Kali dhe gomari
Gomari mërzitej sa herë i zoti ndante tagjinë,
Më shumë i hidhte kalit se i hipte në shpinë!
Për punë i zoti dërgonte vetëm gomarin,
Se kalin e mbante kur shkonte nga pazari!
Për të mbajtur ujë e dru dërgonte gomarin,
Dhe për mulli i lidhte thasët sipër samarit!
Kalit i vinte shalë dhe vitheve një velenxë,
Që në fshat kur shkonte të kishte prezencë!
Dobësohej gomari se s’kujdesej fare i zoti,
Tagjinë s’ia shtoi dhe kur nga syri i doli loti!
Keq i erdhi mullixhiut për gomarin e shkretë,
Thasët s’ia ngarkoi, ia la që i zoti t’i merrte vet!
Gjyqi në pyll
Gjyq u bënë kafshët e pyllit, ujkut dhe çakallit,
Se dëm i madh i ishte bërë kopesë së fshatarit!
Kujdes të kemi, – u tha, nga zemërimi i fshatit,
Shumë kafshë te ne e kanë pësuar prej këtij inati!
S’kaluan ca ditë dhe dhelpra te koteci bëri kërdinë!
Gjithë fshati me armë zjarri e çifte aty u mbinë!
Sapo dëgjuan krismat në pyll, të gjithë vrapuan,
Të tmerruara kafshët, kush mundi i shpëtuan!
Sa ra qetësia, u mblodhën të gjithë ato përsëri,
Dhe nisën me kafshët të bënin një gjyq të ri!
Dhelpra me kokë ulur dhe s’fliste asnjë fjalë!
Dënimin ajo priste se nga fjala u kishte dalë!
Shumë kafshë ranë dakord por kishte dhe jo,
Kështu i shpëtoi dënimit dhelpra, se fati e do!
Shpejtë e harroi dhelpra, mend s’kish nxënë!
Shkoi herët te koteci, por çarku e kish zënë!
Ujku e çakalli,- thanë, të shohim njëherë kopenë,
Por, sapo u afruan dy krisma hovin ua prenë!
Nga sytë xixa u dolën, deshën ata të vraponin,
Por, nga plagët e çiftes të dy shtrirë lëngonin!
Urdhri i mbretit luan
Kafshët e pyllit te pastrojnë vendin ku hanë!
Ishte urdhër i prerë, dhënë nga mbreti luan!
Lepuri pa ujkun, se vendin e tij nuk e pastroi,
Vapoi për te luani, që të vërtetën t’i tregojë!
Teksa po rrëfente çfarë pa, te ujku i paudhë,
Vetullat ngrysi luani dhe buzët filloi t’i rrudhë!
Pa pastruar kish lënë vendin e tij luani mbret!
Kap lepurin për veshi dhe pastroi vendin e vet!
Gjuha e gomarit
Gomari kishte vite me një samar të vjetër,
S’kishte ndër mënd i zoti t’i bënte një tjetër!
Ndaj pëlliste gomari kur ishte i ngarkuar!
Tjetri u përgjigjej sapo ky kish mbaruar!
Përse po pëllisni? I zoti gomarit, – i tha:
E pyeta ,- tha gomari, se samar të ri ka!
Për punë, më tha, por ai donte të dinte,
Për samarin tim të ri, si mua më rrinte?
Ç’përgjigje i dhe? Kurioziteti të zotin e griu!
I thashë, – tha gomari, – se unë samarin e ri,
E kam kur me tim zot shkoj nëpër gosti!
Këtë të vjetrin që kam, për punë mirë më rri!
Mirë i erdhi të zotit se gomari po e mbronte,
Me samarin e vjetër akoma ai po qëndronte!
Kjo e bëri të zotin që t’i bënte një samar të ri,
Të gëzonte i shkreti gomar si dhe shokët e tij!
Hardhuca dhe gjinkalla
Një hardhucë kapi një gjinkalle që këndonte,
Me të në gojë vrapoi te një shkurre te qëndronte!
Vazhdonte këngën gjinkalla se nuk dinte çfarë e priste.
Sapo t’mbërrinte te shkurrja do e copëtonte dhe gëlltiste!
Gjinkalla iu lut hardhucës që këngën e saj të mbaronte,
Dhe më pas me të bënte çfarë të donte!
I besojë hardhuca, e la që këngën e saj të mbaroi,
Kaq deshi gjinkalla, hapi krahët dhe te pema fluturoi!
Babëzia e miut
Miu qe bridhte për ushqim, pa rrotën e djathit të plotë,
Sytë shqeu dhe s’priti, – tha, do ha sa barkun të ngopë!
Nuk e zgjati, një vrimë të thellë bëri dhe vazhdoi t’hante,
U kujtua te ndalë, veç kur barku më ushqim s’po mbante!
Jashtë donte të dilte nga djathi, por vrima s’po e nxinte!
Qëndrojë aty tërë natën, deri sa barku t’i binte!
Në mëngjes herët, i zoti atë rrotë djathi te grirësja e çoi,
Miu pa diskun që iu afrua, i tmerruar nga vrima fluturoi.
