Eshtë befasi e këndshme që këto kohë shqiptarie të çoroditur, të hasësh njerëz që nuk shfryjnë mllef, që nuk lëshojnë fraza të ndyra pa adresë shkoqur apo nëpër dhëmbë, që nuk shajnë me soj e sorollop çdokënd që nuk u vjen për mideje, që në një pak bisedë nuk të bombardohet dëgjimi me lloj lloj ankesash, hallesh e dertesh, duke mos mundur të marrësh asgjë që të ngrohtë, të paqme, njerëzore. Ka një pafundësi gjërash që të bëjnë të ndihesh keq, por dhe një pafundësi për të kundërtën, por që të suprizohesh për mirë nga një polic, në kushte shqiptare kjo ëshë pak e paimagjinueshme. Ah, po ka policë të shkolluar, kuadro, njerëz vërtet të gdhendur. Por nuk është fjala për të tillë. A mos vallë supriza vjen nga ndonjë polic që zotëron një set sjellesh pozitive në komunikim me njerëzit, tronditëse përnga etika?! As kjo nuk është.
Befasi në këtë kohën tonë të çmendur do ishte dhe të hasje një njëri krejt të zakonshëm, që frymon me…libra. Pandërperë. I pakushtëzuar nga asnjë lloj kohe e rrethane. Dhe ky është një polic. Jo kuadër. Polic i thjeshtë, që në pamje të parë nuk të thotë asgjë. Eshtë krejt i zakonshëm. Pjesë e dekorit të përzishëm të jetëve tona të pangjyrë. Po mos ta njohësh nga afër, mund ta marrësh për çdokënd, përveçse për ndonjë polic që njeh Shekspirin majë gishtash, që citon autorë dhe vepra si t`i ketë në familje a farefis, që reciton vargje si të jenë fjalosje rutinore të tipit: “ç`ke bërë ndonjë gjë”. Nëse nuk do e dalloje si portret e fizik teksa të flet për letërsinë, mund të të krijohet identikiti i një krijese me tipare të praruara: çehre e zymtë por fisnike, ballë i menduar, flokë të shpupurisur nga fllade muzash që enden në çaçkë të kokës, syze optike skeletholla dhuruar nga kushedi ç`mik muzash, fizik të hollë por pak të kërrusur nga pesha e viteve, një fjalosje e avashtë dhe e tendosur, psherëtima pa fund për enigma të pafundme. Por asgjë nga këto.
Eshtë fjala për Lefter Myrtajn nga Valareja, një polic i thjeshtë patrulle në Komisariatin e Gjirokastrës, që aktualisht shërbimin e kryen në postobllokun e Jergucatit dhe që nuk ka asnjë prej karakteristikave të përshkruara më sipër. Ai e ka librin si ajri që thith e si buka që ha. Pra, diçka organike, pa qenë nevoja të marrë poza. Interesimi im për brendinë e tij, botën e pazakontë, e vë në siklet. Nuk lodhet se foluri për autorë dhe vargje, por e ka të vështirë të “shitet” si lexues përballë një gazetari. A i ke numëruar librat që ke lexuar Lefter gjatë gjithë jetës (është rreth të 60-ve)?
-“Nuk e di. Nuk mund t`i llogaris. Se ja, vjen puna që lexon dhe një libër brenda natës sic më ka ndodhur më Balzakun. Nuk e di. Por përgjigjen më të mirë për këtë pyetje mund t`jua a jap duke kujtuar dialogun e Kleopatrës me Antonin tek “Kleopatra” e Shekspirit, pjesë e Trilogjisë së Dashurisë ku përfshihet dhe “Romeo e Zhuljeta” së bashku me “Otellon”. Kloparta e pyet Antonin se sa e do. E Antoni i përgjigjet se një dashuri që matet nuk është dashuri. Kështu dhe me leximin. Eshtë një dashuri që nuk matet”.
Shekspiri dominon në rraftet e blibliotekës personale të Lefterit prej qindra librash. Po ashtu dhe Kadareja.
E pyes për Kadarenë dhe me thotë se e ka lexuar jo vepër për vepër, por gërmë për gërmë. Pse e ka bashkëpatriot? Jo, aspak. Por ka një ndryshim: Kadareja për të është një poet i madh më tepër se prozator. E thotë me bindje këtë dhe e vlerëson Kadarenë si korife të poezisë ballkanike krahas Kavafizit apo Varnalisit të fqinjve në jug. Por, thotë polic Lefteri, Kadareja me të drejtë ka hequr dorë nga poezia, pasi duke qenë se ai nuk shkruan dot vargje mediokre, kjo do e cfiliste, do e lodhte shumë, do i merrte shumë energji, ndërsa në prozë ndihet me komod dhe më prodhimtar. Ndër penat shqiptare të poezisë vlerëson Fatos Arapin, më shumë se Agollin, ndonëse vlerëson si kryevepra të tij stilistike paçka përmbajtjes Nëntorjadën, Komunistët apo Devoll, Devoll. Nuk harron të përmendë Lasgushin, Spahiun, London e tjerë, deri sa ndalet tek një gjirokastrit tjetër i penës poetike: Agim Shehu.
E pyes se ç`po lexon momentalisht dhe më thotë se ka në dorë Tomas Man, të cilin e vlerëson si prozatorin më të madh gjerman, sidomos në gjininë e novelës. Dhe muhabeti shkon tek i ndjeri Ardian Klosi, për të cilin ndjen keqardhje për ikjen nga kjo botë dhe për mënyrën si iku. I ka shijuar përkthimet e tij brilante, kolosët e letrave gjermane që ka sjell në shqip. Dhe natyrshëm vijon të flas për përthyesit, ku veçon Robert Shvarc, që sipas tij nuk vjen më, Dhori Qirjazin, Petraq Kolevicën, Jorgo Bllacin, Luan Rrexhepin, Vangjush Zikon. Ndalet tek poetët e lindjes, sidomos tek ata rusë, ku ndër më të mëdhenjtë vlerëson Majakovskin, por vijojnë ta trondisin lirikat e Pushkinit. Përmend Ana Ahmatovën e ndalet tek Gogoli. Më pas, veçohet në trajtesë me Bajronin. “Ne ende nuk e njohim Bajronin se ç`poet i madh ka qenë” – thotë Lefteri, duke rregjistruar në këtë mënyrë aktin e një trishtimi intelektual që vjen nga rradhët e Policisë së Shtetit, ndarë me bashkëkombasit e tij.
Nëse nuk po afron ora që të përgatitet për të veshur uniformën blu, biseda jonë mund të vijojë pa asnjë lloj ngecje a lodhje, sepse Lefteri kurrë nuk sos. E ka filluar leximin e librave që fëmijë, e kujton me vështirësi se “Spartaku” siduket ka qenë libri i parë që ka lexuar. I them se nuk është çudi të ketë ndodhur kështu, pasi mosha e tij fëminore përkon me kulmet e kësaj vepre, e plot të tjerë si ai e kanë bërë sefte leximin me “Spartakun”. Kujton dhe “Konti Montekristos” si ndër librat e parë e Çarls Dikensin, duke fërgëlluar si nga nostalgjia e si nga kënaqsia që në asnjë çast, nuk ka ndjerë ftohje apo largim nga libri. Thotë se për të nuk ka ndryshuar asgjë në raport me leximin, koha apo rrethanat. Dhe nuk di ta ndajë nëse leximi është kënaqsi e jetës apo vetë jeta. Por a ka si ai mes kolegësh të uniformës blu? “Edhe ka, të tillë përshembull që pëlqejnë të lexojnë Cvajgun”, të thotë. Por nuk e ka si tendencë për të mbrojtur më patjetër figurën e policit, tërë grotesk. Madje përmend një rast kur një koleg polic, fonetikën e ka marrë për ndonjë femër dhe i ka kërkuar të dijë se si e ka mbiemrin! Megjithatë, nuk i dhemb shumë faktin nëse një polic duhet të jetë njeri i lexuar apo jo. Mjafton të thotë se duhet të jetë i kulturuar dhe i edukuar, siç ja do detyra. Ndërsa dhimbja për moslexim përfshin të gjithë, e sidomos rininë, që sipas Lefterit kanë mangësi të theksuara kulturore në gjëra elementare, që, siç thotë, po t`i pyesësh se cila është maja më e lartë e alpeve shqiptare, të thonë se është Korabi kur në fakt është Jezerca e plot të tilla. Edhe për shkak se është shumë besimtar, thotë se i është mirënjohës Zotit që i ka dhuruar sy për të lexuar e dhunti për të nxënë. Sepse është fjala për të jetuar në dritë. E citon fjalët e Gëtes në frymën e fundit: Mehr Licht – Më shumë dritë!

Falemnderit autorit te shkrimit, Ermir Hoxha, qe me beri te njoh nje tjeter Lexues te thekur si Lefter Myrtaj. Po t’i drejtohem direkt z. Myrtaj sikur ta kem shok te vjeter, do te veçoja fjalet e tij per brezin e ri qe thote se nuk lexojne,prandaj me duhet t’i them Lefterit:
– Lefter, more vella i dashur, mua me vjen te qaj kur shoh se rinia e sotme nuk di te lexoje ndonje tekst te thjeshte, Tamam e kane gjetur, jane analfabete (“jofunksionale”). po jane tamam.tamam dhe as qe behet fjale per te lexuar dhe kuptuar ndonje gje nga libri. Dhe as qe -behet fjale te dije nja 4-5 vargje! Asnje per bè, nuk dine! Bej çudi qe nxenesi i klases se 12-te nuk ka lexuar as dhe nje liber ne jeten e tij (madje keto qe permend jane nxenes me rezultate te mira). Ka bjerre fare puna ne shkolle, lum Lefteri! A e di se me vjen turp ta them se kjo ne radhe te pare eshte pasoje e kolegeve te mi mesues te kesaj kohe? Siç thote latini: O tempora, o mores!
Natyrisht gje e mirë dhe respekt për këtë polic që lexon librin leter! Them keshtu sepse leximi i librit leter tani duket nje prapambetje shekullore,e njeriut, sepse faqet e tij janë berë me du pemesh prere barbarisht në pyje!…
Libri dhe gazetat,gjer dhe letrat për shkresa ne zyra, po vdesin dhe duhet të vdesin sa me parë! Është interrneti ai qe po dominon botimet ndaj dhe gazetat do zhduken.Bashke me to dhe librat dhe shkresat. Në SHBA, si dihet u vendos ligji që nuk ka vlerë juridike shkrimi i dorës (kaligrafia) psi edhe fëmijët duhet në shkollë të zotrojnë shkrimin kompiuterik(Word) ndaj sot gjen mijra libra edhe gratis (falas) në internet. 65 perqind e librit, per vitin e kaluar u shit në internet dhe po te klikosh sot, gjen dhe autore shqiptare gjer në poezi që po dominojne faqet e facebook ku personalisht kam pelqyer e lexuar poezi të poetes se talentuar shqiptare jasht shtetit tani, Irma Kurti, poetit te njohur shqiptar me banim ne zvicer Agim Shehu, poetit beratas me banim në SHBA Ibragim Ciapi, poetit te talentuar sarandiot Thanas Jani (Nase) poetit bregdetas ne greqi tani Llambi Gjikuli etj… Poezia shihet se tashme eshte e para qe po e vdes librin leter por kjo ende do kohe ne Shqiperi te kuptohet .Nje sistem i ri revolucionarizues po pushton boten e leximit, ndaj miresia e policit qe lexon libra, ka biblioteke,etj..dhe pse nuk duhet share aspak, ka prapambetje ne sensin e evoluimit botror ku ne ende jemi ne Shqiperi pas! Duhet kuptuar se pas shkrimit ne gur u desh periudhe kohe te shkruhej ne lekure e papir,me pas me Gotembergun qe shfaqi makinen e shkrimit se ciles domosdoshmerisht iu bashkangjit letra! Evolucioni i Gutembergut tanime ka vdekur sepse dalja e shkrimit në Woord,ne tablete I-Phon dhe aparate të tjera elektronike, po e zevendeson kete prapambetje qe edhe pse do kete “te dashuruaret” e saj, si polici i nderuar leximtar, do kete braktisjen e madhe qe ka filluar! Jo kotesisht arbitri i M5S,italiane qe nuk jep konferenca shtypi gazetave leter dhe televizioneve manipulatore,Beppe Grillo komunikon ai vet, antaret, simpatizantet dhe deputetet e tij vetem me web, dhe u thote qytetareve parrullen:”Mos blini me gazeta,mos shikoni politikanet ne TV,mbyllni ato dhe hapni dritat e trurit tuaj me INTERNET!” Kuptohet pse thuhet sepse ne internet njeriu me pak njohuri kompiuterike gjen të pagjetehmet,ato qe ai vet do, ndersa ne gazeta televizione,i shesin atij edhe politiken qe nuk e do dhe analizat me perplasje dhe poshtersi ne gazeta!…
Libri po njeh rrokullisjen me te madhe ne bote dhe mijra librari po mbylken ku me e vjetra dhe me e madhja ne Napoli u deklarua sikurse jane mbyllur me te vjetrat e Genoves,Firences,Venecias…
Mora shkas nga ky shkrim qe librin bukur e lexon polici ne Shqiperi! Dhe pavarsisht se ka vleren e vet, tingellon teper arkaik dhe plote humor policesh kur ne gjithe boten libri leter dhe librarite po vdesin!Revolucioni Web i paparashikuar dhe nga Marks, po sjell vlerat e medha ku, si në det,duhet të zhytesh per tu kenaqur dhe mbi te gjitha, të dish te notosh! Ky det mban gjallë dhe politiken e ardhme mirqenien gjer dhe voten e lire të pafallsifikuar nga “impronte digitale”(shenjat e gishtave) dhe do vendos SOVRANIN ne vendin e vet sipror ku nuk do te kete njesha partiake e banda partishe politike qe do vdesin dhe duhet te vdesin dhe ne Shqiperi,ku gazetat politike, librat leter nuk do presin miliona dru pylli…Atehere dhe policet do kene mesuar te lexojne libra ne internet!
@Desaret!
E ke mtrajtuar JANGELLEC problemin zoteri!!!
Ketu nuk behet fjale per te lexuar LETERSI ne lerta,apo ne internet,por per te MOS LEXUAR AS ASHTU E AS KESHTU!!!
Ke tjerrur nje carcaf te tere per te treguar se ke njohuri te shumta ne teknologjine e informacionit!!!
hAAAAAA!!!
rINIA E SOTME NUK NJOHIN AS autoret,QE I KANE NE PROGRAMIN E TYRE SHKOLLOR E JO ME PLUS KETYRE!!!
tANI KA DALE pub-I,bubi,EKSTAZA,,disko,PIJET ENERGJIKE DHE emisioni i canit me lloj-lloj rrospi!!!
Sot shumica e te rinjve nuk dine te bisedojne per ARTIN,KULTURE,HISTORINE,ASTRONOMINE etj,vecse per BASTET,TE DASHURAT dhe ….MIELLIN!!!
FALEMINDERIT Gazeta Dita qe na sillni pjese nga jeta e njerzve te thjeshte,qe te befasojne me historite e tyre.
Jete te gjate dhe mirnjohje zotit Lefter Myrtaj.
Nuke di a e ka provuar reformen ky polic,se po te ishte ne reforme do te fliste ndryshe,po nuk pate buke nuk te shkone mendja per te lexuar o njerez,pastaj brezi i ri nuk duhet pergjijsuar,ka nga ato te rinje qe te marin gjake ne vetull,qe kane shkelqyer ketu,e kudo ne bote,por ama nuk flsaim per llumrat……jame dakorte qe femijet duhet ti njohin autoret,por per ke autore flitet,per Zogaj qe ishte nje bashkpuntor,per pijancin dhe spiunin Dritero,i cili kishte vetem karier politike(edhe sote me vjene per te vjedhe kur kujtoj librin trendafili ne gote…..roman pa nivel qe na e impunun ne shkolle per ta lexuar me zore ne vitet 1980,apo shqiponja qe fluturonte larte…….ose spiunin Londo…….Large ketyre palo shkrimtarve,ju theme me bindje qe femijet e mije nuk kane per tu mesuar emrat dhe jo me veprat e tyre te ndyra……..nuk e di do tju duket paradoksale kjo pune,por ja qe keshtu erdhi radha,ku jetoj ne nje vende te larget nga ai mute vende …..Kujtoj gjithmon baben time qe tani aktualishte nuk jeton,sa here dilte ne t.v dritero Agolli,ai thoshte doli ky haleja,ky spiun i felliqur qe na mori ne qafe,,,,,,(baba beri burge per agjetacion dhe propagande dhe nuk e haroi kure Agollin)……..