Shteti grek do të ndërtojë një “mur” modern në kufi me Turqinë, shkak refugjatët

time

Shteti grek do të ndërtojë një mur modern të gjatë 26 kilometra dhe i lartë 5 kilometra, në kufi me Turqinë.

Këtë lajm e dha Stelios Petsas, zëdhënësi i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Projekti sipas qeverisë greke do të përfundojë në prill, me një fond 63 milionë euro, dhe do t’ i shtohet rreth 10 kilometrave ekzistues por që do të rikonstruktohen, duke shtuar elementë sigurie më të avancuara, si një sistem kamerash që do të përfshijë të gjithë 192 kilometrat e kufirit tokësor midis dy vendeve.

Vetë kryeministri Miqotakis ka vizituar të shtunën zonën ku mendohet të ndërtohet muri. I ndërtuar me tuba çeliku dhe bazamente betoni, muri është përgjigja e qeverisë greke ndaj dyndjes së emigrantëve që vijnë nga Turqia, ku ndodhet në këtë moment numri më i lartë i refugjatëve në botë, rreth 4 milionë që vijnë kryesisht nga Siria.

Numri i sirianëve që i drejtohen kufirit grek të BE-së ka qenë relativisht i kufizuar për shkak të pandemisë por edhe të kontrolleve të shtuara.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *