Projekt-Buxheti 2021, sa do të investohen për pandeminë. Denaj: Prioritet shëndetësia dhe rindërtimi, në listë Rruga e Arbrit dhe Llogaraja

time

Anila Denaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka prezantuar projekt buxhetin e vitit 2021. Denaj ka theksuar se prioritet do të ketë shëndetësia, arsimi dhe rindërtimi.

Ajo ka njoftuar ndër të tjera se do të investohen rreth 6 miliardë lekë në përballimin e pandemisë, teksa në plan përfshihet edhe vaksina  anti-COVID.

Përveç rritjes së pagave do të ketë edhe rritje në infrastrukturë. Në 2021 rëndësi të veçantë do të ketë rindërtimi.

4.5 miliardë lekë për pagat e rritura dhe shëndetësinë. Në infrastrukturë synohet rritja e sigurisë rrugore, kompletimi i rrugës së Arbrit dhe startimi i tunelit të Llogarasë“, tha Denaj.

Ndër të tjera ministrja e Financave ka bërë publike edhe përfshirjen e kostove për arsimin apo subvencionet në bujqësi.

Sakaq, në një mbledhje të posaçme qeveria ka miratuar projektbuxhetin e vitit që vjen, ku pret për vitin 2021 nje rritje ekonomike prej 5.5 %, uljen e papunësisë në 12.2%, dhe rritjen e investimeve publike në 7.3% e PBB-së . Deficiti buxhetor për vitin 2021 planifikohet të jetë në nivelin 6.5% të PBB-së.

Pra, objektivat kryesore, sipas ministrisë janë rritja e pagave për stafin mjekësor dhe mësuesit, rindërtimi i banesave, dhe masat parandaluese për COVID-19. Qeveria ka parashikuar:

  • 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB do të mbështesin një nivel të lartë investimesh publike
  • 29, 5 miliardë lekë për procesin e Rindërtimit — 28 mld lekë në vitin 2021 për rindërtim, edhe 1.5 mld lekë financimin e bonusit të qirave.
  • 4.5 miliardë lekë për shëndetësinë — rritja e pagave të mjekëve me 40%, blerja e vaksinës Anti-Covid19, dhe masat parandaluese.
  • 3.5 miliardë lekë për arsimin — rritja e pagës së mësuesve me 15 % dhe financimi i paktit për Universitetin.
  • 1 miliardë lekë për bujqësinë — heqja e aksizës së naftës për fermerët.

Tri reformat që do të mbështeten janë:

  • Reforma në drejtësi
  • Reforma në administratën publike
  • Reforma e menaxhimit të financave publike

h.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Gjeresia e Rruges se Arberit te jep te kuptosh, se kjo rruge po behet nga Europa per transportimin e mallrave te ndryshme qe do te vijne nga Bullgaria, Kosova, Serbia, Maqedonia me maune te medha, per te kaluar drejt Italise permes portit te Durresit. Shqiperia do te kenaqet me disa kacidhe, takse rruge, si dhe me CO2 mjaftueshem per tharjen e gjelberimit nga Dibra ne Tirane! Shqiperia vend tranziti, shqiptaret te huaj ne ish-vendin e tyre!

  • Kryetarja e grave socialiste te djathta
    Lepireset sherbetore te ramut zhberesit
    Si keni fytyre dilni ne media femer kurve
    Pthu vdekesire morale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *