Si ka mundësi?!

editor

Si ka mundësi të merremi vesh ne o mik dhe shok i dashur? Si ka mundësi? Në diktaturë ishim “rehat”: Ne atë kohë, vihej në krye te mendimit te shkruar ose të ligjëruar, citati i udhëheqësit të partisë e shtetit dhe “ishe në rregull” me ato që grije dhe shije më poshtë…

Në Demokraci na gjeti “belaja”: Citate të z.Sali, na qënkan fjalia dhe fjalimi, kokë e këmbë, kështu që kopjohen të gjitha po kokë e këmbë….

Ja…Po të përcjell një copëz fjalimi: “Rama që prej 13 vjetësh mohoi atësinë dhe kafshatën e gojës se djalit të tijë…Rama… pucist që rrethoi me zjarr, armë, gurë e hunj KryeMinistrin për 5 orë rresht…Kryepucisti Edvin Kristaq Rama u kthye tek vendi i krimit.Ai që thirri,organizoi dhe realizoi dhunën ekstreme të 21 janarit kundër rendit kushtetuse,u kthye përsëri tek vendi krimit me 18 shkurt…”

Dua të pyes:- Të kujt janë këto ligjërata të këtij fjalimi ???… Që janë të Saliut nuk diskutohet por…kush i ka thënë në këtë rast? Nuk është as Agron Llaka, jo….

Është….”fjalimi “i Luciano Bocit. Po.po… Deputeti. Pedagogu.Intelektuali i shquar Elbasanas. Po,se mos vetëm ky. Pothuajse të gjithë ish deputetët dhe deputetët e listëzuar këtë gjuhë kanë pasur dhe kanë… Mirë ata se sic thotë populli: “Qeni ku ha leh”. Po ti?! C’është ky fenomen i cuditshëm me ty?!!

Shpesh kam kënaqësin e jashtëzakonshme të bisedoi me ty o miku dhe shoku im i dashur për tema të ndryshme, qoftë të profesioneve që kemi e qoftë jashtë tyre, mirëpo…

O Zot…Sapo gjuha rrëshqet tek rrëpirat e pushtetit, politikës, halleve e derteve që pushteti i ka pasur dhe i ka detyrë e detyrim, ti o mik dhe shok i dashur nuk je më ti… Përpara më del një farë ish kryeministri jo me një gjuhë tënden por me një llapë Saliu… Si ka mundësi?.

Si ka mundësi që tërë ajo kulturë, ai arsim, ai mendim, arsyetim e konkludim të bjerret në gjykimin e një farë Saliu, një psiko-manjaku të sëmurë për pushtet? Si ka mundësi që pa pikë turpi dhe pa pikë skuqie për personalitetin tënd të tjerrësh dhe të c’tjerresh kudo dhe me këdo marrëzitë e një Don Sali Kishoti?… Nuk e kuptoj…Nuk mund ta kuptoj…

Ti dhe shumë si ti mbani dhe si “dekorata” që i vetëtini vënd e pa vënd edhe persekutimet e vuajtjet nga diktatori i asaj diktature që kaluam… Si ka mundesi që ti (edhe të tjerë si ti)të mos më thoni mua (edhe të tjerëve si mua)q ë, simbas jush, paskam bërë “pallë ariu” gjatë asaj kohe:

– Të lutem, kam respekt për ty, por…Mos ma përmend Saliun, këtë ish komunist e sekretar të asaj partie të diktaturës… Këtë diktator të ri në këtë neo-demo-katra-diktaturë e katrahurë të re që ka vjellur e që kërkon të vjelli…

Por, ndodh e kundërta: Jam unë,”qefliu” i asaj diktature që ti them këto fjalë dhe ti në vënd që të më falenderosh me anatemon me fis e stërfis me nofkat e llapës së Saliut “komunist” e “enverist”, “spiun” e “pucist”dhe me keq akoma “tradhtar” e “armik”?.

Si ka mundësi??… Ndoshta edhe gaboi por… Ty dicka të mungon miku im i dashur.Ndoshta e ke humbur diku. Ndoshta të kanë detyruar ta braktisësh. Ndoshta ta kanë vjedhur, ndoshta… e ke…dhuruar…

Të mungon dicka mik i dashur…Të mungon… Dhe Saliu dhe pushteti i tij atë që të ka munguar ta ka plotësuar.Ose më saktë: Ta ka mbuluar…… S’ka si shpjegohet ndryshe…Nuk ka se si…

Share This Article
4 Comments
  • Aktor,intelektual,analist,atedhetar,i nivelit me te larte,ju faleminderit o Astrit Çerma qe gjith jeten na ke dhene shume kenaqesi.

  • I nderuari Astrit Cerma!!!
    Ky patrioti yt,qe ti po e akuzon hapur, eshte futur ne nje BANDE POLITIKO-KRIMINALE me emrin PD dhe,me qe nuk ka mundesi tjeter te ndershme per te jetuar i jep LLAPES si QENTE E RRUGES duke i sherbyer Berishes ,ketij ARMIKU TE ZI TE SHQIPTAREVE!!!
    QENTE LEHIN PER ATA QE U HEDHIN KOCKA,ASTRIT,ndaj ky Luciano MAFIOZI nuk ka se cfare te beje:VEC TE LLAPE!!!

  • Komplimemnta per ty Astrit Cerma,nuk ne kuptoj pse e ngre aq shume ate fare intelektuali te militantizuar,ne ate fare partie dhe qe ai ndyraqi i ka vene trute e GOMARIT,qe vendin e ka vetem ne burg.Ti per shume shqipetar je njeri i nderuar,ti me talentin tend na ke bere te ndiheshim mire ne ate periudhe jo te mire, ai personazh para teje eshte nje mi halesh,frymezimi i tij i vetem eshte politika e ndyraqit, dmth,n ajo e urrejtjes.Une kam vite pa te degjuar dhe sa pashe shkrimin tend ndjeva nje lloj kenaqesie, ky je ti.Mos u merr me hale.

  • Ky patrioti eshte ai qe shiti PD dhe lejoi zgjedhjen e Qazim Ali Sejdinit me 8 000 vota para pa bere as edhe 1 dite fushat .Eshte po ky patrioti qe me 25 qershor te 2013 iku dhe qau perpara Qazim Sejdinit dhe Ben Blushit per tu bere deputet per ti kerkuar nderin mbrapsh.Me pak fjale djali i te nderuarit sekretar i PPSH ne kombinat e ka shitur menderen tek PS sa here te kete zgjedhje.Kete e dine te gjithe ne Elbasan.Po u desh vota e ketij skerbythjes per tu votuar 1 ligj ne parlament ky e ka te dhenme.Mjere PD e Elbasanit per kuadrot qe ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *