Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca theksoi nga studio e Ilva Now në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare se Gjykata Kushtetuese është kusht i domosdoshëm për konferencën e parë ndërqeveritare me BE.
“Shqipëria shumë afër përmbushjes së të gjitha kushteve. Mendoj se gjëja e rëndësishme që duhet të jetë dhe të bëhet super urgjente, është përmbushja e vendeve në Gjykatën Kushtetuese,” tha ambasadori Soreca.
“Të kemi dy kandidatë para fundit të vitit, është kusht i domosdoshëm që të bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Të gjithë, shtetet anëtare, ambasada po presin që kjo gjë të ndodhë kështu që është e qartë që është e nevojshme, e domosdoshme, urgjente që të punohet nga Këshilli Emërimit të Drejtësisë dhe të gjitha autoritetet e tjera që të bëjnë të pamundurën në mënyrë që të kapim trenin, në lidhje me Konferencën Ndërqeveritare,” u shpreh ambasadori Soreca.
Ambasadori tha se zyrtarët duhet t’i ndjekin me vepra deklaratat që kanë bërë dhe të bëjnë progres të shpejtë, ndërsa shtoi se vonesat janë të kuptueshme duke marrë parasysh të drejtën e ankimimit të të skualifikuarve.
Ai u shpreh se nevojiten të emërohen gjashtë gjyqtarë pasi ky është korumi i Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjit për këtë çështje.
“Po hymë në fakt në një periudhë katër-javore shumë interesante duke filluar që nga dita e sotme. Pasi sot në këtë moment që ne po flasim, ka takime të ambasadorëve të Bashkimit Evropian, të shteteve anëtare në BE dhe këto katër deri në gjashtë javë në vijim do të jenë shumë të rëndësishme për shtetet anëtare që ata të ndjekin më pas konstatimet e Komisionit Evropian në raportin e vet dhe të marrin vendimin e tyre që është unanim,” tha ambasadori.
“Ju mund të më quani optimist, unë jam pragmatist dhe ka ende shanse që në rast se përmbushet kushti i Gjykatës Kushtetuese, shtetet anëtare mund të vlerësojnë përpjekjet që do të ketë bërë Shqipëria dhe përpjekje të cilat deri më tash janë njohur nga shtetet anëtare në shumë fusha të ndryshme dhe kështu i jepet mundësia Shqipërisë dhe që t’i bëhët thirrje Gjermanisë që të organizojë Konferencën,” përfundoi ai.
Përfaqësuesi i BE megjithatë nënvizoi se ishte i kënaqur me përparimet e bëra nga Shqipëria kundrejt reformave, duke marrë parasysh edhe situatat e krijuara nga tërmeti dhe pandemia COVID-19.
e.sh/Dita

Ç’a trena flet mo?
Ne s’kemi me, as hekurudha, as trena.
NE DO VIJME NE EUROPE ME AEROPLANA.
Do ndertojme nje tren me dhoga ne bulevard ku timonieri do mbaje tepsine.Sorre e ka i BE do te shtyje trenin
Sot jemi edhe ma larg evropes se sa ishim dje…
rrnofte edi Rama! Nga suksese ne suksese ,po fajin nuk e ka ai ,pas 8 vite qeverisje!
o taljono tregohu pak i squt!!
brekushja e sorollat kushtetuesen kastile qe te mos hyjme ne BE.
kjo nuk i intereson aspak atij prandaj vazhdo lepij bythen e
ketyre horrave se nuk del pa gje!!
e çte plasi ty per shqiptaret fundja !!
kto ka ber gjate gjithe Historise Kurva Plak
vs Shqiperise.
Kur Gjergji i Madhe zbythi Turqit pothuaj nga Ballkani,
(Atehere Shqipetaret ishin Kombi me i mache ne Ballkan e shtriheshin deri ne. kufij me Bullgarine dhe Turqine ,- Serbia ishte e pushtuar dhe vasale e turkut dhe Greqia nuk exzistonte fare qysh nga Prrallat e Homerit qe s’dinte fare Greqishte ). –
haha Historia eshte interesante –
Europa mbajti frymen nji Moment nga mahnitja,
si nji popull pa nji Ushtri te Madhe si ato Europiane thyeu Superfuqine e kohes Turqine dhe i thane
Shqiptareve luftoni e mbajeni larg BE-s Turkun se ne so ju ndihmojme .
Na perkrahen vetem me bla-bla-bla dhe kur Mbreti Legjendar Shqiptare, qe mahniti Boten dhe frymezoj poete e shkrimtare te saj, ishte ne shtrarin e vdekjes,
I derguari Papulit mbasi i dha lajmin shqiptareve se
Mbreti vdiq – i tregoj Testamentin.
Gjithe bregdetin nga Shkodra ne Korfuzr Gjergji ja la Venedikut .
Dhe mbasi i lan te vetem ne Lufte Shqiptaret,mbas renies se Krujes i thane shqiptareve.
Merrni gjithcka keni dhe shpejt se iken Anijet
Edhe sot kjo politik luhet kunder shqiptareve.
hipokrite te pandreqshem