Tek filmi “Nxënësit e klasës sime”, Edi, djali i shokut Kristofor që punonte në Komitet, qahej se zysha e matematikës e kishte inat e ndaj i vendoste katra. Ai kursesi nuk pranonte se vinte i papërgatitur në mësim. Meqë vjen nga Kinemaja, ia kujtojmë Imamit që t`i largohet sindromit të Edit, pasi nuk është më një adoleshent fluturak e gdhë, sa të qaravitet si kalama, siç bënte personazhi në fjalë i veshur më fabulën e njeriut që vetëviktimizohet për t`ju larguar përgjegjësisë. Rama dhe mund ta ketë inat Imamin e kjo është njerëzore. Problemi është se shtetari në këtë pikë dallohet nga kalamani: njeh dhe respekton shtetin, ligjin, kushtetutën. Nëse Beni është në rregull me të gjitha këto, (aq më tepër kur pretendojnë se pas një qeverisjeje 8-vjeçare na kanë lënë shtetin në rregull), nuk ka pse të qorrollepset në botën e padukshme të ndjenjave të kundërshtarit, duke e trajtuar betejën e tyre të tipit Tom & Xherr si hall të të gjithë shqiptarëve.

Dikur as na shkonte nëpër mend që Beni, një ndër aktorët më të dobët të skenës shqiptare do të ngjitej kaq shpejt në politikë.Vetëm se e dinim që Beni ishte një toç kuklle dhe se një ditë do të thyente turinjtë nga maja e piramidës.Tani as arrin ta kuptojë që ustai i tij ia ka futë sa krahu dhe nuk tenton së paku t’ia fusë ky ustait të vet.Thelat e mëdhaja të sofrës së gostisë ia ka marrë bash ustai, ndërsa Beni ka marrë thelat e vogla.
Ben Imami nuk po quravitet ai sqaron publikun se nuk eshte fajtor dhe ben shume mire te ballancoj thirrjet naziste te Rames &Tahirit dhe asaj letres higjenike ha ha ha……Prokurorija do e sqaroj po presim.Nuk besojme klanin nazist.
Meqenese nuk besoni ne klanin tuaj nazist, ” likla me bllok’ po pa laps, sepse lapsit ja ke gjetur vendin, e ke futur atje ku duhet, beso atehere klanin e RAMES
Meqenese nuk besoni ne klanin tuaj nazist, ” likla me bllok’ po pa laps, sepse lapsit ja ke gjetur vendin, e ke futur atje ku duhet, beso atehere klanin e RAMES qe argumenton se vertet miku yt , aktori me fame ne lagje ka shkelur rregullat e lojes dhe duhet te veje te shtat penxherete
Beni nje njeri pa personalitet, pa busull, pa shtylle kurrizore, nje medioker, hajdut. Ti lere konferencat e shtypit siç jane mesuar t’ ia hedhin per 23 vjet, por te pergjigjet ku duhet.
ARBEN IMAMI eshte i mire vetem ne emisjonin zone e lire te KAR JANIT por pas mesnate.