Aksident në Tiranë/ Motori përplas të moshuarën, 75-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

time

Në Tiranë, një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Një këmbësore është përplasur nga një motor me drejtues K.N. 75-vjeçarja u dërgua në spital ku tashmë ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që drejtuesi i motorit u shoqërua nga uniformat blu.

“Më datë 20.10.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, mjeti motorr me drejtues K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V.Z.,75 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *