Tamam si në çark,
u zu qeveria,
i ranë dy tërmete,
edhe pandemia!
Covidi çoi vendin,
në një izolim,
dhe nxori jashtë loje,
çdo planifikim!
Bllokim nga çdo anë,
solli pandemia,
ndaj në gjithë Planetin,
ra ekonomia!
Po këtu tek ne,
opozita flet,
sikur s’ka sëmundje,
sikur s’ra tërmet!
Po tërmeti ra,
para pandemisë,
ndaj s’ka më kuptim,
plani i qeverisë!
Plani i qeverisë,
premtimi i Edvinit,
se do jetë Nëntori,
fundi i rindërtimit!
Po Luli vazhdon,
si një karnavale,
sikur kemi pasur,
situatë normale!
Ka qenë qeverisja,
një sfidë e vështirë,
po mund të qe bërë,
ndonjë gjë më mirë!
Shumë shtete covidi,
i nxori zbuluar,
po neve akoma,
nuk kemi dështuar!
Problemet e gripit,
nuk kanë të sosur,
shumë pak vende patën,
sistem të përsosur!
Ne tani luftojmë,
veç për mbijetesë,
në listimin global,
jemi diku në mes!
Hiç eksperiencë,
ne dhe Bota s’kemi,
në fushë të minuar,
kemi qënë dhe jemi!
E vështirë të dalim,
nga kjo situatë,
po Luli si Luli,
bën çdo ditë fushatë!
Të gjithë i kanë sytë,
këtu tek shëndeti,
po Luli fiksuar,
është tek pushteti!
Bën fushatë të madhe,
në kohë pandemie,
gjithë autoritet,
si shef qeveria!
Dhe është i shqetësuar,
Luli Basha vetë,
se asnjë peshk i madh,
nuk ka rënë në rrjetë!
Prit-o Luli djali,
prit e mos u ngut,
po ti veten tënde,
vallë ku e fut?!
Ta them unë-Lulash,
veten ku e gjen,
ti s’je peshk i madh,
po je peshkaqen!
Çfarë t’i them unë SPAKUT,
që nuk të ormis,
në qelinë e burgut,
që i thonë “biz”?!
Pse s’të ormis ty,
dhe baba Salinë,
krye peshkaqenët,
e gjithë Shqipërisë!
A.DUKA

Po pse o i nderuar poet edhe ti bie ne gracken e politikes qorre te Shqiperise se sotme?
Po jeni “pushtet i katert” o Beni dhe nukduhet te futeni ne carkun e rrezikshem as te Rames e as te Bashes,se i nxirrni bojen vetes!
Ju si media duhet te keni etalonet tuaj idealiste,politike,sociale,ekonomike,financiare,morale etj dhe jo t’a matni qeverisjen e Rames me ate te Bashes!
Ke marre shembull termetin dhe pandemine,por ke bere krahasimin me humbetiren!
Pse e nis arsyetimin me ato cfare thote e kerkon Basha dhe nuk gjykon se cfare duhet te kishte bere qeveria qe te perballonte demet nga termeti?
Fjala vjen,qeveria ka nje drejtori Emergjence,por te gjithe e pame,qe kjo drejtori ishte “pa breke” se nuk kishin as doreza per te mos u vrare,nga ato,qe kane fshesaxhinjte e rrugeve!
Si mund te lihet nje institucion kombetar,qe do te perballoje termetet,vershimet e ujrave,zjarret ne pyje etj PA ASNJE BAZE MATERIALE?
A ka ligj per funksionimin e kesaj drejtorie dhe mbi ate ligj te kishte rregullore se si do funksiononte,bazen materiale qe duhet te dispononte ne raste fatkeqesish etj?
Edhe Kosova i kishte kompletuar emergjencat me mire se ne,ndersa ketu as drejtori i Emergjencave nuk u duk gjate gjithe kohes,se ishte krejtesisht jasdhte loje dhe i pa afte per te vepruar!
Drejtor i emergjencave civile nuk duhej caktuar nje polic,por ushtarak nga ata qe demokracia i hodhi ne rruge te madhe,sic beri me te gjithe profesionistet e shumte te te gjitha fushave!
Kur hodhen poshte edhe shkencetarin e energjitikes shqiptare trimin Farudin Hoxha,merret me mend se cfare u be me te tjeret!
Se Berisha hodhi ne rruge te gjithe gjoja te indoktrinuarit dhe i zevendesoi me hajdutet e “plepave”,ndersa Rama i zevendesoi me cuperlinat bukurane dhe adoleshentet e gjoja ekselencesh duke kujtuar se bojatisja e imazhit do ndertonte shtetin ligjor!
Dhe sot jane mbushur ministrite dhe bashkite me plot kalamaj,qe pervec vjedhjes korruptive dhe nenshtrimit ndaj shefit nuk dine te bejne pune tjeter!
Dhe pastaj del vete Rama kur plasin skandalet duke iu hakerruar gazetareve se “Ku eshte ketu korrupsioni”?
Po korrupsioni eshte brenda ne qeverine tende,o mavri,prandaj mos dil kaq hapur!
Dhe si perfundim,na doli Rama ne te ashtuquajturen “Konferencen kunder Korrupsionit”,qe deklaroi per turpin e tij dhe te atyre qe e degjuan, por nuk reaguan se:Kokat e korrupsionit nuk jane politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!
Edhe ne kohen e pushtimit nazi-fashist ngriten krye shqiptaret ndaj shtypjes dhe shfrytezimit,ndersa sot ne te ashtuquajturen DEMOKRACI,nuk guxojne te revoltohen edhe kur kryeministri i vendit mbron te gjithe politikanet e korruptuar,shkaktare te mjerimit 30 vjecat,duke hedhur poshte te gjitha akuzat e tij kunder tyre,vetem qe ata t’i kishte ne anen e vet se edhe vete eshte njelloj si ata!
Ramen duhet ta gjykojne jo politikanet e opozites,por opozitaret e vertete,qe jane qytetaret shqiptare,qe Rama nuk u kla dhene asnje ndihme,ose u ka dhene me pikatore,kur ka shperdoruar miliarda euro per ndertime luksi,te panevojshme aktualisht,kur populli ka nevoja me urgjente!
Ndersa pandemia e nxorri lakuriqw Ramen,se 400 milion euro te dhena me PPP NUK DHANE ASNJE NDIHME NE PERBALLIMIN E SAJ gje qe verteton se ato miliona jane dhene vetem per interesa korruptive!6
Dhe korrupsioni fillon,qe me emerimin e nje kimisteje ministre te Shendetesise e jo nje mjek shkencetar!
Nuk eshte Covidi, nuk eshte as Termeti,
por eshte qeverisja e ketij Rame ibreti,
se Covidi dhe Termeti o Benko mavria,
na erdhen neve kete vit nga Shqiperia,
por ama Ed Rama po mbush plot 8 vjet,
qe ekonomine e ka bloze, krize komplet,
pra mos u rrek kot Benko alibi te kerkosh,
ketu Covid & Termet esht Rama kokbosh,
Shqiperia po zbrazet, rinia vec po largohet,
me Covid &Termet ky Rama dot s’mbulohet.
Barsaleta
Vlera e dinjitetit dhe vlera e parasë – Përmbajtja dhe forma
Një fukara lypte gjithmonë poshtë një ndërtese të madhe e të bukur. Një ditë, nga ndërtesa doli një zotëri i pasur që iu afrua lypësit.
Lypësi: Zotëri, të lutem, më fal 100 lek, të ndihmoftë Zoti ishalla!
Zotëria: Shiko, po të kishte Zot, ti nuk do ishe në këtë gjendje dhe unë nuk do isha i pasur. Por, puna është se të dy kemi nevojë për njëri tjetrin.
Lypësi: Si ka mundësi?! Ti ke gjithshka. Çfarë të mungon?
Zotëria: 100 lekëshi yt.
Lypësi: Pse, ç’të ka ndodhur? Ke humbur gjithë pasurinë që ke? Do lypësh edhe ti tani?
Zotëria: Jo, por kam vënë një bast me disa kolegë të mi që kush ka më shumë pasuri në fund të muajit, fiton një bonus të madh. Për ta arritur këtë, më duhen edhe 100 lekë, tani, por nuk po mi jep njeri.
Lypësi: Sa para është bonusi?
Zotëria: Miliarda lekë.
Lypësi: Po unë ç’fitoj në rast se ta jap 100 lekëshin tim? Do më japësh pastaj aq para sa të dal nga varfëria?
Zotëria: Jo, do të të jap vetëm 200 lekë gjithsej. Në fund të fundit, ti 100 lekë më kërkove, aq desha edhe unë nga ty. Biznesi kështu funksionon. Do mi japësh?
Lypësi: Jo, sepse unë kam gjithë ditën që lyp këtu dhe deri tani mezi më kanë dhënë 100 lekë, dhe me këto para unë vërtet mbaj frymën gjallë, por 100 lekëshi yt nuk ma ndryshon jetën, unë prapë do dal të lyp herë tjetër dhe ti do kalosh përpara meje e nuk do më japësh asgjë, ashtu siç ke bërë deri më sot. Kurse, 100 lekëshi im, për herë të parë ka një vlerë kaq të madhe saqë edhe ti që je i pasur dhe punon në një ndërtesë kaq të bukur erdhe dhe lype te unë.
Zotëria: Lypja e ka faqen e zezë, por nuk të lë pa gjë. Nga nevoja çfarë nuk bën njeriu! Paraja është forma që bën të mundur përshtatjen ndaj çdo vlere.
Lypësi: Puna është se paraja për ty është Zot, dhe për të ti je i gatshëm të bësh çdo gjë. Kurse unë, jo. Edhe në këtë varfëri mizerie si jam katandisur, preferoj të ruaj një fije dinjiteti. Ik, nuk ta jap 100 lekëshin.
Zotëria: Pse? Është thjesht çështje nevojash!
Lypësi: Po, por unë nuk kam pse bëhem hale që t’i përshtatem një nevoje të trashë si ti! Shumë njerëz janë në varfëri sepse ekzistojnë njerëz të paskrupuj si puna jote.
Zotëria: Si më ofendon kështu? Unë jam njeri me influencë. Nuk ke frikë nga vdekja?
Lypësi: Ku është vdekja? Do më bëje një nder po të ma sillje, do më nxirrje nga varfëria njëherë e mirë. E bën dot?
Zotëria: Jo.
Lypësi: E dija! Ty s’të hyn në punë vdekja ime. Mund të ndihesh më mirë kur shikon që ka njerëz që janë në gjendje shumë më të keqe se ty. Çdo gjë me përmabajtje e ka një vlerë dhe duhet t’i japim kuptim çdo vlere dhe t’i ruajmë ato, duke ruajtur edhe dinjitetin, këtë vlerë kryesore që ka njeriu, se përndryshe s’kemi asnjë lloj vlere, pasi e vetmja gjë që do na diferenconte është paraja. S’mund të transformosh vlerat dhe përmbajtjen duke i veshur një formë të papërshtatshme, pra paranë!
——————————————
Barsaleta
E hani dot mollën?
Sipas historisë fetare të kopshtit të Edenit, Adami kundërshtoi urdhërin e Zotit, hëngri mollën nga pema e ndaluar e kështu doli nga parajsa tokësore bashkë me Evën. Por, në fakt, ai dhe Eva e hëngrën mollën nga nevoja që kishin për të ditur, për të mësuar të mirën dhe të keqen, për të mësuar të vërtetën. Gjithashtu kemi dhe momentin kur thuhet se Perëndia i hoqi një brinjë Adamit dhe krijoi gruan. Si ka mundësi? Pse duhej ta bënte Zoti këtë gjë? Si mund të ndodhte një gjë e tillë? Brinja e Adamit ka ADN e tij. Ç’do bënte Zoti, do klononte Adamin? Po krijonte të ngjashmen e Adamit, kopjen e tij por të një gjinie tjetër? Si? Me një copë brinjë? Këta do ishin burrë e grua dhe origjina e gjithë njerëzimit që do vinte më pas? Po shkencëtarët ç’thonë për këtë gjë? Ç’janë këto historira? Pse Perëndia nuk e krijoi Evën me frymën e jetës ashtu sikurse krijoi Adamin? Sa e ngjashme ishte ajo me Zotin? Zoti e krijoi Adamin nga balta (pra nga hiçi) kurse për të sjellë birin e vet në tokë iu desh një femër, Maria. Si ka mundësi? Sipas logjikës për të vërtetën, Adami i bie të jetë më i vërtetë se Krishti. Adami nuk ishte bir njeriu, e kundërshtoi urdhërin e Zotit dhe hëngri mollën e ndaluar, e si rrjedhim, doli nga parajsa tokësore, kurse Jezusi, si bir i Perëndisë dhe një gruaje, shkoi në parajsën qiellore. Si mund të jetë e vërtetë kjo histori absurde e biblës?! Sipas provave, Zoti nuk ekziston, ai është një gënjeshtër e madhe. Edeni dhe momenti i krijimit ishte një utopi, një gënjeshtër. Pra, nëse Zoti (që përfaqëson të vërtetën) do ekzistonte, i bie të jetë një mashtrues, një përrallaxhi që tallet me të tjerët. Imagjino çfarë do ishin njerëzit, të ”ngjashmit” e tij! Do ishin kopja që nuk i ngjan origjinalit, pra akoma më keq se sa ai, kryemashtruesa, kryemaskarenj! Por, nëse do ishin të këtillë dhe ndërkohë flasin për moralin, drejtësinë, mirëqënien ekonomike, çfarë i bie të bëjnë? Teatër absurdi! Çfarë i bie të jenë? Palaço të lajthitur. E vërteta nuk mund të jetë ashtu, Zoti nuk ekziston. Në fakt, është thjesht një përrallë për pushtetin, por edhe nga përrallat nxirren mësime e madje edhe të vërteta. Morali i përrallës: ”Pushteti gënjen, e madje keq fare, e sidomos kur është pushtet absolut, por qepeni gojën se të lë pa bukë, jeni njerëz me nevoja, mos e hani mollën e dijes, pra mos e mësoni të vërtetën sepse dilni jashtë kopshtit, jashtë të mirave dhe privilegjeve të pushtetit. Për t’i pasur ato mjafton të bëni rolin e budallait, bëni çfarë thotë pushteti, pra hiqni dorë nga liria e fjalës për të nxjerrë gënjeshtrat e pushtetit”. Zoti përfaqëson (simbolizon) diktatorin me pushtet absolut, kurse Adami me Evën simbolizojnë popullin. Gjarpri te pema e dijes përfaqëson armikun e popullit që vjen nga jashtë (e hyn brënda edhe pse kopshti mund të jetë i izoluar apo i ruajtur si një vënd në komunizëm), apo armikun që në fakt mund të jetë në mesin e popullit i ”maskuar si gjarpër” (pra një gënjeshtar i fshehur) që bën propagandë kundër pushtetit absolut. Pushtetit absolut nuk i shpëton asgjë, ai di gjithshka për popullin (si në komunizëm), dhe populli para tij është lakuriq, s’ka çfarë fsheh sepse sistemi ka mjetet e veta të përgjimit apo spiunllëkut. Pra, i vihet frika popullit që për çdo gjë të dëgjojë diktatorin, (të mos bëjë ”mëkat”), mos ta hajë mollën e dijes, ose për shembull, edhe nëse do vishet (psh me gjethe fiku, pra me gjera të thjeshta e të varfra) duhet të marrë leje. Pra, sipas diktatorit, kjo shfaqje e huaj propagande kundër pushtetit është e papranueshme, do luftuar, dhe kush e dëgjon do ndëshkuar sepse nuk i do të mirën popullit, por në fakt, gjarpri i tha thjesht të vërtetën për diktatorin, prandaj ai gjendej te pema e njohjes e së mirës dhe së keqjes, te pema e së vërtetës. Por, diktatori nuk e do sepse i rrezikohet pushteti. Pavarësisht nga kjo, do apo s’do diktatori, e vërteta del dhe diktatori bie, dhe te Edeni, ”komunizmi” ra brënda ditës sepse hëngrën mollën. Pyetja është, ”e hani dot mollën e Adamit”?
O Beni,po ne u gezuam shume se Rama mori gjith ato leke nga BE-ja per termetin,Turqia na ofroi 500 shtepia plus gjith ata private qe na dhane ndihma dhe ti thua qe Basha e paska gabim ! Po si mund te jete gabim kur kemi nje vit nga termeti 2 dhe kemi krijuar nje ministri me ekonomistin me te mire dhe deri tani si pushteti qendror si pushteti vendor mburren me disa shtepi te ndertuara nga privatet (biles shkoni i beni dhe inagurimet )dhe me projektet 3D.