Artan Lame shërohet, por thotë se gjithë Kadastra është infektuar. Veç tij, edhe 60 punonjës të prekur nga virusi

Ornela

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame është shëruar sot nga COVID-19 një javë pas infektimit, teksa gjatë karantinës humbi dhe babain që ishte i sëmurë rëndë.

Lame thotë se sot është rikthyer në zyrën e punës teksa bashkë me të ishin dhe 24 punonjës të tjerë të shtruar në shtrat, teksa tani që u kthe janë 36.

Ai ka një mesazh për nëpunësit e shtetit shqiptar duke thënë se secili prej tyre ka vendin e tij në llogoren e luftës. Lame garanton se Kadastra ka vijuar punën noirmalisht dhe shërbimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë.

STATUSI NGA KADASTRA

LLOGORJA JONË

Unë sot dola nga karantina e kovidit. Kur unë u diagnostikova me këtë punë, shkruan gazetat. “Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me kovid!”, “Lame zë shtratin me kovid!” Ndoshta normale kjo, se helbete, goxha direktor!.

Por bashkë me mua, ato ditë ishin në shtrat edhe 24 punonjës të tjerë të Kadastrës. Për ta nuk shkroi njeri, veç të afërmve të tyre.
Sot që unë u ktheva në zyrë, janë në shtrat 36 punonjës dhe çdo ditë bien të tjerë. As për ta nuk shkruan njeri, se janë njerëz të zakonshëm, specialistë kokëulur.
Më lejoni të shkruaj unë dy fjalë për ta.
Kjo është luftë. Secili prej nëpunësve të shtetit shqiptar ka vendin e tij në llogoren e gjatë të kësaj Lufte.
Me gjithë këta “të rënë” në krye të detyrës, Kadastra vijon të punojë normalisht. Janë kolegët e tavolinës ngjitur, që vijojnë punën e kolegut që ka zënë shtratin. Dhe shërbimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë, as për qytetarët, as për institucionet, as për procesin e rindërtimit, as për legalizimet, duke pritur secili në postin e tij që … t’i vijë radha e … krevatit.
Ej çuna dhe goca, ju që ende jeni në detyrë “Punë të mbarë!”; dhe ju që kini zënë shtratin “Shërim të shpejtë!” dhe sa më pak dhimbje!

 

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Te shkuara te gjitheve por mos valle eshte justifikimi per vonesat e pergjigjeve qe aplikuesit i presin me padurim❓

    Kam aplikuar tek e-albania ne korrik, kur virusi ende nuk kishte keto permasa qe publikohet sot ne media.
    Pergjigja m’u vonua, idergova 5 e-maile ne adresen [email protected] dhe nuk me kthyen pergjigje❗️

    U desh nderhyrja e shefit te e-albanias qe [email protected] te me dergonte email dhe te me kerkonte aplikimin e bere qe ne fakt une ia kusha dwrguar 5 here ne emailet e tjera…

    Kam aplikuar ne 15 tetor, pergjigja duhej te me vinte ne 19 tetor, sot eshte 27 tetor pir ende pergjigja nuk me ka ardhur❗️

    Z. Lame, KADASTRA ( Hipoteka+ Aluizni ) e ka patur vazhde moskthimin e pergjigjeve ne kohe, kjo jo vetem qytetareve por as AVOKATIT TE POPULLIT❗️

    Kam 5 vjet me institucionin tuaj, nuk po oermend VITET 2916-2018 kur avokati Popullit kishte komunikim tre vjet e paten jo te lehte komunikimin me ALUIZNIN dhe HIPOTEKEN qe kane vepruar si REPUBLIKA me vehte❗️

    Komusuonerja E.BANAJ e Avokatit te Popullit ne shtator te v.2019 me dergoi nje shkrese ku shkruhej qe ne qershor e korrik 2019 ai i stitucion kishte derguar dy here shkresa per sqarim ne ASHK VENDORE por nuk kishin marre pergjigje❗️

    Si eshte e mundur z. Lame qe ASHK mos te jete korrekte as me Av. e Popullit❓

    Ja pra, COVID 19 nuk ka patur para 2020-tes por Hipoteka e Aluizni nuk kane qene korrekte❗️

    Z.Lame, ne mars te v.2020 kam derguar zarf ne ASHK QENDRORE.
    Mqs nuk mora pergjigje ne muajin shtator kam ardhur vete me kuponin e postes dhe kam pyetur ne protokoll.
    Me thane se kjo i eshte dhene Erjon Zotos, shefi auditit.

    Z.Lame, edhe sa muaj i duhen ketij juristi te me ktheje pergjigje❓
    Ai ka shkelur ligjin per informimin e qytetarit, a i lejohet atij dhe atyre qe pernenda me lart te shperdorojne detyren❓

    Kush jane keta qe “hedhin balte”mbi punen tuaj e te Kryeministrit❓

    Sepse populli nuk din ae te tjere jane pergjegjes e jo ju❗️

    Kjo snkese nuk eshte thjeshte e imja por e gjithe fisit, pronareve te tjere qe po sorollaten zyrave nga CAKEJT❗️

    Shperdorimi detyres nga ta po habit te aferm, shoqeri e miqesi, te njohur qe pyesin” AKOMA, AKOMA❓❓❓”

  • Shenim:
    Z.Lame, une kerkoj ndjese per ndonje gabim ortografik por komentin e shkrova duke ndjekur gazetare e nepunesa tek REAL SHOW ne lidhje me kthimin e femijeve dhe nje gruaje nga kampi AL HOL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *