Konfirmohet në detyrë prokurori Arben Qose. Qosja doli i pastër në tre shtyllat e vlerësimit, të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe integritetit.
Qosja është prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë. Ai e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore.
Sakaq, në vitin 2004, Qosja u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.
h.b/dita
