Përhapja e COVID-19 në institucionet arsimore është kthyer në një problem alarmant ditëve të fundit në vend. Rasti më i fundit i infektimeve, raportohet nga Elbasani. Kopshti numër 8 në këtë qytet është mbyllur pasi kanë rezultuar të prekur 8 persona të cilët janë edukatore dhe sanitare.
Rastet e fundit janë kontakt i disa ditëve më parë, ky dy edukatore rezultuan të prekura. Tamponët e stafit nxorën pozitiv edhe 6 të tjera.
Në këtë mënyrë, ditën e djeshme u vendos mbyllja e këtij kopshti dhe nisi dezinfektimi i ambienteve.
Kujtojmë që edhe Fier apo Vlorë, disa kopshte janë mbyllur për shkak të konfirmimit me raste pozitive.
Deri me tani, situata nga COVID-19 sa vjen dhe përkeqësohet çdo ditë. në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi për 4 humbje jete dhe 297 raste të reja, ku 18 prej tyre i përkasin Elbasanit. Ky qytet numëron në total 313 raste nga fillimi i epidemisë.
