Në Kuçovë dhe në Berat ditën e sotme u regjistruan 18 raste të reja me COVID-19.
Raportohet se në Kuçovë, 3 prej të infektuarve ishin punonjës të bashkisë ndërsa janë infektuar dhe 3 mësues në gjimnaze. Sakaq, aktualisht nuk dihet nëse vijon puna në këto dy institucione teksa personat e infektuar janë karantinuar menjëherë.
Gjithashtu, nga ana tjetër në Berat prej të infektuarve, janë prekur 2 punonjës të OShEE-së si dhe një edukatore e kopshtit “Llambrini Kule”.
Sakaq, në Skrapar, një polic në komisariat, një mësues dhe një shofer administrate kanë rezutuar pozitivë me COVID-19.
h.b/dita
