Komisioni i Vlerësimit ka përmbyllur përzgjedhje e kandidatëve për deputetë teksa do i dorëzojë Kryesisë 316 emra për kandidatë për deputetë që u votuan nga baza.
Mbyllja e punës së komisionin shënon edhe përfundimin e fazës së 3-të të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Sakaq, vendimtare do të jetë vota e Kryesisë së PD që do të zgjedhë 140 kandidatët finalë.
Raportohet se janë të paktën 80% të kandidatëve tashmë të përzgjedhur automatikisht nga Komisioni, kurse Kryesia dhe kryetari kanë të drejtën e propozimit të 20% të emrave për kandidatë.
Ndërkohë, pasdite komisioni do të dalë me një deklaratë për të dhënë më shumë detaje.
Kujtojmë se në fazën e parë u propozuan rreth 3600 emra në të gjitha degët e PD. Më pas, në fazën e dytë komisioni seleksionoi emrat e mundshëm për çdo qark, të cilët ia dërgoi për votim sërish bazës së PD.
Dhe më tej, emrat u kthyen sërish në Komision, i cili bëri vlerësimin e kandidatëve të mundshëm në bazë të kontributit në parti dhe pëlqyeshmërisë nga baza.
h.b/dita

Jo, jane manDipular! Jo, per koke te besos, qe nuk jane zgjedhur me portali. Shqiperia qe duam, E që s’na do!
Cfare zgjedhje, nga 600 kryesia e pd do te zgjedhi 140 dhe ne fakt prej tyre qytetaret do te zgjedhin apo jo nja 30 apo 40. Pra nga 600 qe ishin ne fillim do te perfundojne ne 30, ose 5 %. Ne fakt kjo eshte zgjedhje ku kryesia vendos per 100 % te kondidateve, atehere kush eshte zgjedhur nga baza, sala, basha apo ruliiiiiii.