I këndoi Barack Obamës dhe videoja mori 50 milionë klikime, Fatos Tarifa: Si të mos jem krenar për djalin tim!

Ornela

Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po “vlon” debati mes dy konkurrentëve rivalë, Donald Trump dhe Joe Biden për marrjen e “fronit”, sjellim në vëmendje se, kur katër vjet më parë, Jon Tarifa, djali i profesorit të Diplomacisë në Universitetin Europian të Tiranës, Fatos Tarifa shkroi një këngë me titullin:“Mos ikë” për presidentin në ikje Barack Obama.

Në vargjet e këngës, Jon thotë se nuk dëshiron që Presidenti i atëhershëm Obama të largohet dhe se do t’i mungojë.

Ndërsa sot profesor Tarifa e kujton me nostalgji duke u shprehur: “Djali im, Jon, e shkruajti këtë këngë gati 4 vjet më parë. Si mund të mos jem krenar për të!”.

Kujtojmë se në atë kohë kënga u shpërnda nga vajza e ish-presidentit Barack Obama dhe u bë shumë e njohur, aq sa mori 50 milion shikime.

Sa i përket “luftës” Trump-Biden, profesor Tarifa u shpreh disa ditë më parë për televizionin “A2” se “fitorja e Biden, i cili ka një histori të suksesshme, do të ishte në të mirë të interesave të shqiptarëve, ndryshe nga Trump”.

o.j/dita

Share This Article
14 Comments
  • Kenga e bukur, por Obama nje njeri vanitoz. Selfi, vrasje mizash( ose njeri qe s’merret me asgje), kercime etj. Ne video Obama nuk na shfaqet ne asnje moment ne balle te puneve, por vetem duke u zbavitur. Keshtu, shyqyr qe iku, se qarri i ketij kotesire ,pa asnje bilanc pune, ishte te blinte nje vile shume milioneshe ne Uashington, ku edhe jeton sot e kesaj dite. Sot ish-presidenti punon shume per te shtuar te ardhurat. duke bere dokumentare per Netflix , i cili e ka paguar Obamen me te shoqen me
    dhjetera miliona dollare. Pra gjithshka ishte per Obamen, Obamen, Obamen dhe asgje per Ameriken.

    • C’te bente me shume se sa ajo qe uli papunesine, siguroi me miliona amerikane ne shendetsi, ndreqi deri diku buxhetin e shkaterruar nga parakaluesi i tij Bush-juniori, pervec kesaj vazhdoi me ndreqjen e puneve te pista te Bush-juniorit, duke u ndalur vetem ne disa vrasje xhihadistesh me dron dhe nuk arriti ta mbyllte te gjithe burgun e Guantanamos. Ah, ti e ke fjalen per ndonje lufte tjeter masive, si ato te Bushit?! Po, te tilla nuk beri dhe beri shume mire!

      • Presidenca Obama ishte nje deshtim ne ekonomine amerikane, e pranu kjo nga gjithe Amerika mer Kullufo!
        Mos rrej kot vehten se tjeret nuk i rren dot.

      • ximo nuk quhet pune kjo që thua ti!!
        lopata e kazma është punë,ose të vjedhësh e të flasësh kuturu si trampi!!por çdo e keqe e ka një të mirë!!
        trampi për herë të parë në historinë e shba,bashkoi budallenjt tteth vetes!!
        marksi bashkoi proletarët
        hitleri bashkoi racistët
        trampi bashkoi budallenjt!
        ma merr mëndja se ka meritën më të madhe nga të gjithë!!
        përfytyro të bashkosh budallenjt në një mendim??

  • Shiko moj e mjera Shqiperi ç’intelektualë që ke !
    Truri i një kombi quhen intelektualët , truri i kombit tonë ky ?!
    Të tillët Lenini i quante mu..i i kombit .
    Siç duket , këta Tarifët , qënkan gjenetikisht servilë .

  • Permbajtja e kenges eshte ne kundershtim te hapur me praktiken demokratike te Kushtetutes Amerikane. Jo rastesisht, ajo eshte krijuar nga nipi i Sekretarit personal te diktatorit Enver Hoxha, qe nuk e leshoi pushtetin derisa vdiq.

  • Sic eshte Sevo ,krenar per ty,me rregull treshi (nese e ke ndonje fije dijeni nga matematika),edhe ty te takon te jesh krenar,per kete Jon-in tend….

  • Kisha bere nje koment per keta veglat e ish diktatures Sevo dhe Fatos Tarifa, por Dita nuk e poston.

    Ndoshta ka tarife te mire nga Fatosi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *