Jo vetëm ish-Blloku, anëtarja e Komitetit të Ekspertëve: E gjithë Tirana është nën vëzhgim, çdo zonë ku ka grumbullime rinie rrezikon mbylljen

J L

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, Eugena Tomini, ka bërë me dije se po hetohet e gjithë Tirana, për t’u mbyllur me zona, në varësi të grumbullimeve që do të ketë dhe të mosrespektimit të masave.

Në një intervistë televizive, Tomini shton se përveç ish-Bllokut që është konsideruar një pikë e nxehtë, po hetohet e gjithë Tirana nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Sipas Eugena Tominit, nuk përjashtohet shtrirja e masave kufizuese edhe në pjesë të tjera të Tiranës, për të mos shkuar në karantinë totale.

“Shtimi i pozitivitetit, numri i rritur i pacienteve në spitale dhe rastet e rënda të hospitalizuara dhe raste vdekjesh, dhe me këtë nivel pozitiviteti dhe transmetueshmërie komunitare bëri që Komiteti Teknik të vlerësoje për masat e tjera.

Po vëzhgojmë elementet ku kemi grumbullime masive, rini ku grumbullohen më shumë që edhe pse e kalojnë lehtë janë transmetues të gjeneratave. Rikthimi karantinës gjeografike apo totale, – po vlerësohen të gjitha opsionet me mbyllje oraresh, –  do jetë opsioni i fundit që do ndërmerret.

Shpërndarje në të gjitha grupmoshat, por kemi një pozitivitet që shkon nga 25% -30% tek grupmosha aktive. Pozitivet të lartë mbi 50 vjeç. Dhe shenja klinike të rënda mbi 70 vjeç”, tha ajo.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ia paskeni marre doren vezhgimit me ndihme te po atyre ish-sigurimsave, tani ia keni kaluar apo rrote me rrote?
    Shikoni se jane pa proteza ata dhe objektiv kane t’i bejne policet zagare qe kafshojne. Ata = [komuna aktive].

  • Mendoj se ky komitet i eksperteve duhet te rakordoje punen me komitetin e specialisteve, te cilet prej kohesh bashkpunojne me komitetin e mjeshterve! Kjo lidhje do ti lidhe detyrimisht me komitetin e lidhjes se gjenive, te cilet jane te lidhur prej kohesh me komitetin e zanatcinjve dhe ustallarve! Per vezhgimin e metejshem te covid-19, ketij komiteti une do ti dhuroj atyre nje pale dylbi per te verejtur nga larg individet e ulur neper lokale!

  • Merruni me urbanet qe mbushen me nga 200 vete ku infeksioni eshte i sigurte per te pakten 25 % te tyre dhe pastaj derdellitni kot!
    Pse keni mbushur rruget me police qe gjobition njerezit e shkeputur rrugeve te Tiranes,por nuk keni caktuar nga nje polic per cdo linje qe te verifikoje ngarkesat e urbaneve dhe atyre nderqytetas qe mbushen plot?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *