Kodheli: Po na pret një vit krize, me dy mandate rilindim vendin

redaktor

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe deputetja e PS-së, Mimi Kodheli ka kritikuar buxhetin e miratuar në kuvend nga ana e mazhorancës. PS vlerëson se buxheti i vitit të ardhshëm do të rrënojë ekonomikisht vendin. Deputetja socialiste, Mimi Kodheli deklaron se kësaj force politike do t’i duhen dy mandate rresht për të transformuar vendin sipas parametrave të një vendi të zhvilluar europian. “Buxheti i 2013 është buxheti i rrënimit ekonomik. Ky është kapaku i rrugës së greminës që ekonomia shqiptare ka marrë që kur kjo maxhorancë mori pushtetin në dorë. Në fakt nuk jemi ne që e themi këtë e thonë institucionet ndërkombëtare, prestigjioze, të cilat e kanë nxjerrë Shqipërinë një ndër vendet më të varfra në botë me 62.1 për qind të popullsisë në nivel varfërie dhe 3.3 për qind e popullsisë në varfëri ekstreme. Këto janë shifra që krahasohen vetëm me vende të Afrikës”, tha Kodheli.
Borxhi i lartë
Sipas saj, çdo qytetar shqiptar ka nga 3200 dollarë borxh që duhet t’ia rikthejë atyre që na ia kanë dhënë Shqipërisë. “Kjo të bën të pamundur rigjenerimin e ekonomisë shqiptare dhe uljen e papunësisë që janë dy indikatorë që e çojnë ekonominë përpara. Kjo e bën të pamundur ringjalljen e Shqipërisë. Është e pamundur që ekonomia shqiptare këtu ku ka shkuar të mund të rimëkëmbet plotësisht me një mandat, prandaj programi ynë do të jetë i shtrirë në dy mandate dhe me shpresën që në fund të këtyre dy mandateve Shqipëria do të jetë absolutisht një vend i barabartë me të gjitha parametrat me një vend të zhvilluar europian”, tha Kodheli.

 

PD: Taksa zero shkatërron ekonominë

Drejtues të pushtetit vendor dhe qendror po vijojnë takimet me bizneset, për t’u njohur nga afër me problematikën e përditshme të tyre, si dhe për ta reflektuar atë në vendimmarrje dhe në rregullat me të cilat pushteti vendor dhe qendrorë i shërben këtyre bizneseve. Anëtarja e Këshillit Bashkiak Tiranë, njëkohësisht dhe këshilltare për ekonominë e Kryeministrit, Suzana Guxholli, Drejtoresha e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës, Andia Pustina, si dhe përfaqësuesi i PD-së Ferdinand Shehu janë takuar me biznesmenë, të cilët ushtrojnë aktivitetin përgjatë Bulevardit “Bajram Curri”, në njësinë bashkiake nr. 5. “Edhe Karl Marksi në ‘Manifestin’ e tij, ndalet deri tek taksa progresive, ndërsa kryetari i opozitës shkon edhe më tej, shkon tek taksat zero. Vetëm Enveri bëri paradoksin e taksës zero në teori dhe shkatërroi ekonominë”, u shpreh Guxholli. Guxholli u shpreh, se Bashkia e Tiranës edhe në këto ditët e fundvitit është pranë biznesit të vogël për të ndarë me ta problemet që ai ka dhe sugjerimet, apo propozimet, në mënyrë që ecuria e biznesit të vazhdojë të jetë pozitive dhe të ketë bashkëpunim dhe ndihmë nga bashkia. “Të gjitha bizneset e vogla, me të cilët ne biseduam sot, u shprehën se ishin të kënaqur nga barra fiskale e taksat. Kuptohet që kanë problemet e periudhës së vështirë të krizës botërore, por njëkohësisht janë të ndërgjegjshëm dhe e dinë që pa taksa nuk ka shtet. Sepse taksat janë një detyrim dhe detyrë qytetare e çdo individi dhe çdo biznesi, për të kontribuar për shoqërinë, për të zhvilluar biznesin dhe mirëqenien e tyre”, tha Guxholli.

Share This Article
3 Comments
  • Sa shume e deshirojme, por kam frike se e gjitha kjo do te jete demagogji e radhes.Dal ne kete perfundim sepse shoh shume drejtues servile e teresisht te paafte ne shume rrethe te vendit. Po ashtu edhe politika e squllur e PS tere keto kohe, kam frike se do te merret si dobesi nga nje pjese e mire e elektoratit. Une psh nuk kam besim t’ua jap voten kete here se kam bindjen se vota ime nuk do te ruhet, dhe ne te njejten kohe nuk mund ti shoh ne krye te puneve te qytetit ku une banoj njerez teresisht te paafte . Shikoni te rilindni vete ne te gjitha strukturat njeher, pastaj t’u besojme per te rilindur vendin.

  • ne se jane te afte drejtuesit apo jo nuk eshte aq e lehte te matet.
    ne pergjithsi ardhja e njerzve te afte ne krye varet me shume nga politikat partiake: nese ato jane militantiste dhe korruptive, ne krye vijne vetem plehra – sic po ndohd aktualisht.

    gjithashtu politikat partiake percaktojne edhe llojin e kapitalizmit qe perjetojme. se ka kapitalizem lloje lloje.
    sipas meje me PD sundon kapitalizmmi i eger dhe ekstremist i korruptuar.
    PS mund te ishte pak me e bute dhe me socilae, rrjedhimisht do te ulte diferencat dhe urrejtjen midis shtresave.

  • E respektuar ekonomiste e Bashkise jame i çuditur pa mase qe dhe ju keni dale ne hapsirat tregtare per te propoganduar te keqen qe vjen nga taksa progresive ,qe pa diskutim eshte ide e Marksit.Te lumte,kjo eshte nje ndimese e pallogariteshme ne keto kohra te veshtira te krizesh qe ka mberthyer Planetin.Po çfare behet keshtu moj zonje !? Po kjo nuk shkon,ne mezi e hoqem Markin,pas kaq shume perpjekjesh,ky person na del perseri perpara,me ato theniet e tij,qe na mesonte mesuesja e marksizmit. Por jo vetem kaq,po qeveritaret e ktij vendi te madh ,ku une po jetoj ma mbajne emrin e tij ne shume rruge e sheshe te qyteteve.Po qe ja kane bere shtepine muzeum!? E pabesueshme! Po nuk mjafton kaq ,por per ironi te fatit ,ta themi ketu e ketu ta leme, na dalin dhe fjalet e tij .Ruana o zot ! Ka firma qe te mbajne 16ore ne pune e te paguaje 4ore , ose hiç fare. Ke pare ti,mos te ndodhte. Po ky eshte nje shembull teper i vogel, para asaj qe thuhet per tregtaret. Te themi te drejten zonje,keta jane pak egoiste. Ata kane dale per kembim jo per konsum,por per fitim.Ju si e djathe keni te drejte,po çfare eshte moj zonje kjo taksa progresive qe duan te vene ketu ne Perendim . Po nuk eshte normale,duan te na kthejne tek Marksi perseri. Ngrihe zerin moj zonje, kete ketu ne perendim nuk e kane provuar,po ne me grushtat tona do tua mesojme.nuk do te qendrojme indiferent.Jo ! Po eshte dhe diçka tjeter, e di nje i njohur ketu afer meje. Marksi na paska thene se ne qarkullim kembehen ekuivalente. Besoi se ju si ekonomiste e dini. Mos ndoshta ketu e mbeshtetin keta ne perendim taksen progresive teorikisht!? Mos e diskuto me, po na kthejne Marksin. Ju lutem na shpetoni,nuk ka kohe. Pale po na e servirin si reforme kete takse. Turp. Mos e lejoni ate Ramen te resqase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *