Vejsiu: S’do jem drejtoreshë e RTSH

anazapta

Prej kohësh emri i Alketa Vejsiut, është lakuar si një prej kandidaturave të mundshme për të drejtuar Radio Televizionin Publik Shqiptar, por vetë prezantuesja në një status të publikuar të enjten në rrjetin social “Facebook”, i mohon në mënyrë kategorike këto zëra. “Kam muaj që marr dhjetëra mesazhe urimesh për emërimin e ri si drejtoreshë e TVSH. Nuk e di nga doli e si u shpërnda me shpejtësi virale ky hamendësim. Në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur jeta ime në televizion, për nostalgji do të kthehem, por jo në karrigen e drejtoreshës. Jam e bindur që këtë post do ta meritojë me të vërtetë një figurë me integritet që mund të jetë i aftë të revolucionarizojë e transformojë rrënjësisht këtë institucion. Për të gjithë kureshtarët; projektet televizive dhe sipërmarrja e re në biznes më përmbushin dhe impenjojnë plotësisht. Suksese atyre që kanë aplikuar – thotë Alketa ndër të tjera.

Share This Article
1 Comment
  • Si mundet një produkt i A.Frangajt të bëhet drejtoreshë e RTSH? Një të tillë e kishim-P.Becin.Me siguri lajmin do e ketë përhapur vetë Frangaj, se RTSH i duhet atij siç iu ka dashë deri më sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *