Ruçi pret në takim ambasadorin e Azerbajxhanit: Duhet të njihni Kosovën

Ornela

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në takimin Ambasadorin e Azerbajxhanit, Anar Hyseynov.

Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se Kryetari i Kuvendit Ruçi, nënvizoi se ndërmjet dy shteteve ekziston vullneti i qartë politik për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe miqësore, bazuar në besimin dhe respektin reciprok dhe vuri në dukje nevojën e rritjes së bashkëpunimit politik, ekonomik e tregëtar.

Ruçi vuri në dukje se Shqipëria mbështet zgjidhjen e konfliktit në formatin e Grupit të Minskut dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për një zgjidhje paqësore. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit inkurajoi palën azere për të përshtatur qëndrimin, për të mos penguar përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe për njohjen e dokumentave kosovare.

Ambasadori Hyseynov falenderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe fjalët e ngrohta dhe vullnetin për të rritur bashkëpunimin dypalësh me Azerbajxhanin, bëri një pasqyrë të situatës së konfliktit si edhe nënvizoi angazhimin për të nxitur intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *