Ndërsa Hollanda është në kërkim të aleatëve për t’i thënë jo statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, tetë shtete anëtare bëhen bashkë në apelin për votën ‘pro’.
Ministrat e Jashtem te Austrise, Bullgarise, Kroacise, Estonise, Hungarise, Irlandes, Italise dhe Sllovenise, i jane drejtuar permes nje letre ministrit te Jashtem te Lituanise, vendi i te cilit mban presidencen e radhes se BE-se dhe Shefes per Politike te Jashtme te BE, Kethrin Ashton.
Ne kete leter, tete shefat e diplomacise se vendeve anetare te BE-se, shprehen se japin mbeshtetjen e plote per nje vendim pozitiv per t’i dhene Shqiperise statusin e vendit kandidat, ashtu siç
Paralelisht shprehen ata, zgjedhjet si nje tjeter kusht u mbajten ne perputhje dhe respekt te lirive themelore, sipas raporteve te OSBE-ODHIR. Me tej, ata rendisin si arritje te vendit, permiresimet e bera ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe fillimin e bashkepunimit mes organeve ligjzbatuese.
“Përveç kësaj, Qeveria e re në Shqipëri ka marre një angazhim të fortë për të luftuar korrupsionin dhe dhe e ka vendosur kete nder krye te prioriteve ne perputhje me programin e saj. Prej dy muajesh Qeveria shqiptare ka bere nje progres te rendesishem, veçanerisht ne angazhimin e saj te shprehur per nje dialog kontruktiv dhe te qendrueshem me opoziten, qe eshte jetike per procesin e reformave”, thuhet në letër.
Ne letren e tete ministrave te Jashtem renditet edhe nje tjeter element i cilesuar prej tyre i rendesishem, Rezoluta e miratuar me unanimitet ne Kuvendin e Shqipërisë ne 27 nëntor 2013, qe sipas tyre rikonfirmon se procesi i integrimit në BE mbetet ne krye te axhendes kombetare te Shqiperise.
“Per keto arsye ne besojme fuqimisht se Shqiperia ka permbushut plotesisht kushtet e vendosura ne BE. Keshilli duhet t’i jape Shqiperise statusin e vendit kandidat”, thuhet më tej.
Nje vote pro e keshillit per Shqiperine thuhet ne leter, jo vetem do te inkurajonte Shqiperine per te vijuar permbushjen e reformave, por do t’ju dergonte mesazh edhe vendeve te tjera kandidate potenciale se puna e forte ne drejtim te arritjes se standardeve shperblehet, duke e lidhur kete me vete besueshmerine te BE.
“Nje vote pro e Keshillit do te provonte edhe njehere se zgjerimi i BE ka nje fuqi transformuesve dhe efekte qendrueshmerie, ne te mire te te gjithe qytetareve te BE-së”, shkruhet në letër.

Po greqia pse nuk esht bashkuar me 8 vendet evropjan per lobimin e shqiperis meqen se e kemi e komshi e me qe thot se na do te miren qe te ecim para lavirja greqi.
Greqia eshte ne anen e Hollandes …
E perbashketa e ketyre shteteve qe na mbeshtesin,veç Bullgarise,eshte se jane katolike.Përfundimet nxirrini vetë!!!
Arbër? Pyetje e shqetësim me vënd. Fqinjet tanë historikisht kanë qënë të pabesë me ne! Nderime!
Duhet lobuar patjetër (shqipëtarë dhe të huaj), sepse populli jonë e meriton statusin kandidat për në BE !
AB : http://darsiani.jimdo.com/personalitete-célébrités-celebrities/
Ne tete vendet qe apelojne pro Shqiperise, mungojene ata shtete, te cilet tradicionalisht, kur fatete e Shqiperise jane shtruar ne tryezat e tyre per te ne njohur ate çka ishte e jona, na e kane mohuar. Nuk eshte paragjykim ky. Qofshin paragjikues gjithe bota sa çjemi ne shqiptaret. Ne s’kemi paragjykime, ne kemi veç mesime te hidhura nga historia. Le te behet- çte behet. Ne fituam. “Kleçka” ose “delja e zeze” Hollande, na beri ndere. Na beri te perkujtujme shpirtrat e mijerave boshnjakeve te masakruar barbarisht per te cilet Hollanda u be dorezane. Me mire qe fituam keshtu. Une dorren e ministrit te jashtem hollandez nuk e puth kurre, perveçse e peshtyj. Apeli pro Shqiperise i tete shteteve me emocin, me ben te njehem edhe austriak, edhe bullgar,edhe kroat, edhe estonez,edhe hungarez, edhe irlandez,edhe italian, edhe slloven. Para atyre qe na respektoje, dime te perulemi. Te tjeret duhet te pyesin veten ne se na meritojne ne.
8 shtete po lobojne per te mire te Shqiperise, por ne krahun e Hollandes eshte edhe Sali Bisha, qe ben thirrje per grusht shteti dhe destabilizim te rendi Eshte e vetmja menyre e jeteses se ketij Dragule qe kerkon te shpernguli vemendjen nga krimet e tij qe meritojne vetem Burg.