Shkolla 9-vjeçare në Kavajë është mbyllur pasi të gjithë mësuesit kanë rezultuar me COVID.
Mësimi do të zhvillohet online.
Fillimisht pozitivë rezultuan 2 mesues, por pas testimit të stafit, te infektuar rezultuan edhe 4 mësuesit e tjerë të kesaj shkolle, duke sjellë mbylljen e saj dhe vazhdimin e procesit mësimor online.
Mësuesit e infektuar janë karantinuar në banesa, prej dhe nga do vijojnë të japin mësim online për nxënësit e tyre.
Fëmijët do të mbahen nën vëzhgim nga epidemiologët dhe mjeku i familjes në banesat e tyre, ndërsa godina dhe ambientet e shkollës janë dezinfektuar plotësisht.
j.l./ dita
