COVID ka “zhdukur” gripin? Ekspertët flasin për fenomenin e çuditshëm, rastet bien me 98% në të gjithë globin

J L

Ndërsa rastet me koronavirus vijojnë të rriten, ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar jo pak për rrezikun e infektimit në të njëjtën kohë edhe me virusin e gripit.

Kjo bëri që shumë vende të fillonin menjëherë vaksinimin e grupeve më të riskuara me vaksinë e grupit. Por duket se ka ‘një problem kurioz’: gripi, me sa duket është zhdukur.

Sipas “Daily Mail”, zhdukja filloi ndërsa COVID-19 vuri botën nën pushtetin e tij në fund të sezonit të gripit në mars.

Ndërkohë, të dhënat e mbledhura nga OBSH tregojnë një rënie dramatike të rasteve të të sëmurëve me grip dhe duket se kjo është bërë një trend befasues në të gjithë botën.

Në Australi, vetëm 14 raste pozitive me grip u regjistruan në prill, krahasuar me 367 gjatë të njëjtit muaj një vit më parë, një rënie me 96%.

Në Kili, vetëm 12 raste të gripit u zbulua midis prillit dhe tetorit.

Në Afrikën e Jugut, u regjistruan vetëm dy raste të gripit, një rënie prej 99% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në Britani janë regjistruar vetëm 767 të sëmurë me grip, nga 7000 një vit më parë.

Globalisht, vlerësohet se nivelet e gripit mund të kenë rënë me 98 përqind krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

“Kjo është e vërtetë”, thotë Dr David Strain, pedagog i vjetër klinik në Universitetin e Shkollës Mjekësore të Exeter.

“Nuk ka dyshim që po shohim shumë më pak incidenca të gripit.”

Atëherë, ku ka shkuar gripi?

Ka teori intriguese, njëra më e çuditshme se të tjera.

Ka nga ata që pretendojnë se rastet e gripit nuk janë zhdukur fare, por përkundrazi janë duke u regjistruar si Covid-19.

Skeptikët thonë se testet Covid nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin midis koronavirusit dhe gripit.

Dr Elisabetta Groppelli, virologe dhe pedagoge në shëndetin global në St George’s, Universiteti i Londrës, shpjegon: “Gripi dhe Covid-19 shkaktohen nga viruse shumë të dallueshme, dhe kjo është e qartë për t’u parë në mikroskop. Nuk ka asnjë shans të gabosh njërën me tjetrën – fragmenti i materialit gjenetik viral nga koronavirusi duket si pak spageti, ndërsa materiali gjenetik i gripit për të cilin provojmë duket si tetë copa makarona penne.”

Një shpjegim tjetër bindës sugjeron praninë e SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, në një farë mënyre ka “grumbulluar” virusin e gripit.

Kur një individ është i infektuar me një virus, ka më pak të ngjarë të infektohet nga një tjetër gjatë asaj kohe për shkak të diçkaje të quajtur ‘ndërhyrje virale’.

Eksperti i virusit, Profesor James Stewart, në Universitetin e Liverpool, thotë: “Qelizat e sistemit imunitar vijnë dhe ndihmojnë në shkatërrimin e infeksionit të parë dhe nëse vjen një tjetër virus, e njëjta përgjigje do ta luftojë atë”.

“Viruset janë parazitë. Sapo të hyjnë në një qelizë, ata nuk duan që viruset e tjerë të konkurrojnë. Kështu që virusi tashmë në trup do të dëbojë parazitët e tjerë në mënyrë efektive”, thotë ai.

Në nivelin e popullatës, do të thotë se nëse mjaft njerëz kanë një virus, të tjerët nuk do të kenë ku të shkojnë dhe nuk mund të përhapen.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • “Qelizat e sistemit imunitar vijnë dhe ndihmojnë në shkatërrimin e infeksionit të parë dhe nëse vjen një tjetër virus, e njëjta përgjigje do ta luftojë atë”.

    Po le te infektohemi me grip te zakonshem fillimisht se keshtu pengojme nje infektim te dyte me covid-19.

    Xhevahire te “shkences” angleze keto.

  • Ka shume mundesi qe ky virus koronal ta kete ngrene virusin stergjatsh! Ashtu sic ka mundesi qe ky virus te jete shfaqur ne Europe qysh ne dimrin e 2017-18-es, ku vdiqen shume njerez, por shume edhe u sheruan vetvetiu pas 1-2 muajsh!

    • kjo është një mundësi,kanë munguar simptomat e ngjashme me të sotmet që përbën një pikë që e ul besueshmërinë,ndoshta prandaj ka shumë asimtomatik!!
      është një mënyrë të llogjikuari duke u mbështetur në këtë që thua ti!!
      sidoqoftë është më shumë e pamundur se e mundur!!

      • Nese do te presupozojme qe kemi nje shoqeri me njerez te lire, i bie qe kjo te jete e pamundur, sepse do te njoftohej qysh atehere ky lloj virusi koronal, nga nje apo tjeter virolog. Mirpo, po te presupozojme se sot jetojme nw shoqerira ku njerezit kane frike te humbin vendin e punes, pra nuk ndjehen te lire, gjithashtu te kemi parasysh edhe qe viruset i studjojne vetem pak laboratore ne cdo vend, kjo mundesi rritet, pra qe ky virus, apo nje i ngjashem me ‘te, te kete ekzistuar qysh ne 2017-18! Te sigurte nuk mund te jemi, por gjithe ato vdekje ne ate sezon dhe zgjatja e atij gripi tek shume njerez, te con tek mendimi qe ai virus ka qene dicka tjeter ne krahasim me ato normalet!

        • ximo nuk mund të të kundërshtoj me fakte për këtë që thua,por po të kundërshtoj po ashtu si ti me spekullin!pra me hamëndësim!!
          pavarsisht se unë nuk e mbështes këtë punën e “frikës për vëndin e punës”!nuk janë të gjithë shqiptarë!!koha tregoi se shumë profesionistë,pavarsisht se folën idiotësi,nuk patën aspak frikë për ta shprehur mendimin e tyre!!kishim mendime që nga mosegzistenca e koronës deri tek materria e zezë që ndihmon gjermanët për të mos u sëmurur!!
          e për mendimin tim këta duhen pushuar nga puna për përhapje gomarllëku!!
          sidoqoftë,mendoj se ata që merren me këtë punë prej 40,50 vitesh janë pak më të ditur se ne që “u specializuam” këtë gjasht mujorin e fundit!!
          për viruset koronare është folur me kohë,por kujt i ka interesuar,ximo??
          unë i kam dëgjuar shkenctarët në dokumetar dhe asqë jua kam varur!përse!?
          nuk ka qënë një gjë që më intereson!por sot që më ra bytha në ujë!?tashti po,por prapë i lë ata të flasin e të bëjnë e nuk i shkoj atij profet cakos pas!!
          sepse ai i zgjidh gjërat të tëra me 1+1×1=3!!sepse ai jep shqpjegime për çdo pyetje që i bëhet!!nuk e di nëse e ke parasysh atë lojën që kemi pas bërë njëherë e një kohë me gënjeshtarët?!
          “po ti ça i the”,” po ai ça të tha”!!

          • Keshtu dhe une nuk mund te provoj qe virusi gripal i tmerrshem i 2017-18-es te kete qene koronal! Por ama dicka mund ta provoj, qe rruga per te dale ne publik nje e dhene shkencore kalon neper disa etapa. Ne rastin e gripit te 2017-18-es analizat mikrobiologjike mund te jene bere nga vetem disa laboratore kryesore te cdo vendi perendimor aty nga mesi dhe fundi i tij! Keto studime kalojne pastaj ne ministrite e shendetsise, te cilat e diskutojne ne qeveri. Nese vendi eshte i papregatitur, dhe nga ana tjeter shihet se virusi i demshem ka nisur te dobesohet, vetvetiu qe qeverite perdorin aq sa kane ne dore per t’mos hapur nje lajm qe mund te shkaktoje panik!
            Edhe tani ky virus i 2020 nisi ne media me se shumti si kritike ndaj Kines. Pra, mos te ushqejme iluzione se drejtuesit e laboratorve te rendesishem dalin menjehere ne shtyp me cdo zbulim te tyre! Te tilla iluzione mbi lirine perendimore kisha ne kohen e Enverit une! Por tani e njoh mire edhe kete bote!

          • ma merr mëndja,ximo si e thua dhe ti,që çdo vit merren prova biollogjike të viruseve që qarkullojnë!! dhe ato mund të krahasohen sot!nuk ka dalë,deri ë sot(përjashto cakot dhe psikopatë të ngjashëm),askush që të thotë se gripi i viteve që përmënd të ket qënë koronë,e mbi të gjitha kjo koronë!!e ngjashme,ose një mutacion i sars-1!!
            sa për panikun!?
            ka pas nga ata si sociopati tramp që e dredh fjalën më shum se dredh bythën në fjalimet e tij,që “nuk kanë dashur të ngjallin panik në popull”,nga ata që nuk e besojnë dhe nuk e dredin fare si bolsonaro e lukashenko,por ka pasur dhe nga ata si pothuajse gjithë qeveritarët europianë,përfshi dhe ata suedez,që ja kanë thënë popullit troç!
            askush nuk u trëmb,askush nuk vdiq nga frika,disa nuk e morën ashtu si duhet e “cakojanët” akoma nuk e pranojnë!bile sa herë që shohin ndonjë avion që lë atë gjurmën e bardhë e identifikojnë me përhapje virusi!!deri dje e identifikonin me përbërës kimik që ndryshonte psikollogjinë njerzore!!
            ximo,një gjë nuk më lë të dyshoj për “konspiracion” dipsteiti e turrli idiotësish!!
            mashtruesi ka një gabim në ligjëratën e tij,gabim që e kuptojnë njerzit që kanë pak qetsi dhe llogjikë!!mashtruesi për piqet të të japë përshtypjen e besimit,që bëhet shumë i tepruar.
            “ki besim”,”e kemi nën kontroll”,”absolutisht të sigurtë” e kështu me rradhë shumë e shumë fjalë të tilla!!
            në rastin e koronës të gjithë,përjashtoj mashtruesit e anës tjetër,unë i quaj “cakojanët”si më idioti i të gjithëve në shqipëri,kanë thënë se nuk e njohin,se nuk dinë,se po mësojnë nga momenti në moment!kanë thënë se duhet të bëjmë kujdes,se nuk duhet të friksohemi,por duhet të kujdesemi për vetveten dhe për të afërmit tanë!!pra ka qënë ajo që do të thoshte shumica e njerzve!
            ximo ne në kohë krizash kërkojmë përsosmërinë!absoluten, të pagabueshmen, të menjëhershmen!asnjëra nuk egziston.nuk egziston ashtu si me shkopin magjik!!
            iluzionin për të pasur në shtyp gjithçka!?
            nuk e kam pasur dhe nuk e dua ximo!
            e di përse!?
            thjeshtë se nuk më intereson!se në kohë normale asqë më intereson se është zbuluar korona virusi i ri që çon numrin e tyre në 2567,nuk më intereson!askujt prej nesh nuk i ka interesuar të dëgjojmë,lexojmë,shikojmë të dhënat shkencore që botohen në revistat,faqe web,dokumentarët lajmet që u përkasin profesionistëve!!sepse nuk i kuptojmë nuk na hyjnë në punë!në tërë kuptimin e fjalës ximo!!
            unë punën e viruseve dhe baktereve e kam parë në dokumentarët televiziv kur i paraqesin si një mundësi për eleminimin e njeriut!!dhe këtë nuk e kam ndjekur në detaj,por thjesht duke i identifikuar si virus e bakter!!
            e në atë botë,mikro,ata janë aq të shumtë sa vështirë ti vësh nga një numër të gjithëve!!
            shtroi vetes pyetjen “sa herë ke dëgjuar,lexuar,parë një emision televiziv për këtë çështje para kësaj pandemije?”!
            të garantoj unë!
            asnjëherë!!
            shumica e njerzve,të paktën ne që shkruajmë këtu,jemi injorantë në këtë drejtim!!
            besoj se të kujtohen thirrjet për zhdukjen e të gjithë viruseve e gjithë bakerieve!nuk kanë qënë gjë tjetër veçse injoranca totale për atë që përfaqsojnë këto mikro organizma për planetin tonë!!injorancë që i bën ata njerëz që të “kryejnë vetvrasje” me vrasjen e këtyre mikroorganizmave!!e kjo injorancë nuk mund të zhduket me disa ditë muaj,veçanërisht kur nuk e merr mundimin të lexosh ato që shkruan shkenca,por lexon ato që shkruan idiotësia njerzore!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *