Ndodh për herë të parë në Vetting! U përjashtua nga KPK pas problemeve me pasurinë, KPA vendos rikthimin në detyrë të gjyqtarit në Shkodër

J L

Fuat Vjerdha bëhet gjyqtari i parë në sistemin e drejtësisë i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) e ka rikthyer në detyrë Fuat Vjerdhën pas një vendimi të ditës së sotme.

Kujtojmë se kryetari i Gjykatës së Apelit të Shkodrës u përball dy herë në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, më 6 maj dhe më 7 qershor të vitit 2019. Gjatë vlerësimit të pasurisë, KPK konstatoi probleme të vogla me deklarimin e pasurisë dhe mungesë burimesh të ligjshme prej 1.6 milionë lekësh.

Rihapja e hetimeve për kriterin profesional duket se e rëndoi pozitën e Vjerdhës, pasi KPK mori në shqyrtim lehtësimin e akuzave për Sokol Mjacajn në vitin 2010 dhe dy denoncime nga publiku.

Relatori i çështjes theksoi se Apeli e kishte ndryshuar dënimin e Mjacajt nga 10 vjet burg që kishte vendosur shkalla e parë, në 4 vjet heqje lirie. Pak kohë pasi ky shtetas doli nga burgu, ai ekzekutoi dy turistë çekë në Prekal të Dukagjinit.

Vjerdha e mbrojti procesin në Apel ndaj Mjacajt, duke e quajtur atë model. Ai ngulmoi se Sokol Mjacaj nuk kishte qenë bashkëpunëtor vrasjen e vitit 2010, ndërsa shtoi se për vrasjen e dy turistëve çekë ai u dënua me burgim të përjetshëm nga një trupë gjykuese ku pjesë kishte qenë edhe vetë.

Por vendimi i KPK-së i vitit 2019 e përjashtoi Vjerdhën nga sistemi i drejtësisë, për t’u rikthyer përsëri ditën e sotme.

Pas përjashtimit të tij nga Vettingu, Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij në detyrë duke u bërë i pari që rikthehet nga të gjithë të përjashtuarit nga Vettingu.

Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtar Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA-së Albana Shtylla.

Vendimi është marrë në dhomën këshillimi të mbyllur nga KPA.

Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun. Megjithatë, tashmë ai do të rikthehet ditën e hënë të javës së ardhshme në punë pas vendimit të KPA-së.

Përpara këtij vendimi, një grup qytetarësh nga Shkodra firmosën një peticion për rikthimin në detyrë dhe integritetin e Fuat Vjerdhës.

j,l./ dita

Share This Article
13 Comments
  • Une kam njohur me kohe familjen e vjeter e te kamur Vjerdha,ne Shkoder.
    Fuati nuk kishte nevoje per para, sepse te paret i kane lene trashegim prona e verdhushka.
    Edhe si njeri ishte i drejte .Kjo drejtesi e tij e ka bere njeri te respektuar ne Shkoder.
    Ecen me dinjitet ne rrugen e te pareve te fisit te tij.
    URIME PER RIKTHIMIN NE DETYRE

    • Kermat e Rilindjes ne mbrojtje te krimineleve.
      Probleme te “vogla” thone
      Vetem 16 milione leke. Pak gje. Duhet te kishte marre mbi 60milione te quhet. Ai djali shembull qe liroi ky nfa burgu vrau dy vete, duke diskredituar ne opinionin nderkombeyar Shqiperine si shtet i pasigurt. E liron ky maskara, dhe thote qe prape e denova. Pse, mos kujton se na impresionon me kete denim? Cfare do bente tjeter kur krimi ishte nje skandal kombetar.
      Aq me keq, ky vete duhej denuar per shkaktar te ketij krimi.
      Per kurvat dhe kriminelet e politikes, mjafton te veshesh kostum e kollare dhe je njeri i nderuar. Kete thote dhe kjo specialistja, nji.. qytetare eTirones se Ramutit

  • Fuati thjesht kaloi nga KPA në momentin e duhur…. lepuri fle tjeter kund…. apo jo zoterinj nderkombetare qe kontrolloni vetingun. Keni gje per te thene? Statistike qe duhet te sherbeje diku rikthimi i dikujt, lapsi kapi Fuatin.
    Mulaj gjithashtu di ndonje gje ….si e “paster” qe eshte …

  • Mirel
    Kushedi je i ri por paraja eshte ndryshuar ne vitin 1964. 1. milion leke jane 1.6 milion leke dhe jo 16 milion leke.
    Qe ketu komenti yt eshte 10 here i pa vertete.Genjen qellimisht meshifra.
    Sa per dijeni familja Vjerdha ne Shkoder eshte shume e kamur,qene kohe te Zogut.
    Nuk kanevoje Fuati ,nje njeri i ndershem te ndyje duart me aq para.
    Saper dijeni ,deri ne vitin 2000 ,Fuati ka qene edhe arbiter cilesor ne basketboll.
    NJERI I DREJTE

    • Njeri kaq i mire sa autori i krimit eshte? Sipas Fuatit autori i krimit ishte djale i shkelqyer. Sipas teje dhe Fuati eshte njeri i shkelqyer. Dhe autori per ca dollare e vrau ciftin cek. Nuk mjafton ta ngjyeje doren me shume, sikur dhe fare, mjafton akti i lirimit te kriminelit qe e ben Fuatin njeri imoral, hipokrit, genjeshtar, mashtrues dhe abuzues me shtetin.
      Ato celesat e kasafortes mbaja ti po deshe. Ketu eshte ne gjykim per celesat e shtetit dhe te se drejtes.
      Ka ndryshim te madh, apo jo?

  • Mos u mer me prostituten mirele.E ka me veten.Ndjehet nje cope muti dhe nuk e kapardis dot qe ia ndjejne eren dhe nuk I hedhin syte.Zoterise Vjerdha urime ,pune te mbare dhe fat qe ka akoma njerez te tille.

  • Mirel
    Mos u hidh dege ne dege.
    Te shkruaja qe 1.6 milion leke nuk bejne 16 milion leke. Paraja eshte ndryshuar ne vitin 1964. Ndrysho edhe ti ne vleresimin e parase.
    Per aftesite profesionale te Fuatit,nuk jane diskutuar e vendosur asnjehere.
    Ate qe vrau dy turistet,Fuati ka qene pjese e trupes gjykuese dhe e ka denuar me burgim te perjetshem.
    Uroj te jeni me objektiv dhe i drejte ne gjykime e shkrime.
    Fund jave te bukur

    • E perseris, Fuati thjeshte perfitoi nga momenti i volitshem….per te hapur precedentin per te tjere te shkarkuar “gabimisht” nga kpk
      Nuk ka nje 1 pa 2, e keshtu me radhe.
      Shpejt do degjojme per nje peticion te ri per ndonje gjyqtare nga shkodra….dhe Ja si u hap rruga te rrikthehet në detyre edhe DhH.
      Apo jo shoke te OMN???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *