos,

  • Ne gjuhen popullore vllehet quheshin cobenj. Por perdoreshin edhe dy emertimet e tjera, vlleh dhe arumun. Njerez te mire dhe qe nuk kane pas bere probleme.

    • Quhen cobej, sepse malesoret/barinjte ishin ata qe e mbajten gjuhen romake dhe emrin vllah pasi dyndjet sllave i shtyne te levizin neper male. Vllehet qe mbeten neper fusha e qytete u asimiluan e u shkrine me popullesite vendase. Ne Shqiperi u shqiptarizuan, ne Serbi u serbizuan, ne Bosnje u boshnjakizuan, etj. Feja e vlleheve nuk ishte ndryshe nga te tjeret, ata qe ishin ne Bosnje u bene myslimane, ne Shqiperi e Kosove u bene ortodokse ose myslimane. Megjithate ata qe jane myslimane sot ndoshta as nuk e dijne qe te paret e tyre mund te kene qene vllehe (dhe perpara se te ishin vllehe, ishin ilire).

      Vllehet nuk ishin vetem cobenj, gjithmone ka pasur edhe shume bankiere, artiste, etj. Voskopoja ishte qender e dijes ne Ballkan. Vllehet e shperngulur nga Voskopoja qe permend autori siper qe ishin pjese e elites se Vienes. Edhe bankieret e pare te Beogradit ishin vllehe nga Voskopoja. Po ashtu popullesia e kolonive te Venedikut ne Adriatik (nga Dubrovniku e siper) quheshin romano-vllahe sepse kishin latinishten si gjuhe te dyte (ose te pare) ne kohera te ndryshme.

      Si origjine apo etni, vllehet jane iliro-trake, jo ndryshe nga shqiptaret. Pra termi vllah ka te beje me gjuhen, jo kombesine. Edhe romunet nje here ishin dako-trake, pastaj u bene vllehe (u latinizuan), pastaj krijuan kombin romun (Roman) ne baze te gjuhes. Lidhja e romuneve me vllehet e Shqiperise eshte gjuha, por secila popullesi u asimilua ne vend te vet, levizje masive s’ka pasur.

  • Ky shkrim i juaji z. Bizhuti me duket më i zgjeruari që kam lexuar për vllehët. Megjithatë, për shumë çështje nuk jam dakort. Shkrimi ka një vlerësim superlativ për vllehët , sa të krijohet bindja që në rast se kërkon të studjosh historinë e lashtë, duhet t’a fillosh nga vllehët! E dyta, nuk jepet e qartë lidhja e vllehëve të tjerë ballkanikë, në se etnokultura e tyre është e njejtë me ato të Shqipërisë. E treta, vllehet u latinizuan nga romakët, njelloj si dakët, por nuk jepet një qendër e tyre ashtu sikurse dihet për dakët. Nuk mund të ndodhë fenomeni i asimilimit dhe pas dy mijëvjeçarësh të shohim një etni të mbijetur në këtë Ballkan të trazuar. Krahasimi me çifutët nuk është njëlloj, mbasi çifutët i ka lidhur feja e tyre, ndërsa vllehët janë ortodoksë si ortodoksët e Ballkanit. Vllehët e Shqipërisë do të bejnë mirë që të njesohen me shqiptarët dhe jo të veçohen, mbasi janë bërë shumë martesa të kryqësuara, pra duhet mbajtur e njejta linjë si në kohën e monizmit dhe të mos bëjnë lojën e grekëve, rumunëve, apo ndonjë kombi tjetër.

  • Nuk zgjidhet enigma e origjines vllahe me vllahe pa kulture te plote historike Gjuhesore..
    Shkrimi ka merita kur rreshton cilesite e vllaheve,.
    Kur numeron vendqendrimet vllahe,poor bie pre e fantazive historike amatore kur ie lidh origjinen e Vllaheve me katapultimin e Volkeve dhe Umbreve nga Italia Veriore ne Ballkan.Pse kush ishte Perandoria Roma ke,,Stalini qe dekdisi nga Krimea miljona tartare te Krimese me kamiona ne Siberi?
    Ku i kishte tragetet perandoria romake?
    Po te jesh nje historian i thelle e me kulture te plote,,do te shikosh gjendjen e popujve te Ballkanit ne shekujt e pare te eres sone,
    Assimilimi prej Romes i Ilireve te Veriut,formoi Dalmatishten,nje gjuhe qe flitej prej Istrie deri ne Shkoder.
    Nga brigjet e detit te zi e deri ne brigjet e liqeneve Lynkeste,Nga Karpatet e deri ne Termopilet,jetonte populli gjigand Thrak,qe ishte populli me i madh pas Kelteve ne Evropen e athershme.Ne stere,Ne shpine te qytet shteteve greke te lashtesise,Ne Thesali,ne Atike,ne Maqedoni jetonte Fisi thrak i Maqedonasve te lashte.Ne Bullgari jetonte fisi thrak i Myzeve,Ne Rumani jetonin Fiset thrake te Beseve,Dakeve,Valakeve(prej nga vijne Vllahet e sotem).Te gjithe keto fise Thrake u gjenden njekohesisht nen pushtimin romak dhe ju nenshtruan njekohesisht assimilimit romak,,prandaj si thraket e Rumanise,si thraket e Bullgarise dhe ata te Ballkanit perendimor ,flasin te njejten gjuhe.
    Por Historiani i madh sllav (me origjine nga ruset e bardhe,profesor i Universitetit te Beogradit),Bizantologu me i madh i koheve moderne,pa ate qe nuk e shohin dot diletantet si Jovan Bizhuti,.NJJE BOMBE EMIGRATORE,qe hodhi ne ere establishmentin ethnik te Ballkanit,.Reduktoi deri ne zhdukje Greket e Lashte, Shperndau ne shpatet e Pindit,Gramozit,Rodopeve,Thraket e Bullgarise..Assimiloi Iliret e Veriut duke formuar popujt Serbe,Kroate,Bosnjake,Sllovene,Malazes,
    Rrafshoi Myzet qe i qendruan romakeve,por jo turmave shumemilioneshe.Kush ishte kjo bombe njerezore qe ndrushoi gjendjen etrhnike te popujbve te lashte te Ballkanit ?Ishte Dyndja e Madhe Sllave e shek.VI-VII,qe nuk ka krahasim me asnje ushtri para e pas tyre,.Turma sllavesh te shtyre nga Avaret dhe Bullgaret mongole kaluan Danubin me miliona,.Dyndjet e tyre nuk krahasohen as me dyndjet Gothe,Ostrogote,sepse vinin me kuc e me mac me gra e familje me qerre me bageti,me semundje e me pislleqe.Epidemite e4 murtajes dhe koleres derguan deri ne zhdukje popullin Helen,Ata qe shpetuan nga assimilimi i eger i turmave
    barbare sllave ishin Thraket e shperndare ne viset malore dhe iliro-epirotet e malesise.Turmat be sllaveve pasi shkaterruan qytetet arriten deri ne muret e Durresit,por keshtjella qendroi.Shpetimi i Durresit nga goditja e vales se pare sllave shpetoi edhe fisin ilir te Albaneve,apo Arberit e mesjetes.
    Ky eshte spjegimi historik i profesoritt sllav Georg Ostrohgorskij per dyndjen e tmerrshme sllave qe i katandisi thraket si barinj neper malet e Ballkanit,,Ata qe sot quhen Vllahe,dhe e marrin emertimin nga fisi Valake i Thrakeve me qender ne Vllahine e sotme ne Rumani.
    Prandaj Vllahet nuk kane te bejne me Volsket e Italise Veriore,.
    Paul Emili nuk ka qene konsull francez (me shkrimet e ytij!),por ka qene konsulli romak qe dogji shkrumb e hi 140 qytete ne Epir .dhe te tjera gafa fshatsareske per prejardhjen ilire te Vllaheve.
    Jo te gjithe fshataret mund te behen historiane.
    Jo te gjithe fshataret mund te behen trainere futbolli
    Jo te gjithe fshataret mund te behen gjuhetare.
    Jo te gjithe fshataret mund te behen Udheheqes Shteti,.
    Kete nuk e kuptoi Sali Berisha,,nuk ke per ta kuptuar as ti z.Jovan!Eshte shkence e veshtire Historia.

    • Jam në një mëndje me “Demo” për vllehët, por edhe ju keni gabime. Thrakasit, ku futeshin edhe dakët, nuk kishte shtrirjen më të madhe se sa ilirët, që fillonin nga lumi Danub dhe deri në kufi me helenët, sa që deri në shekullin XIX quhej Gadishulli Ilirik dhe jo Ballkanik. E dyta, fisi thrak i Besëve nuk jetonte në Rumaninë e sotme, por në trekëndëshin e sotëm Serbi-Bullgari-Maqedoni (për këtë lexo gjermanin G. Shramm). E treta, është ashtu si shkruan që dyndjet sllave të ndihmuar nga avarët asimiluan ilirët, por bullgarët, serbët, apo kroatët erdhën rreth një shekull më vonë dhe gjetën sllavët që kishin vrarë apo asimiluar ilirët. Të tre këto tribu barbare me emrat serbos, horvat dhe bulgar, morrën gjuhën sllave, si më e avancuar, dhe lanë gjuhën e tyre. Por ruajtën emrin për t’u dalluar nga të tjerët. E katërta, vllehët janë të shpërndarë në shtetet e Ballkanit sepse kishin si mjete jetese blektorinë dhe ndiqnin kullotat, pra ishin gjysëm nomadë dhe jo se sllavët i katandisën që të bëheshin të tillë.

  • Ky shkrim eshte nje fillim i mire po ka disa te pasakta: 1) Origjina: Vllehe quheshin te gjithe iliret dhe trako-daket Latino-foles te Ballkanit, pra ketu futen edhe para-ardhesit e romuneve te sotem. E rendesishme eshte te behet dallimi se romunet jane nje nen-grup i vlleheve. Sot ky fakt shtremberohet duke i quajtur vllehet romune, qe eshte si te quash iliret kroate. Kroatet kane origjine te pjesshme Ilire, po s’mund te themi se iliret ishin kroate.
    2) Feja: Ata qe e quajne veten vllehe sot jane ortodokse, po vllehet u islamizuan po ashtu si shqiptaret. Permendet me siper mbiemri Vllasi ne Kosove, po Kosova ka edhe shume fshatra qe quhen Vllahine dhe mbiemra Vllahiu qe sot jane shqiptare myslimane. Po ashtu zona e Frasherit dhe mbiemri Frasheri ne Shqiperi (Po ashtu myslimane) ka mundesi te lidhen me vllehet.

  • Vllahet jane Thrake te romanizuar,,Nuk jane Ilire te Romanizuar.
    Rumunet dhe Vllahet si pjese te ndara te te njejtit popull nuk flasin gjuhe te ndryshme,por flasin dialekte te ndryshme te te njejtes gjuhe.Vllahishtja me Rumanishten,jane ne ato raporte gjuhesore qe jane edhe arberishtja e arberesheve te Italise me Shqipen.
    Vllahet nuk kane te bejne fare me Iliret.
    Fare,po fare.
    Nuk jane Ilire te romanizuar.Jane Thrake te romanizuar.
    Iliret e romanizuar deri para dyndjes sllave ne Ballkan,ishin Iliret e Veriut,(Dalmate,Liburne,Japode,Japige etj.),qe flitnin nje vulgate Latine te quajtur Dalmatisht.
    Kjo gjuhe(Dalmatishtja) eshte folur gjer ne shek.XIX ne Kroaci,,kur vdiq edhe i fundit bartes i kesaj gjuhe.Per fat te mire gjuhetaret e atehershem mblodhen nga goja e tij deshmine e fundit te kesaj gjuhe,qe ruhet ne Unioversitetin e Vjenes,si gjuhe Fosile.
    Vertet Iliret shtriheshin nga Istria ne Veri deri ne jirin e Ambrakise ne Juge,Nga brigjet e Danubit deri ne detin
    Adriatik,,, por Populli Thrak.zoteronte teritore 5 fish me te gjera ne Lashtesi,,sepse shtrihej nga Deti i zi deri ne Liqenet Lynkeste,Nga Termopilet deri ne Silezi,Vjene e Gjermani..Vertet Thesalia,Thraka perendimore,Maqedonia e jugut Atika dhe Selaniku sot jane pushtuar nga greket,por ne lashtesi kane qene banuar nga Thraket.Qytetet e Greqise se lashte kane qene vendosur ne brigjet e deteve,si bretkosat rreth pellgut-thote Platoni,por prapatoka ka qene banuar nga Thraket..Kemi deshmine e Tuqiditit:-Nje bari Thrak u tregoi Perseve shtegun per t`i dale ne shpine 300 spartaneve te Leonidhes,ne betejen e Termopileve.
    Po te mos ishte banuar nga thrake,c`donte bariu thrak ne Termopile?

    • Demo, po ngatëron skythianët me thrakasit. Në territorin ku ndodhet Bullgaria sot, ka qenë “Schythia Minor” dhe thrakasit të pushtuar prej tyre. Në veri të Detit të Zi ndodhej “Schythia e Madhe”. E dhëna e parë për skythianët vjen nga Herodoti, që ka shkruajtur që Dari i Persisë i nënshtroi skythianët nga jugu i Danubit dhe deri në lindje të Detit të Zi, për 20 ditë pa rezistencë. Pra, thrakasit ishin përpara skythianëve në Ballkan, por ata u pushtuan nga skythianët, më vonë nga romakët, pas shekullit të VI nga sllavët dhe një shekull pas tyre nga bullgarët, duke formuar kështu kombin bullgar me katër shtresa etnish. Në mijëvjeçarin e fundit para erës së re, Ballkani popullohej nga Ilirët, helenët dhe thrakasit, ndërsa dakët mbahen si të njëjtës familje me thrakasit, por nuk kanë qenë më në lindje se sa Ballkani.

    • Demo, gabim, faktet jane komplet ndryshe. Sot ata qe quhen vllehe jane te gjithe ilire te romanizuar dhe jetojne neper Ballkanin Perendimor, nga Kroacia, Bosnja, Serbia, Maqedonia, Shqiperia dhe Greqia e Veriut (kryesisht Epiri). Ne Ballkanin Lindor ish-vllehe ka vetem Rumania po ata s’quhen me vllehe, po romune sot.

      Nje fakt tjeter qe s’eshte permendur eshte se ne Ballkan njihen levizjet apo dyndjet e popullsive (sllave, bullgare, hune, gote, etj.), po dyndje apo levizje e vlleheve s’njihet ne histori. Vllehet kane qene kryesisht popuj autoktone (Iliro-trake) te romanizuar, levizjet e pakta kane te bejne me levizje nga Roma. Gjithashtu historia nuk fakton asnje dyndje nga Rumania ne Epir, ku jetojne shume vllehe sot. Perkindrazi shume vllehe, shqiptare, e greke emigruan ne Rumani se ishin me te lire gjate periudhes Osmane. Rilindjet kombetare greke dhe shqiptare filluan nga diasporat ne Rumani.

  • Ore Demo si shume perpjete e ke ngritur hunden tende kundrejt Jovanit, lidhur mesa me siper Jovani shkruan.
    Eshte e vertete qe nuk eshte kollaj te besh historianin, dhe cdo zanat tjeter per te cilin nuk je specialist i shkolluar, dhe i provuar ne dekada te paprera pune studimore shkencore.
    Per te mos u gjatur dua te te them shkurt se:
    Edhe po te jesh qytetar (pak mundesi ka qe Demua te jete i tille) nuk eshte kollaj te besh Historianin, apo cdo lloj tjeter specialiteti. Sepse me pare duhet qe te jesh Njeri i Njerezishem. Gje qe ti DEMO ZIU nuk e shperfaq, fatkeqesisht, ne komentin tend…
    Te na rrosh ore Demo e te na lesh pas, qe te shkruajme Historine.

  • Çështja vllahe nuk mund të jetë objekt i diletantëve as nuk mund ti jepet përgjigje me citime të ndryshme sipas orekseve të atyre që shkruajnë. Është një çështje e mirëfilltë e shkencave historike dhe shkencën nuk e bëjnë ata që lexojnë lart poshtë literaturë dhe e interpretojnë me kompetencë. Megjithëse jam marë shumë me problemet e vllehëve në këto vite, por asnjëherë nuk kam guxuar të shkruaj në mënyrë absolute për këtë etni. Prandaj, si thotë populli, disa komentues dhe pjesa më e madhe e shkrimit është të “prashitësh kot”. Përdora këtë shprehje për të qëne pjesërish dakord me atë komentues që shkruan se “jo çdo fshatar mund të jetë historianë”, sigurisht në mënyrë alegorike.

  • Jovan Bizhyti eshte nga Lushnja dhe ka qene mesues. Por ai nuk e njeh historine mire por vetem perciptazi ashtu si edhe keta komentuesit e mesiperme prandaj mos i merrni per te verteta ca shkruan Jovan Bizhyti se ai edhe tek shkrimi per Voskopojen para disa javesh shkruajti kot e me kot.

    Te gjithe komentuesit edhe Jovan Bizhyti e kane gabim.

    Vllehet e kane origjinen nga Rumani ne rajonin malor te Transilvanise dhe kur ne fillim te shekullit te 10 pra ne fillim te viteve 900 Transilvania u pushtua nga hungarezet dhe atje u vendosen hungareze qe perbejne edhe sot minoritetin hungareze te Transilvanise, vllehet emigruan drejt jugut dhe u vendosen ne Shqiperine e Jugut nga Shkumbini deri ne Gjirin e Artes, ne Thesali dhe rreth Selanikut. Por me se shumti vllehet u vendosen ne Thesali.

    Vllehet veten e tyre nuk e kane quajtur kurre vllehe por ramanj ose aromeni pra shume ngjashem sic e quajne rumunet veten e tyre romani.

    Gjuha arumune, pra gjuha vllahe, dhe gjuha rumune jane e njejta gjuhe por ndryshimi eshte si gjuha shqipe e arberesheve te Italise me gjuhen shqipe te Shqiperise.

    Komentuesi Gjon ka shkruajtur sikur gjoja gjuha vllahe dhe gjuha rumune jane po aq te ndryshme sa spanishtja me portugalishten. Kjo eshte komplet gabim. Duket qe ky komentues nuk di asgje per gjuhen rumune dhe gjuhen vllahe.

    Me kot fare ka shkruajtur fanatiku i Sali Berishes Raimond vlonjati. Raimond vlonjati e deklaroi anglishten si gjuhe romane ashtu si frengjishtja dhe spanishtja. Ca budalleku i madh! Anglishtja nuk eshte gjuhe romane.

    Komentuesi demo dihet qe hiqet sikur eshte historian i madh dhe i di te gjitha por ne te vertete ngaterron dhe sajon kot e me kot per vllehet. Asgje nga ato qe ka shkruajtur demo nuk eshte e vertete.

    Edhe komentuesit e tjere kot fare kane shkruajtur.

    Vllehet nuk kane pasur nje territor kompakt te banuar prej tyre por ata kane banuar te shperndare ashtu si arbereshet ne Itali.

    Midis territoreve te vlleheve ne veri te Selanikut dhe Rumanise eshte nje largesi prej afersisht 400 km dhe ne keto hapesira nuk banojne dhe as nuk kane banuar vllehe.

    Vllehet ne Kosove, ne Republiken e Maqedonise se Veriut dhe ne Bullgari ishin dhe jane numerikisht te paket dhe jane perhapur nga Thesalia dhe nga rajoni i Selanikut.

    Numerikisht vllehet jane aferisht sa arbereshet e Italise dhe afersisht 90% e vlleheve jane ne Greqi.

    Do ishte e pamundur qe vllehet te ishin ilire ose thrake te romanizuar dhe jo te ardhur nga Rumania sepse vllehet nuk e kane pasur nje territor kompakt dhe do ishin asimiluar ose nuk do ishin krijuar fare si bashkesi gjuhesore. Madje ne asnje vend nuk ka pakica popujsh me nje gjuhe romane sepse romanizimi ka perfshire te gjithe popullsine e nje vendi dhe jo vetem nje pjese te popullsise se nje vendi dhe ne asnje menyre romanizimi nuk perfshiu popullsi te shperndara pa territor kompakt si vllehet.

    Gjuha vllahe dhe gjuha rumune jane aq te ngjashme sa qe vetem dikush qe nuk i njeh keto gjuhe mund te thoje qe vllehet nuk kane ardhur nga Rumania.

    Iliret nuk u romanizuan. As thraket nuk u romanizuan. Keto dihen se shqiptaret ishin deri ne Nish ne mesjete edhe deri ne 1878.

    Daket u romanizuan. Nese daket nuk do ishin romanizuar atehere rumunet do flisnin shqip sot sepse Iliret, Daket dhe Thraket ishin i njejti popull dhe flisnin te njejten gjuhe qe ishte gjuha shqipe e antikitetit. Qe keta flisnin te njejten gjuhe kete e ka shkruajtur Straboni qe ishte gjeografi me i madh i antikitetit.

    Por vllehet kur erdhen ne trojet shqiptare, se edhe Thesalia ishte pjese e trojeve shqiptare ashtu si edhe Atika, Beotia, Peloponezi, Akarnania dhe Etolia, u perzien me shqiptaret por ruajten edhe gjuhen vllahe. Edhe veshjet dhe muziken vllehet i moren nga shqiptaret sepse mes shqiptareve jetonin.

    Vllehet e shekullit te 19 ishin perziere shume me shqiptaret ashtu sic jane perziere edhe arbereshet me italianet.

    Ne rajonin e Transilvanise ne Rumani vllehet ishin rumune si te gjthe rumunet e tjere. Per shkak te pushtimit hungarez te Transilvanise nje pjese e rumuneve te Transilvanise emigruan drejt jugut dhe u vendosen ne trojet shqiptare. Ka ngjashmeri me emigrimin e arberesheve drejt Italise emigrimi i vlleheve.

    Kjo eshte e verteta per vllehet.

    Kush ka pyetje mund te shkruaj komente.

    • Pra sipas Strabonit Iliret, Daket dhe Thraket flisnin te njejten gjuhe dhe ishin i njejti popull.

      Pra rrenjen e tyre gjenetike sipas jush iliret, daket dhe thraket e kishin te njejte ose te afert.

      Dhe ju ne thelb keni ndonje ndryshim te madh nga shkrimi i autorit te mesiperm Jovan Byzhyti.

      Emertimi i Vlleheve, Vllaheve te latinizuar ne menyre te ngjashme me fjalet shqipe Vellezer, Vella, per opinionin tim eshte shume domethenes.

      • Ka shume ndryshim o ti se Jovani mohon origjinen e vlleheve nga Rumania.

        Eshte e pamohueshme origjina e vlleheve nga Rumania. Eshte sikur te mohohet origjina e arberesheve nga Shqiperia. Shqiperia atehere edhe deri ne 1820 ishte nga Nishi deri ne More (Peloponez).

        E kuptove tani?

    • Për ty e “Vërteta…”. Megjithëse jam dakort me shumë gjëra që shkruan, edhe ti bën gabime. Ku e ke gjetur këtë që Straboni ka shkruar se ilirët, dakët dhe thrakasit ishin i njëjti popull ?!. Thrakasit kanë folur gjuhën e tyre deri në shkekullin e VI, dhe u asimiluan nga sllavët, ndërsa dakët u asimiluan jo nga sllavët, por nga romakët. Dakët dhe thrakasit ishin i njëjti popull, i ndarë në dy degë, por të ndryshëm nga ilirët. E dyta, nuk sqaron në se etnokultura e vllehëve të Shqipërise ngjason me ato të shteteve të tjera. Krahasimi me arbëreshët e Italisë nuk eshtë i goditur, sepse arbëreshët përveç gjuhës kanë ruajtur edhe folklorin, si veshjet, këngët, etj. E treta, nuk përmëndet mënyra e jetesës së vllehëve. Blegtoria ishte baza ekonomike e vllehëve dhe arsyeja se përse i shohim të shpërndarë në të gjitha shtetet e Ballkanit. Ata ndiqnin kullotat dhe nuk kanë patur një vënd të stabilizuar të tyre. Vllehët e Shqipërise do bëjnë mirë që të ndjekin të njéjtën linjë si para vitit 1990 dhe të mos dalin si grek apo rumunë, mbasi janë bërë shumë martesa të kryqëzuara me shqiptarë, në një kohë që vetë grekët dhe rumunët janë përzjerë me etni të tjera.

    • Autori dhe te gjithe komentuesit e paskan gabim, vetem ti e paske drejt, e?? 🙂
      Nuk e di ku i ke marre keto “histori migracioni” nga Rumania ne Epir e Thesali, po asnje levizje e tille nuk njihet nga historia. Biles nacionalistet hungareze pretendojne se romunet ishin vllehe te Shqiperise qe emigruan ne Rumani! Teori te tilla ka shume, dhe ti paske shpikur tenden me sa duket.

      Thua se vllehet nuk kane pasur ndonjehere territor kompakt dhe se shumica qenkan ne Greqi!?! Thua se vllehet ishin vetem ne Rumani dhe me poshte ne Epir e Thesali po shume pak ndermjet?!

      A e di ti qe e gjithe Serbia e sotme ne lashtesi quhej Moesia, po gjate pushtimit romak quhej edhe Vllahi? Biles, çdo shqiptar i ish-Jugosllavise qe kupton serbisht mund ta vertetoje se edhe sot serbeve kroatet dhe boshnjaket i thone “vllehe”.
      A e di ti se gjithe bregdeti dalmat me pare quheshin ilire dhe me vone kur u bene dygjuhesh quheshin romano-vllahe? A e di se vllehet ishin nje nga shtyllat kryesore te kombit te sotem bullgar dhe atij maqedonas, po qe sot jane shkrire ne keto kombe. Psh. pavaresia e pare maqedonase u shpall ne Krusheve, nje qytet me shumice vllahe.

      Pra vllehet kane jetuar neper shumicen e Ballkanit nga veriu deri poshte ne Epir dhe Thesali (pra ne veri te grekeve) dhe s’ka se çfare te ishin tjeter pervecse iliro-trake. Dhe ashtu siç ishte rasti i Moesise apo Dalmacise, ata here njiheshin si iliro-trake here si romano-vllehe, ne kohe te ndryshme.

      Iiliro-traket e veriut u asimiluan ne mase nga Roma, dhe pas dyndjeve sllave u sllavizuan, kurse gjuha romake mbijetoi ne mase vetem ne Rumani. Te vetmit qe u shpetuan asimilimit ishin iliret e jugut, ose shqiptaret e sotem, dhe kjo eshte gje e rralle. Pak popuj u kane shpetuar asimilimeve te Romes, apo dyndjeve sllave.

      Per gjuhen mund te kesh te drejte, une s’di as vllahisht as rumanisht, po dij qe jane shume te ngjashme, ndoshta dialekte te njera tjetres. Ajo qe eshte e sigurte eshte se te dyja rrjedhin nga ajo qe ka qene gjuha zyrtare per mbi 1000 vjet ne Ballkan!

      • E ke shume gabim ti komentuesi Gjon.

        Vllehet e ardhur nga Rumania ne shekullin e 10 kane ardhur ne menyre paqesore dhe per ate kohe dhe disa shekuj me heret ka mungese shkrimesh historike per Ballkanin. Prandaj nuk ka burime historike per migrimin e vlleheve nga Rumania. Por vllehet per here te pare permenden ne fund te shekullit te 10. Gjuha arumune dhe gjuha rumune jane e njejta gjuhe dhe kjo nuk ka diskutim fare.

        Per hungarezet duhet te dish qe ata erdhen ne 895 ne vendin qe u quajt pastaj Hungari nga rajoni jugor i Uraleve dhe jane nje popull fino-ugrez. Jane thjeshte idiote dhe genjeshtare nacionalistet hungareze qe pretendojne se rumunet kane ardhur nga Shqiperia. E ke par ne harte sa e madhe qe eshte Rumania edhe me gjithe Moldavine bashke? Rumania eshte 238.000 km² e madhe. Moldavia eshte 34.000 km² e madhe. Moldavet jane rumune ashtu si te gjithe rumunet por ne kohen e Bashkimit Sovjetike u krijua identiteti nacional moldav dhe Republika e Moldavise.

        Pra, si do e popullonin vllehet e Shqiperise gjithe territorin e Rumansie dhe te Moldavise? Eshte nje psikopati e hungarezeve kjo teori e genjeshterte dhe asgje tjeter.

        Pastaj a nuk u romanizuan daket? U romanizuan qe cke me te dhe rumunet jane pasardhes te dakeve pa asnje dyshim.

        E kam shkruajtur shume qarte qe shqiptaret ne gjithe mesjeten dhe deri ne 1878 ishin deri ne Nish. Ne antikitet flitej shqip edhe shume me ne veri deri ne Danub ne kufi me Dakine ku iliret nuk ishin romanizuar.

        Per cfare gjuhe vllahe flet ti ne antikitet kur midis Nishit dhe Selanikut flitej vetem shqip? Midis ketyre qyteteve eshte Shkupi dhe ne rajonin e Shkupit as qe behej fjale te flitej gjuhe tjeter pervec shqipes. Ne lindje te rajonit te Shkupit ishte fisi trake i beseve dhe eshte e dokumentuar nga burime historike qe beset edhe ne shekullin e 5 dhe te 6 flisnin gjuhen trake dhe nuk ishin te romanizuar.

        Eshte nje cmenduri te mendohet qe u romanizuan iliret e veriut dhe traket dhe vetem iliret e jugut nuk u romanizuan. Iliret e veriut dhe traket nuk u romanizuan. Vetem daket u romanizuan.

        Pastaj duhet te dish edhe nje gje tjeter ti komentuesi Gjon. Rumanishtja ka 15% fjale sllave. Edhe gjuha vllahe po ashtu. Madje edhe fjala ‘po’ ne gjuhet vllahe dhe rumune eshte nje huazim nga gjuhet sllave te Ballkanit. Si shpjegohet qe i paska edhe gjuha vllahe te njejtat fjale sllave si rumanishtja kur keto gjuhe i ndanin Danubi edhe sllavet ardhacake?

        Gjuha shqipe eshte e paster dhe nuk ka huazime te fjaleve sllave. Madje ti duhet te dish edhe qe gjuhet sllave te Ballkanit kane marre fjale nga gjuha shqipe sepse gjuha e ilireve dhe trakeve ishte gjuha shqipe. Pse nuk moren gjuhet sllave te Ballkanit fjale nga gjuha vllahe kur sipas teje gjuha vllahe paska qene e perhapur ne te gjithe Ballkanin edhe iliret e veriut dhe traket paskan qene romanizuar edhe paskan folur gjuhen vllahe?

        Nese ti do i njihje gjuhet vllahe dhe rumune nuk do flisje per kete teori te kot qe eshte perhapur nga injorante. Edhe ti atehere nuk do e mohoje origjinen e vlleheve nga Rumania. Rumania thote qe vllehet e kane prejardhjen nga Rumania dhe ne mesjete kane migruar. Bazuar mbi te gjitha keto qe kam shkruajtur une ne keto komente kjo eshte shume e vertete.

        E kuptove tani Gjon sa e qarte eshte qe vllehet kane ardhur nga Rumania?

        • Juve nuk jeni gjuhetar , por shqipja eshte nje gjuhe mebaza sllave, shqipja ka fjale te panumerta sllave bile dhe tinguj sllave, shume qarte mund te shikohs shume fise shqiptare kane kuptim ne sllavisht, nuk eshet vendi ketu por poju shpjegoj , qe gjithe sistemi i fjaleve te bujqesise jane sllave, qe nga fjala bujqesi, bujk, buke, parmend, ujit, ritet etj jane sllave e deri tek prag, tum, shpina , me bare, pamje, ritet, grusht, mushka, kokoshi, etj etj jane sllave sa shume here em duket nej gjuhe sllave

  • Shkrimi i Jovanit permban argumente shkencore . Une nuk pashe te sqarohej historikisht , Krahina e madhe e Rumanise , qe ka emrin , Vllahi . Ky emer nuk ka rrjedhur kot se koti . . Ndoshta fillimisht nuk quhej me kete emer , por kjo ndodh me shumicen e vendeve te globit . Une kam jetuar me vlleh dhe ata betoheshin , per Rumanine . Vllehet , qe shkojne ne Rumani , nuk kane nevoje , per perkthys . Kete ma ka konfirmuar nje shok , qe shkoi ne Rumani , pas viteve 90 . Bashkeshortia e tij ( aremene ) , u muar vesh , qe diten e pare ne dyqanet e Bukureshtit . Kete te mete , i sugjeroj , Jovanit , duhet te kishte sqaruar emrin e nje krahine te rumanise , me madhe se nje shteti mesatar .Kjo nuk duhet anashkaluar . Zgalem

    • Ashtu eshte. Gjuha vllahe dhe gjuha rumune jane e njejta gjuhe. Kush thote qe jane gjuhe te ndryshme flet kot ashtu si Jovani dhe gati te gjithe keta komentuesit. Pse te mohohet origjina e vlleheve nga Rumania?

  • Konkulzioni? Ashtu si bleta ,pa ekzistencen e saj nuk do kishim Toke ,pa qenien njerezore te emertuar ‘VLlEHE’nuk do te kishim popullsi ne Balkan . Vllehet qenia me inteligjente ne planet ,Komb qe jeton ne 37 shtete me popullsi rreth 48,000 000 .A jemi ne pakic?

  • Vetëm Perandoria Osmane u dha vilajetin e tyre autonom, sa iku Perandoria, sulm kush e kush ti asimiloje me parë, Greqia, Bullgaria, Shqipëria

    • edhe naziztet gjerman na dhanete drejte ne 44 ngriten pricipaten vllahe lexo me shume qe ta mesosh titulli eshte bere nga nje vllah qe nuk ka dal nga shqiperia dhe mund te kete qene bashkpuntor i sigurimit te shtetit te enver hoxhes si edhe rununet edhe grekerit dhe shqipetaret kemi jetuar ne ballkan dhe ne jemi as greke as rumun dhe as shqipetar
      e dyta kete e ka shkruajtur ndonje shqipetar dhe i ka vene emrin etij ai ka vdekur

      • Pse e genjen veten kot ti pitu?

        Vllehet e kane origjinen nga Rumania dhe kane ardhur para 1100 vjetesh, pra ne mesjete ne shekullin e 10, ne trojet shqiptare.

        Po gjuhe vllahe pse eshte e njejte me gjuhen rumune?

        Ashtu sic eshte edhe gjuha shqipe e arberesheve e njejta gjuhe me gjuhen shqipe te Shqiperise.

        Jovan Bizhyti jeton. Pse shkruan cmendurira ti pitu?

  • Ngjashmeria e gjuhes Vllahe me gjjuhen Rumune eshte shume treguese! Pavaresisht, se Rumunet e ndryshuan shume gjuhen e tyre, nje Vllah dhe nje Rumun merren vesh midis tyre! Gjuha latinishte, qe kane Rumunet tregon se kane influencen Romake! Vllehet flasin te njejten gjuhe ne cfaredo shteti qe jetojne! Kuptohet me influencat Turke apo te vendit ku jetojne! Popull i zgjuar dhe paqesor nga duhet te marrin shembull Kroatet,Serbet ,Kosovaret por edhe Ballkani apo kombet e tjera ne Bote! Pastaj kush e beri veza pulen apo anasjelltas eshte pa vlere sot ne Europen e bashkuar!

  • Or ti, une nuk perkraha teorite e cmendura te hungarezeve, por thashe qe ka shume teori te cmendura. Nga keto jane edhe ato qe shkruan ti me poshte psh:

    “E kam shkruajtur shume qarte qe shqiptaret ne gjithe mesjeten dhe deri ne 1878 ishin deri ne Nish. .. midis Nishit dhe Selanikut flitej vetem shqip..”

    Eshte cmenduri te pretendosh se nga Nishi dhe Selaniku ka pasur 100% shqiptare deri ne 1878 dhe se flitej vetem shqip!? Edhe sot qe kemi shtete-kombe cdo shtet ka minoritete. Atehere si s’paska pasur minoritete midis Nishit dhe Selanikut gjate perandorive Romake dhe Osmane e paskan qene 100% shqiptare?!? Mund te thuash se kane qene shumice ne disa zona, po ne nje perandori shume-kombeshe as qe behej fjale per territore me popullesi kompakte te pa-perzier. Pastaj as diskutohet qe serbet kane pasur nje prezence ne mesjete ne Kosove (nuk besoj ishin shumice, po serbe kishte aty dhe ata sunduan aty per nja 200 vjet). Edhe gjithe Shqiperia e sotme ishte pjese e mbreterise se Dushanit per nja 100 vjet… Po ashtu bullgaret sunduan jo vetem Maqedonine po shumicen e Shqiperise se jugut ne mesjete, vetem shiko toponimet ne jug. E ti pyet nga dolen huazimet sllave ne gjuhen vllahe 🙂 Edhe shqipja ka huazime sllave, dhe e kunderta edhe ata kane marre nga ne sepse popujt jepnin e merrnin ne ato kohe.

    Romuneve patjeter u intereson te thone se vllehet kane prejardhje nga Rumania, po ashtu edhe greket kane filluar shpikin teori se vllehet qenkan greke (bazuar thjesht nga fakti qe edhe greket quheshin “romioi” ose romake kur Kostandinopoja quhej Roma e Lindjes). Po keto jane thjesht teori nacionaliste pa baze historike.

    Ajo qe thashe ishte se popullesite kane qene te perziera dhe iliro-traket u asimiluan PJESERISHT, diku me shume (ne Rumani), diku me pak (ne Shqiperi), e diku ne mes (Moesia, Dalmacia, Bullgaria, etj.). Dhe aty ku asimilimi ishte diku ne mes, popullesia quhej ose iliro-trake ose romano-vllahe (Moesi, Dalmaci), ne varesi te njohurive te autorit, interesit, etj.

    Pastaj as diskutohet iliro-traket e veriut (edhe ata shqip-foles edhe ata vllaho-foles) u sllavizuan ne vende ku sllavet u bene shumice.

    Edhe nje gje, kur them traket, nenkuptoj edhe daket, sepse daket ishin nenfis i trakeve, ashqu si dardanet ishin nenfis i ilireve.

    Te thashe, lexo per shtrirjen e vlleheve ne ish-Jugosllavi se aty kuptohet shtrirja e vertete. Vllehet e fundit ne ish-Jugosllavi kane mbijetuar vetem neper malesite e Bosnjes, Hercegovines, Serbise, dhe thelle ne Dalmaci (ashtu si ne Shqiperi e Greqi qe gjuha mbijetoi vetem neper male). Po te kuptosh kete hallke the madhe ndermjet Rumanise dhe Shqiperise, nuk flet kot per ardhje nga Rumania, qe historia s’e fakton (se s’ka dokumenta) po ti e paske zbuluar 🙂 Lexo me shume, mos fol kot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *