Në Greqi, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 438 raste të reja dhe 11 pacientë ndërruan jetë nga koronavirusi.
Gjithashtu mediat greke raportojnë se 175 raste u konfirmuan në rajonin e Atikës e cila mbetet zona më e prekur në vendin fqinj që prej fillimit të pandemisë, për t’u ndjekur nga Selaniku me 49 raste të reja dhe Kozani me 21.
Ndërkohë në spitale 85 të infektuar po trajtohen në intubim. Numri i të infektuarve në Greqi ka shkuar 25802, prej të cilëve 55.6% janë burra.
h.b/dita
