Vargje për këngë

Ornela

Jo, nuk shuhet nëpër mote,
Zjarr’ i dashurisë së parë,
Zemra ime, zemra jote,
Ruan një margaritar.

Ishim në kohët e vjetra,
Syshkëndi e zëmërprush,
Rendnim qindra kilometra,
Prapa një syri larush.

Po akoma nuk u plakëm,
Për lodrat e dashurisë,
Thellë në zemër ndjejmë flakën,
Ndjejmë flakën e rinisë.

Tani që na dalin para,
Çupat që i bënë zonja,
Njëlloj si kohë të bardha,
Sytë na bëhen xixëllonja.

Rrjedhin vitet si ujëvara,
Zjarri asnjëherë s’fiket,
Në altar të zemrës, brenda,
Një qiri ndezim për miket…
1998

Bukuroshja që s’ka mend

Për vashë lastaren
S’më zë kurrë qederi,
Që ka nazë zane
Po nga mendja trokë…
Unazë floriri
Në feçkën e derrit,
Janë bukuroshet,
Që s’kanë gjë në kokë…
1998

Gjëmon pylli…

Gjëmon pylli anë e mbanë,
Kur jep shpirtin elefanti,
Po dhe mizën kur e shkelin,
Ka dhimbjet e një gjigandi.
1998

Kur fëmija yt…

Kur fëmija yt,
Që bën dritë si nur,
Të kërkon ushqim,
O njeri i varfër;
Ti në vend të bukës,
Nuk i jep një gur,
Dhe në vend të peshkut,
Nuk i jep një gjarpër!
1997

Pikëllimi…

Me fjalë e me sy,
Mos e vrit të varfërin,
Pikëllimi i tij,
Helmon dhe gjarpërin.
1997

Fale prostitutën…

Fale prostitutën,
Zemrën e lënduar,
Lotët e pendimit,
Me puthje ja thaj,
Po mos e fal mbretin,
Mbretin e rrëzuar,
Që shkoi në thikë,
Mijëra të pafaj…
1997

Mos…

Atij që ka etje,
Mos i kujto verën,
Në dimrin e thellë,
Mos kujto pranverën,
Para fukarait,
Mos ha mish të pjekur,
Atij që do paqe,
Mos ja kthe me hekur!
1997

Me njeriun që s’ka mend…

Me njeriun që s’ka mend,
Kur bën llafe kot së koti,
Qaje-qaje fatin tënd
Në çdo rast fiton idioti…
1997

Fjalë e urtë…

Këtë fjalë të urtë,
Jete të vështirë,
S’e ka thënë aspak,
Një gojë memece:
“Më mirë rro në shpellë,
Me një egërsirë,
Se sa në shtëpi,
Me një grindavece!…”
1998

Share This Article
1 Comment
  • Barsaleta

    Utopia, tragjedia dhe e vërteta.

    Pasi Zoti i nxori nga parajsa tokësore (kopshti i Edenit) se hëngrën mollën e ndaluar, Adami dhe Eva po diskutonin.
    Eva: O Adi..
    Adami: Ç’Adi moj grua! Adam.
    Eva: E mor, edhe ti si bën! Kjo s’ka rëndësi! Por, ç’ishte kjo tragjedi që na gjeti?!
    Adami: Avash! Nuk ishte ashtu, mua mu duk sikur Zoti u tall me ne! Po të ishte tragjedi, do kishim vdekur.
    Eva: Po ne të vdekur jemi tashmë. Nuk jemi të përjetshëm, një ditë do vdesim, ç’rëndësi ka kur. Tragjedi është! Pra, Zoti na vrau! A mund t’i vrasësh kështu krijesat e tua, edhe sikur të supozojmë se gabuam?! Jo. Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore.
    (Në këtë moment, aty shfaqet gjarpri që i doli te pema).
    Adami: Po ti, ç’do këtu? Nuk të dënoi Zoti?
    Gjarpri: Mua nuk më dënon dot njeri, jam i pavdekshëm. Pse nuk më ndaloi dot Zoti të futesha në kopsht? A ka gjithshka në kontroll ai?
    Eva: Pse jemi të vdekshëm tani? Vetëm se hëngrëm mollën e ndaluar?
    Gjarpri: Ju të vdekshëm ishit që kur u krijuat, kur hëngrët mollën thjesht mësuat të vërtetën. Para se të hanit mollën, ishit njësoj si kafshët aty në kopsht, nuk dinit as dallimin midis të mirës dhe së keqes. Si mund të jetonit ashtu? Do bënit gomarllëqe dhe do iu dukeshin si gjëra normale. Ju kishit nevojë të dinit, prandaj hëngrët mollën.
    Eva: Po pse pastaj kishim edhe turp saqë u mbuluam me gjethe fiku? Po Zoti, pse na bëri tunika lëkure kur na nxori nga kopshti?
    Gjarpri: Sepse aty u ndërgjegjësuat për gjendjen tuaj dhe atë çfarë ndodhi. Hëngrët mollën e dijes. Nuk mund të rrinit lakuriq si kafshët. Zoti iu bëri tunika sepse njeriu është qënie me nevoja, dhe ju kishit nevojë të visheshit. Keni dhe nevoja të tjera.
    Adami: Pse na krijoi kështu Zoti? Pse mos të ishim si ai dhe të jetonim në qiell?
    Gjarpri: Sepse kështu jeni lehtësisht të kërcënueshëm. Mjafton që t’iu lësh pa ngrënë dhe vdisni. Mund të rrëzoheni e të vriteni. Mund të hani e të mbyteni etj. Nëse jeni të kërcënueshëm, Zoti mund të bëjë çfarë të dojë me ju, iu vë pengesa sa të dojë e si të dojë, dhe e vetmja gjë që iu ngelet është ta adhuroni, t’i luteni e t’i kërkoni falje, përndryshe ndëshkoheni. Nëse nuk je i kërcënueshëm, asnjë nuk mund të ketë pushtet ndaj teje.
    Eva: Po ti, pse na i the të gjitha këto, ç’interes ke? Pse zvarritesh ashtu duke u dredhur në tokë nëpër pluhur?
    Gjarpri: Mua më intereson vetëm e vërteta, dhe duhej ta dinit atë, të dinit dallimin mes të mirës dhe së keqes. Unë edhe zvarrë tërhiqem, dhe pluhur mund të ha por parimet nuk i shkel, mund edhe të dredhoj nga halli, por edhe ashtu do ta them të vërtetën. Ju duhej të ishit të lirë të zgjidhnit.
    Eva: Të zgjidhnim? Çfarë? Fatin tonë?
    Gjarpri: Jo, fati juaj dihej që do ishte jashtë kopshtit. Ai që krijon gjithshka, i di edhe nevojat e krijesave të veta.
    Eva: Atëherë, çfarë të zgjidhnim? Kush kishte të drejtë, Zoti apo gjarpri? Apo kush do kishte pushtet ndaj nesh?
    Gjarpri: Mua s’ka ç’më duhet pushteti ndaj qënieve të vdekshme. Unë po të doja iu kërcënoja, do ju thoja që hani mollën se përndryshe iu kafshova dhe helmova me helmin tim. Nuk e bëra.
    Adami: Pse, sepse ishe i sigurt që ne do e hanim mollën?
    Gjarpri: Sigurisht, ishte thjesht çështje kohe. Por, ju duhet ta hanit mollën që ditën e parë sepse farsa nuk duhet të zgjaste asnjë ditë, ishte thjesht një utopi, një gënjeshtër e madhe, diçka ideale por që mund të jetë vetëm imagjinare. Ëndrra zgjat shumë pak, sidoqoftë ajo! Në parajsë nuk ka vend për gënjeshtrën.
    Adami: Pse zgjodhe të na shfaqesh te kopshti në këtë formë të shpifur zvarraniku?
    Gjarpri: A do e hanit njësoj mollën ju?
    Adami: Po.
    Gjarpri: Ç’rëndësi ka forma, rëndësi ka përmbajta, e vërteta. Forma është thjesht një simbolikë që ia përshtata përmbatjes. Ajo mu duk më e përshtatshmja.
    Adami: Mirë te kopshti, po tani, pse u shfaqe si gjarpër?
    Gjarpri: Sepse e vërteta nuk ndryshon.
    (Në këtë moment, Adami zgjohet nga gjumi)
    Adami: O Eva, pashë një ëndërr të keqe me një qënie që vinte nga qielli lart dhe një gjarpër që flet.
    Eva: U më raftë pika! Gjarpri nuk flet! Sa herë të kam thënë mos ha shumë fiq para se të flesh se të rëndojnë në bark e nuk e bën gjumin rehat!

    ————————————-

    Barsaleta

    Kurvëria e shenjtë

    Në bibël te Deuteronomy kapitulli 31 thuhet: 16 Dhe Zoti i tha Moisiut: Ja, ti do të shkosh të flesh bashkë me etërit e tu; dhe ky popull do të çohet dhe do të kurvërohet duke shkuar pas perëndive të huaja të vendit në mes të cilit po shkon; dhe do më braktisë mua dhe do të shkelë besëlidhjen që kam lidhur me të.
    Te Judges kapitulli 2 thuhet: Pastaj Zoti nxirrte gjyqtarë, që i lironin nga duart e atyre që i zhvishnin. 17 Mjerisht ata nuk i dëgjonin as gjyqtarët e tyre, por kurvëroheshin përpara perëndive të tjera dhe binin përmbys para tyre. Ata braktisën shpejt rrugën e ndjekur nga etërit e tyre, të cilët u ishin bindur urdhërave të Zotit; por ata nuk vepruan ashtu.
    Te Judges kapitulli 8 thuhet: 27 Pastaj Gedeoni me to bëri një efod, dhe e vendosi në Ofrah, në qytetin e tij; tërë Izraeli shkoi atje dhe u kurvërua me të dhe kështu u shndërrua në një kurth për Gedeonin dhe shtëpinë e tij. 33 Pas vdekjes së Gedeonit, bijtë e Izraelit filluan përsëri të kurvërohen përpara Baalit dhe zgjodhën Baal-Berithin si Zot të tyre.

    (Pra, nga sa lexojmë më sipër, thuhet se të shkosh pas Perëndive të tjera quhet kurvërim. Ashtu?! Sipas biblës, emri i Zotit është “Xhelozi”, sipas dëshmitarëve të Jehovait është “Jehova”, sipas meje Zoti nuk ekziston, por edhe sikur të supozojmë kot sikur ekziston, ai do quhej “Gënjeshtrat nuk ekzistojnë”, myslimanët e quajnë “Allah”. Pyetja është: Kush po kurvërohet nga këto besime fetare? Se psh të krishterët njohin Jezusin si birin e Perëndisë kurse myslimanët jo, edhe pse në fakt besojnë te i njëjti Zot që është një dhe vetëm një ashtu siç e vërteta është një. Pyetja tjetër është: Po populli, kur shkon nga një parti te tjetra, a quhet kurvërim? Po kur dikush apo ndonjë parti lëviz nga koalicioni opozitar në atë të pushtetit dhe anasjelltas, a quhet kurvërim? Ç’janë këto historira?! S’merret vesh kush është kurvë, kush është gënjeshtar dhe ç’lidhje ka gënjeshtra me kurvllëkun? Sepse, logjikisht, Zoti, sipas biblës, thotë që nëse shkon pas një Perëndie tjetër, atëherë merresh me gënjeshtra, sepse e vërteta është Zoti. Atëherë, je kurvë?!)

    ——————————————–

    Barsaleta

    Farsa dhe e vërteta

    Te Genesis kapitulli 6:1 thuhet: Kur njerëzit filluan të shumohen mbi faqen e dheut dhe u lindën atyre vajza, 6:2 djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura, dhe morrën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë. 6:3 Dhe Zoti tha: ”Fryma ime nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish; ditët e tij do të jenë pra, 120 vjet”. 6:4 Kishte gjigandë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të këtyre kohëve. 6:5 Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë. 6:6 Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet. 6:7 Kështu Zoti tha: ”Unë do shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar”. 6:8 Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit. 6:9 Kjo është prejardhja e Noeut. Noeu ishte një njeri i drejtë dhe pa i metë mes bashkëkombësve të tij. Noeu eci me Perëndinë. 6:10 Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin. 6:11 Por toka ishte e korruptuar para Perëndisë dhe plot e përplot me dhunë. 6:12 Tani Perëndia vështroi tokën dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse çdo mish i tokës kishte shthurrur sjelljen e tij. 6:13 Dhe Perëndia i tha Noeut: ”Kam vendosur t’i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja, unë do t’i zhduk bashkë me tokën.
    Nga sa thuhet më sipër, shohim se paskan ekzistuar edhe djemtë e Perëndisë. Pyetja është: Djemtë, ishin qënie frymore? Me kë i bëri Zoti, si i krijoi? Se, sipas biblës, për të bërë Jezusin iu desh Maria. Pastaj, më sipër bëhet krahasimi i njeriut sikur ishte thjesht copë mishi. Ç’është ky term që përdoret nga Perëndia? Njeriun prej mishi, gjaku dhe kockash e krijoi vetë dhe tha që ishte i ngjashmi i tij. Gjithashtu, më sipër shohim se djemtë e Zotit (që i bie të kenë zbritur që lart nga qielli e të kenë marrë formë tokësore) morrën gratë e bukura që deshën (pra ato prej mishi dhe jo frymore). Sigurisht, kasta (pushteti) ka privilegjet e veta, marrin e bëjnë ç’të duan (kjo është simbolika e përrallës). Dhe, Zoti tha se fryma e tij nuk do të hahet gjithmonë me njeriun. Pikërisht tani që djemtë e tij morrën gratë prej mishi? Perëndia tha se jeta e njeriut do ishte 120 vite. Gjatë historisë së botës deri më sot, ka plot njerëz që kanë jetuar mbi 120 vjeç. Më vonë Zoti tha se u pendua që kishte krijuar njeriun dhe u brengos për këtë në zemër të vet e vendosi t’i shfaroste. Si ka mundësi që Zoti që krijoi gjithshka nga hiçi, pra që pretendohet se kontrollon gjithshka, u pendua? Ai e dinte shumë mirë se çfarë kishte krijuar. Ç’është kjo tallje? Por, sidoqoftë, një njeri do shpëtonte, Noeu dhe familja e tij. Pse? Mos vallë sepse e vërteta është një? Njerëzit e liq e dashakeq të asaj kohe, pse nuk e vranë Noeun? Kurse me Jezusin, birin e Perëndisë, pra të vërtetën, ndodhi e kundërta, u kryqëzua (u vra) dhe të gjithë të tjerët vazhduan jetën. Por, nëse do zbatohej parimi i së vërtetës, atëherë Jezusi nuk duhej të kryqëzohej, s’do i linte Zoti ta bënin, nuk ke çfarë i bën së vërtetës. Sipas kësaj logjike, i bie që Jezusi nuk ishte e vërteta. Përveç faktit absurd që nuk dihet se si do dilte e gjithë bota nga Adami dhe Eva, apo nga familja e Noeut më pas, tani na del që Zoti paska dhe djem që rendin pas mishit!! Pse Zoti nuk e krijoi Jezusin në formën siç ishte vet dhe pastaj ta zbriste në tokë? Pse i duhej Maria, gruaja e Jozefit? E vërteta është që kjo është e gjitha një farsë e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *