Nga Besar Likmeta
Prej 5 ditësh, dhjetë punonjëse të rafinerisë së Ballshit janë futur në grevë urie për rrogat e papaguara nga kompanitë që kanë menaxhuara Uzinën dhe që sot janë zhdukur pa lënë gjurmë.
“Na ka vajtur thika në eshtër, nuk durojmë dot më, vetëm të vdekura dalim që këtej,” tha Muhameti, e cila ka punuar në rafinerinë e Ballshit për 36 vite.
“Askush mos ta mendojë se do të dalim, derisa të marrim lekët e prapambetura, se është gjaku jonë dhe djersa e jonë,” shtoi ajo, ndërsa theksoi se ndjehej e mashtruar dhe kurrë nuk e kishte menduar se gjërat do të arrinin në këtë pikë.
Pesë ditë më parë, dhjetë gra naftëtare të Uzinës u futën në grevë urie, duke zëvendësuar kolegët e tyre burra që rezistuan për 18 ditë. Prej muajit shkurt, 870 punëtorët e rafinerisë së Ballshit protestojnë për rrogat e prapambetura që nuk i marrin prej vitesh nga rafineria, e cila ka ndërruar disa herë pronar që nga privatizimi i saj nga biznesmeni famëkeq Rezart Taçi në vitin 2008.
Qeveria nuk ka ofruar zgjidhje, por ka deklaruar se rafineria është në pronësi të privatit dhe ata nuk mund të imponohen. Të hënën, kryeministri Edi Rama u mundua t’i bindte gratë greviste ta braktisnin grevën, duke deklaruar se rezistenca e organizuar nuk ishte rruga e duhur për të gjetur një zgjidhje.
“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu,” shkroi Rama në Tëitter.
“Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm,” shtoi kryeministri, i cili gjatë kohës që ishte në opozitë në vitin 2010, i pati futur deputetët e tij në një grevë urie të mbajtur në një çadër përpara ndërtesës së Këshillit të Ministrave në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit.’
Që nga marsi 2018, rafineria është menaxhuar nga kompanitë Tosk Energji dhe Bylis Energji, të cilat janë në pronësi të dy kompanie zvicerane, CFD Conseils Sarl dhe PGFS Pilotage & Gestion S.
Së fundmi, KPTHN e Ballshit administrohet nga kompania Allum Enterprises, e cila ka negociuar me naftëtarët, por pa dhënë ndonjë zgjidhje konkrete për rifillimin e punës dhe pagesën e rrogave të prapambetura.
Në maj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se Bankers dhe Allum kishin arritur marrëveshje për rifillimin e punës në KPTHN-në e Ballshit. Por kur naftëtarët protestues pushtuan simbolikisht Uzinën të enjten, askush nuk u duk nga kompania Allum për t’i dalë zot asaj dhe aq më pak për të ofruar zgjidhje.
“Nuk doli askush të thoshte më prishe shtëpinë, më prishe pronën,” thotë Taulant Zotaj, anëtar i Sindikatës së Bashkuar të Naftëtarëve.
Edhe Merjeme Fejzaj, e cila ka punuar si teknologe në rafineri që ku mbaroi Teknikumin në moshën 18-vjeçare, shprehet se punëtorët nuk po dinë kujt t’i drejtohen.
“Përderisa u shqye porta e Uzinës dhe punëtorët u futën në çdo repart, kjo do të thotë se nuk ka pronar,” tha 56-vjeçarja. “Privat thotë ai [kryeministri], por privatët ai i sillte; një ikte, një vinte, duke lënë borxhe, një-pas-një dhe ashtu u akumuluan lekët tona dhe nuk na i japin,” shtoi ajo.
Punonjëset e rafinerisë i thanë BIRN se kanë 25 rroga të prapambetura pa marrë nga Uzina, për gjysmën e të cilave kanë fituar edhe gjyqin kundër kompanisë, por vendimi nuk ekzekutohet.
“Kemi marrë urdhër ekzekutimi nga gjykata për 13 rroga – me urdhër ekzekutimi të padiskutueshëm,” tregon Dhurata Ali, nënë e dy vajzave studente, e cila punon prej 34 vitesh si laborante në Uzinë. “Nuk e di pse nuk ekzekutohet,” ankohet ajo, ndërsa shton se për të mbijetuar është detyruar të marrë borxh, pasi edhe të shoqin e ka papunë.
Naftëtaret prej 5-ditësh në grevë urie, kërkojnë rrogat e prapambetura dhe rifillimin e punës së rafinerisë | Foto : Besar Likmeta
Mimoza Muhameti ankohet se vuajtjet e naftëtarëve kanë rënë në vesh të shurdhër; megjithëse protestojnë prej muajsh në Ballsh dhe në Tiranë.
“Kemi vajtur në Tiranë, jemi përleshur me policinë, polici shumë e dhunshme, na i kanë nxirë krahët na i kanë bërë sterrë,” u ankua ajo, duke bërë përgjegjëse ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. “Ndjehemi shumë të mashtruar,” shtoi ajo.
Shoqja e saj greviste, Mejreme Fejzaj është në një mendje, ndërsa thekson se premtimet e kryeministrit dhe qeverisë së tij të majtë në letër kanë dalë boshe.
“Mashtrim pa fund deri sa arritëm këtu, në grevë urie,” tha 53-vjeçarja, nënë e një vajze – e cila është detyruar të ndërpresë shkollën për estetiste në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar financiare të familjes.
“Kanë punuar qorrat dhe kanë ngrënë horrat – atje lart,” përfundoi ajo.
———




Me ligj kur nje kompani nuk shlyen detyrimet e rrogave sipas ligjit atehere kompania detyrohet te shpalle falimentin. Te gjitha asetet e kompanise bllokohen duke perfshire edhe llogarite bankare dhe shiten ne ankand (qe nga kompjuterat, makinerite, pajisjet e gjithshka me apo pa vlere prone e kompanise) dhe me to likuidohen debitoret ku ne rradhe te pare jane rrogat e punetoreve. Ky eshte ligj nderkombetar! Kompania nese nuk ka para te paguaj dhe nese nuk do te shpalle falimentin atehere detyrohet qe debitoreve t’u jape equity (dmth t’i beje aksionere). Normalisht duhet te nderhyjne organet kompetente urgjentisht ne baze te rregullave!
Qeveria nuk mund te justifikohet se kjo eshte pune privati!
Kerkojeni te drejten me domosdo e mos e stepni!
E drejte
Qeveria duhet ti ndihmoje mor vella , se keta jane njerezit tane ,
jane Shqiptare.
Po pse mo Mondi nga Vlora, po te ishin serbe, greke, kineze, afrikane, dreqi-shejtane, nuk duhej ti ndihmonte qeveria e shtetit shqiptar?!? Apo ke ligjet e Osmenit ti, qe kush eshte mysliman lirohet nga taksat, e kush eshte kaur ngopet me taksa?!?
naftetaret paskan urdher egzekutimi per 13 rroga por permbarimi nuk e egzekuton.
Vendimi gjykates ne leter, i pazbatueshem, njelloj si dikur letrat me vlere, te zhvleresuara nga inflacioni shume shifror, me te cilat u bene aksionere punetoret e ish-ndermarrjeve socialiste
me sa di duhet te kete institucion qe mbikqyr permbarimin
Vendimet e gjykatave nuk zbatohen ne pergjithesi nga Permbarimi privat ne Shqiperi,sepse ligjet jane bere qe te mbrojne hajdutet,kriminelet e jo viktimat e tyre!
Permbaruesit ashtu si ekspertet gjyqesore jane bere SEKSERE qe luajne me dy porta:Marrin leke nga te dy palet ne konflikt>
Kush u jep me shume ate mbrojne!
Kam 18 vjet,qe nje biznesmen qe ka pasuri te madhe ne autostraden Tirane-Durres,por permbaruesit nuk kane mundur as t’i marrin firmen atij qu njoh me detyrimin e jo me ta ekzekutonte ate!
Dhe kur ju ankova Ylli Manjanit si minister i Drejtesise m’u pergjigj,se “Permbaruesi i ka kryer te gjitha detyrimet”!
Cfare detyrimesh burokratike paska kryer permbaruese kur detyrimi i vetem i tij ka qene te me JAPE LEKET MUA?
Ja ky eshte shteti i ashtuquajtur ligjor i Rame mavrise sot!
@erhard Na cane teneqet kaq kohe me Vetingun e gjyqtaret.
Sistemi sistemi.
Ku i ka sistemi hallkat e tjera te zbatimit te drejtesise atehere, ekspertet e permaruesit e sa e sa te tjera me radhe
Erhard, keto jane ligjet e sistemit xhungel qe kane futur miqte e Edi Rames dhe advokado Zbarak Ngjales, miqte tane anglo-saksone, qe kane marre ne dore ta rregullojne sistemin e drejtesise shqiptare! Ja, gazeta DITA ka marre persiper te ndjeke problemin e asaj (apo atyre) firmes qe mashtronte qytetaret. Te shohim si do perfundoje puna, sepse ka disa muaj qe e ka marre prokuroria ne dore!
Jo vetem,por shteti eshte aksioner tek rafineria perderisa subjekti i deryrohet nje thes me leke nga taksat e papaguara . Pra nuk eshte si thote Ramuti se eshte ceshtje mes paleve.
Plotesisht dakort me paradoxal.
Por kompania ka nje kredi rreth 25 milione euro ne banke dhe banka ka sekuestruar te gjitha asetet qe sipas llogarive mund te rekuperoje vetem 10 % te parave. Uzina eshte teknologji shume e vjeteruar dhe askush nuk ka interes per ta blere. Ne keto kushte punetoret kane mbetur bosh. Ceshtja duhet cuar ne gjykate qe te gjenden ku kane shkuar parate qe ne fillim, qe kur ishte ai miku i familjes Berisha, Taci i famshem qe me suportin e Berishavje grabiti dhjetra milione euro dhe eshte zhdukur bashke me parate. Drejtesi deri ne fund dhe jo greve urie gjate dites dhe mish me patate gjate nates.
E dha Zorra Qorre e Dules zgjidhjen.
Edhe sot e kësaj ditë kështu vazhdon
Ky eshte kapitalizmi or taj,bertiste sali berisha…
Bllokmenet or taj bertet sali berisha
Une jam komandant berte ilirhajduti…
I kam xhepat bosh bertet monika ,burri im eshte kom i forcava te armatosura…
Shajne enverin dhe nexhmijen qe pinte kafe…kur iliri me moniken ja kane kaluar nga te gjitha anet.
Keta tallin bythen me paret dhe popullin
Pasurine e vendit e kthyen ne lingota per gjirin e hajduteve ne lalez
Epo koha e dy gishtave perpjete mbaroi,
tani eshte koha e b….. perpjete!
pergjegjesia e qeverise per Rafinerine
https://javanews.al/ish-drejtoresha-e-tatimeve-me-ps-tani-nenkryetare-e-lsi-se-i-kerkon-rames-te-mos-lejoje-askend-te-vjedhe-gjakun-e-shqiptareve/
Mire qe iken Iliri e del monika e morem vesh,qe fajin e ka Berisha e morem vesh po nuk na the asnje fjale per “meritat “e Rames ne kete mesele apo akoma Rama se ka marre pushtetin sepse nuk e len Berisha me Meten .Besoj se me patjeter Rames i duhet dhe nja 12 vjet te tjera qe te filloje te veje shtetin ne shina.Lene qe ai e “meriton “se eshte me i miri ne keto 100 vjet,me i mire dhe se Skenderbeu,se Enveri i merr te keqen ketij udheheqesi boteror.
O tori(jo torja e te 21 ne se e di kush eshte) nuk me plas per ramen,por keshtu si vepron opozita me ne krye kriminelin salikomunistin e virgjer e te ndjekur nga ilirfloriri(i pagezuar nga saliu) nga tru laraska mona e bash matemacieni e ca nastradina qe duan qyl gjithe jeten,rames keta do ja zgjasin jeten edhe 12 vjet sic thua vete ti….
Ne rast se ty e ziguret jane te besushem keta vazhdoni…
Qe te me thote lulashi qe kur te vij une ne pushtet,do i mar paret oligarkeve dhe do ja jap popullit (si robin hudi),une nuk e besoj…
Ashtu si nuk besoj ilirin me familjen injorante me parti private qe jane te virgjer…
Apo te besoj ca pioner te mones qe bejne shkuma party ne jale e flasin si naziskine…
Apo iliri qe lajmeron se do dale ne konference shtypi per nenshtetesit qe ka dhene(dhe dita hesht per kete skandal) dhe flet per gjobat dhe skenderbeun…
Dhe me qesharakja asnje gazetar nuk mer guximin ta pyes per keto nenshtetsit e tij te dyshimta…
Te gjithe jane bere si struci te marin rrogen,dhe vetem kur del rama bejne shkullakun….
Kam qene kunder bllokmeneve ,por krahaso ata me keta te rinjte dhe e kupton ndryshimin midis tyre dhe ketyre naftetareve qe pronaret e ketyre na xhvaten dhe duheshin varur ne mes te rafineris….
Kot sa harxhojme kohen…
Vertete eshte gjendje e keqe per punonjesit e rrafinerise se ballshit dhe duhet gjetur nje zgjidhje. Dhe zgjidhja eshte ose firma private do ti shlyeje pagat, ose rafineria te falimentoje dhe te shitet per skrap, duke shlyer detyrimet punonjesve. Kjo sigurisht behet nga gjykata me kerkese te punonjesve. Sigurisht nuk jam dakort me protesten dhe kerkesat e punonjesve per shlyerjen e detyrimeve nga shteti. Une personalisht, por edhe familja ime nuk ka perfituar asgje nga ballshi, vetem kemi paguar per te dhe nuk kam perse paguaj perseri. Une kerkoj rritjen e rroges, te pensionit etj., e jo taksat e mija te perdoren per te majmur hadutet dhe kriminelet. Po keshtu per vete sistemin ekonomik qe kemi sot, cdo gje eshte private, pra edhe shtepite. Nqs me proshet shtepia, apo nuk kam shtepi, ti nuk ke detyrim qe te me ndertosh shtepi sepse do te mbash femijet e tu, per femijet e mij jam une pergjegjes. Pra shteti duhet te ndihmoje me aq sa ka parashikuar e jo te shkaterroje ekonomine se mua mu prish shtepia. Une duhet te marr masat qe ta rindertoj shtepine, nqs nuk e kam siguruar. Shteti duke u munduar te zgjidhi problemet e te gjitheve na ka lene ne kete nivel jetese. Jo more kush punon duhet te jetoje kush nuk punon e ka te veshtire te punoje. Sot ne shqiperi nje pjese e madhe jane me ndihme sociale, e kafenete dhe pijetoret jane plot, e arrijne deri aty sa refuzojne punen, duke u zevendesuar me lloje lloje aziatiku apo zezaku.
Jane vellezerit tane, te egzekutohet ligji per te drejtat e tyre, ata kerkojne djersen e ballit, shteti duhet te dale ne krah te tyre per te mbrojtur nje te drejte te pamohueshme.
Edhe nje here shtrohet ceshtja e organizimit ne sindikata per mbrojtjen e te drejtave te punonjesve, por me nje lufte te vertete ndaj korrupsionit dhe tradhtise se
kryesindikalisteve. Ata duhen zgjedhur nga masa e gjere me njerez te vertete ne mbrojtje te interesave te punonjesve.Nuk e di sa eshte e rregulluar me ligj por, kushti nr 1 eshte qe asnje punonjes ne nje aktivitet apo biznes nuk duhet te jete jashte sindikates.Kushti 2 eshte e drejta e revokimit te te zgjedhurve nga punonjesit kur ata jane ne konflikt me interesat e punonjesve. Kushti3 pronaret nuk kane dte drejte te mobilizojne force punonjese jashte sindikates. Keto parime themelore duhet te udheheqin masen e punonjesve , te bashkuar ne mbrojtje te interesave te tyre dhe jo te ndodhe ajo qe po shohim , nje drame njerezore. Vetem te bashkuar do te fitojne , dhe jo nga zgjidhje te pjeseshme qe krijojne percarje dhe dobesim te perfaqsimit te tyre.
I kane rrahur policet e Ramutit se nuk kane buke te hane. Ka me poshtersi se kjo?